Koncepti shtremberues dhe trillues i bibles per profetet


Dhe ata i bėmė shembėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhėrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė. El-Enbija 73

Qė nga krijimi i njeriut tė parė fillon misioni i tė dėrguarve tė Zotit xh.sh.. Ademi a.s. ishte njeriu dhe Pejgamberi i parė. Tė dėrguarit e Allahut xh.sh. janė njerėzit me moral tė lartė e me virtyte tė larta njerėzore, janė njerėz me edukatė dhe sjellje tė pashembullt, si nė vetmi ashtu edhe nė shoqėri.
Pejgamberllėku ėshtė begati e dhuruar prej Allahut xh.sh., kė dėshiron Ai e zgjedh pėr Pejgamber pėr t’ia dėrguar shpalljen. Allahu xh.sh. zgjodhi Pejgamber nga vende tė ndryshme, sepse qėllimi I dėrgimit tė tyre ishte pėr ti udhėzuar njerėzit nė rrugėn e drejtė dhe tė vėrtetė, pėr besimin nė njė Zot dhe pėr largimin e tyre nga rruga e shtrembėr e adhurimit tė shumė zotave, si dhe pėr ta ndihmuar njeriun qė ta njohė Allahun xh.sh. krijuesin e gjithėsisė. Allahu xh.sh. nė Kur’an thotė:
“Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė”. Edh-Dharijat 56
“Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!”. Enbija 25

Zoti xh.sh. I nderoi Pejgamberėt e Tij tė zgjedhur, qė tė jenė ndėrmjetėsues ndėrmjet Allahut xh.sh. dhe robėrve tė Tij. I veēoi pėr ta bartur amanetin e Zotit xh.sh. (amanetin e shpalljes) pėr thirrje tė vazhdueshme pėr besimin nė njė Zot. Zgjodhi njerėzit tė pajisur me moral tė lartė, njerėz fisnik dhe qė rrjedhin nga familjet me prejardhje tė pastėr, njerėz besnik dhe tė kujdesshėm nė punėn e tyre.
Kur lexojmė Kur’anin shohim se Zoti xh.sh. i pajisi me disa cilėsi qė duhet ti ketė Pejgamberi. Ata janė: I drejtė, I vėrtetė; Besnik, I sinqert; Transmetues i shpalljes sė Zotit; I zgjuar, I menēur; I mbrojtur nga gabimet; Pa tė meta fizike etj.

Domosdoshmėria qė ēdo Pejgamber ti posedoj kėto veēori apo cilėsi dalluese ėshtė ēėshtje qė pėrputhet me logjiken e shėndosh, ngase nuk ka mundesi qė njė Pejgamber tė posedoj cilėsi negative tė cilat e zbehin moralin e tij si Pejgamber. Morali i tyre ėshtė shumė mė i lartė se i njerėzve tė tjerė. Por nė tė njėjtėn kohė nuk e arrijnė gradėn e hyjnisė, ngase mekanizmat Kur’anore e ndalojnė njė gjė tė tillė, sepse shkalla mė e lartė ėshtė “robėria mė e lartė” ndaj Allahut xh.sh.

Koncepti biblik i Pejgamberisė ėshtė i ndryshėm nga ai i paraqitur nė Kur’an. Ėshtė pėr ta tėrhjekur vėmendjen qėndrimi I Biblės ndaj Pejgamberėve, ngase kur flet pėr ta, pothuajse tė gjithė Pejgamberėt dalin si mėkatarė mė tė dalluar, I quan si gėnjeshtar, tradhtar, tė padijshėm, rėnės nė gabime dhe mėkate, e shumė epitete tė tjera qė iu mvishen Pejgamberėve. Nė bibėl hasim tregime trishtuese nė lidhje me Pejgamberėt tė cilėt paraqiten si personazhe kryesore nė kryerjen e veprave mė tė shėmtuara dhe tė ndyra. Kėto veti nuk pėrkasin me njeriun e rėndomt e lėre ma ti ketė Pejgamberi, njeriu I zgjedhur nga Allahu xh.sh. Kurse tė njėjtit Pejgamber Kur’ani i pėrmend nė piedestalet nė tė gjitha aspektet pėr tė mirė pėr tė qenė shėmbėlltyrė pėr ne.
Le tė hedhim njė shikim kėtyre dy teksteve* rreth Pejgamberėve a.s. (Paqa dhe Mėshira e Zotit qoftė mbi ta).

1. Loti – Luti a.s.
Bibla tregon pėr Lutin a.s. si konsumues i madh i alkoolit dhe se bėri zina (kurvėri) me bijat e tij,Citoj: “Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi tė banojė nė mal bashkė me dy bijat e tij, sepse kishte frikė tė qėndronte nė Coar; dhe u vendos nė njė shpellė bashkė me dy bijat e tij….. Kėshtu po atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe e madhja u shtri bashkė me tė atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me tė, as kur u ngrit. Tė nesėrmen vajza mė e madhe i tha mė tė voglės: "Ja, natėn e kaluar unė rashė nė shtrat bashkė me babanė tim; le tė bėjmė qė ai tė pijė verė edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me tė, qė tė mund t'i sigurojmė pasardhės babait tonė". Edhe atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe mė e vogla shkoi tė shtrihet bashkė me tė, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit. Kėshtu dy bijat e Lotit u ngjizėn nga babai i tyre…”. Zanafilla 19: 30-38; poashtu citati tjetėr tregon se Luti bijat e veta ua dorėzoi disa burrave dhe i ftoi tė bėnin me to ē‘tė donin.“Dėgjoni, unė kam dy vajza qė nuk kanė njohur burrė; prandaj mė lini qė t'i nxjerr jashtė dhe bėni ē'tė doni me to; por mos u bėni asgjė kėtyre burrave, sepse janė nėn mbrojtjen e shtėpisė sime". Zanafilla 19:8

Prej kėtyre shpifjeve qė lexuam Kur’ani Lutin a.s. e quan pejgamber dhe njeri i veēuar dhe njėri prej mė tė mirėve ku thotė: “(shpėrblyem) Edhe Ismailin, Eljesanė, Junusin dhe Lutin. Tė gjithė kėta i veēuam mbi njerėzit tjerė”. En Am 86 “Lutit Ne i dham tė jetė pejgamber dhe i dijshėm, andaj edhe e shpėtuam prej atij fshati (vendbanim) qė bėnė punė tė ndyra, ata ishin popull i dėmshėm e i prishur. Atė (Lutin) e shpėtuam dhe e vėmė nėn mėshirėn Tonė, vėrtet ai ishte prej mė tė mirėve”. Enbija 74-75

2. Jakobi - Jakubi a.s.
Jakubi a.s cilėsohet si dinak, dhe mjeshtėr I intrigave tė shumta, sepse bėri dinakėri qė t’i marr tė drejtat e vėllaut tė tij, Esaut dhe gėnjeu babain e tij Is’hakun. Bibla e quan si njeri mashtrues, e shumė ēėshtje tė tjera tė cilat nuk i pėrkasin njė njeriu tė thjesht e jo njė pejgamberi tė Zotit. Citoj: “dhe me lėkurėt e kecave veshi duart e tij dhe pjesėn e lėmuar tė qafės sė tij”. Zanafilla 27:16 “Atėherė Jakobi i tha babait tė tij: "Jam Esau, i parėlinduri yt. Bėra siē mė ke thėnė. Tani ēohu, ulu dhe fillo tė hash nga gjahu im, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė".Por Isaku i tha tė birit: "Por si bėre qė e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u pėrgjegj: "Sepse Zoti, Perėndia yt, bėri qė tė vijė tek unė". Atėherė Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lėrmė tė tė prek, biri im, pėr tė ditur nėse je pikėrisht biri im Esau ose jo". Dhe kėshtu Jakobi iu afrua Isakut, babait tė tij; dhe mbasi ky e preku me dorė, tha: "Zėri ėshtė i Jakobit, por duart janė duart e Esaut". Kėshtu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vėllait tė tij Esau; dhe e bekoi. Dhe tha: "A je ti me tė vėrtetė biri im Esau?". Ai u pėrgjigj: "Po". Zanafilla 27: 19-36
Poashtu bibla tregon se Jakobi luftoi me Perėndin deri nė agim. ēfar Absurditeti!!! “…Atėherė ai i tha: "Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar". Zanafilla 32: 24-30

Kur’ani i hedh poshtė, i refuzon kėto shpifje dhe trillime, ku thotė: “Pėrkujto robėrit tanė Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin qė ishin tė fortė nė zbatimin e detyrave dhe largpamės nė fe…. ne i pajisėm ata me njė virtyt tė posaēėm, me pėrkujtim ndaj botės tjetėr. S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej tė zgjedhurve mė tė mire”. Sad 45-47 “Dhe ia falėn atij Is-hakun, e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamberė). Dhe ata i bėmė shembėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhėrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė”. El Enbija 72-73

3. Juda
Jusufi bėri zina me nusėn e tė birit, Tamarėn dhe ajo u ngjiz me tė dhe lindi dy binjakė, Faresi dhe Zara, ku prej Faresit, si rrezulltat i kėsaj zinaje nderohen si stėrgjyshėrit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. etj.
“ Sa e pa Juda mendoi qė ajo ishte prostitutė, sepse e kishte fytyrėn tė mbuluar. Prandaj ai iu afrua asaj nė rrugė dhe i tha: "Lėrmė tė hyj te ti". Nė tė vėrtetė nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit tė tij. ……hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me tė”…. Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte nė bark dy binjakė. Zanafilla 38: 12-30
“Judės i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami….Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo qė kishte qenė bashkėshortja e Urias. Salomonit i lindi Roboami.....lindi Jezusi, qė quhet Krisht”. Mateu 1:3-16


4. Moisiu dhe Aaroni - Musai dhe Haruni a.s.
Bibla e tregon Harunin si njė njeri I cili e konstruktoi viēin qė ta adhurojnė Izraelitėt ku thotė: “Por populli, duke parė qė Moisiu po vononte tė zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: "Hajt tani, na bėj njė perėndi tė shkojė para nesh, sepse sa pėr Moisiun, njeriun qė na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimė ēfarė i ka ndodhur". Aaroni iu pėrgjigj atyre: "Hiqni unazat prej ari qė janė nė veshėt e grave tuaja, tė bijve tuaj, dhe tė bijave tuaja dhe m'i sillni mua". Kėshtu tėrė populli hoqi unazat prej ari qė kishin nė veshėt dhe ia ēoi Aaronit, i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltė, bėri njė viē prej metali tė shkrirė. Atėherė ata thanė: "O Izrael, ky ėshtė perėndia yt qė tė nxori nga vendi i Egjiptit!". Exodi 32: 1-20

Kur’ani tregon se Musai dhe Haruni ishin besimtarė e jo idhujtarė, ku thotė: “Pėrmendju nė Libėr (tregimin pėr) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dėrguar, pejgamber. Dhe Ne e thirrėm nga ana e djathtė e kodrės Tur, e afruam pėr t’i folur (tė dėgjojė bisedėn tonė). Nga mėshira Jonė i dhamė vėllain e tij Harunin, Pejgamber”. Merjem 51-53 “E Haruni atyre u pat thėnė mė parė: “O populli im, ju vetėm u sprovuat me tė, pse Zoti juaj ėshtė i Gjithmėshirėshmi, andaj ejani pas meje dhe mė dėgjoni pėr kėtė qė po ua thėm”. Ata i thanė: “Ne nuk do t’i ndahemi kėtij (adhurimit tė viēit) deri qė tė kthehet Musai!” Ta ha 90-91 “Atyre dyve u dhamė librin e pėrsosur e tė qartė. Dhe tė dy ata i udhėzuam rrugės sė drejtė. Pėrkujtim tė kėndshėm ndaj tė dyve kem lėnė nė popujt e mė vonshėm. (Pėrkujtimin) “Selamun” - qofshin tė mėshiruar Musai dhe Haruni. Kėshtu, nė kėtė mėnyrė Ne i shpėrblejmė bamirėsit. Vėrtet, ata tė dy ishin besimtarė nga robėrit Tanė”. Saffat 117-122

5. Davidi – Davudi a.s.
“Njė mbrėmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi tė shėtisė nė taracėn e pallatit mbretėror. Nga taraca pa njė grua qė po bėnte banjo; dhe gruaja ishte shumė e bukur. Kėshtu Davidi dėrgoi tė kėrkojė informata pėr gruan; dhe i thanė: "Éshtė Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkėshortja e Hiteut Uriah". Davidi dėrgoi lajmėtarė pėr ta marrė; kėshtu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra nė shtrat me tė; pastaj u pastrua nga papastėrtia e saj dhe u kthye nė shtėpinė e vet. Gruaja mbeti me barrė dhe ia njoftoi Davidit, duke i thėnė: "Jam me barrė" Sipas citatit biblik Davudi cilėsohet si njeri tė cilit i pėlqeu njė grua e njė ushtari tepėr tė sinqert, e pasi i mbeti gruaja e tij shtatzėnė me Davidin, ai i bėri dinakėri qė tė shoqin e saj ta dėrgoi nė luftė, dhe urdhėroi komandantin qė ta vret nė front tė luftės. ”… Nė letėr kishte shkruar kėshtu: "Vendoseni Uriahun nė vijė tė parė, ku beteja ėshtė mė e ashpėr, pastaj tėrhiquni nga ai, me qėllim qė tė goditet dhe tė vdesė". Ndėrsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun nė vendin ku e dinte se kishte njerėz trima. Banorėt e qytetit bėnė njė dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga shėrbėtorėt e Davidit ranė dhe vdiq edhe Hiteu Uriah”. 2 Samueli 11:2-26

Shpifjet tjera janė te 2 Samueli 6:20 tregohet se Davidi doli lakuriq para syve tė shėrbėtorėve dhe njerėzve qė ishin aty. Kurse citati tjetėr tregon se djali i Davidit dhunon motren me dhunė d.m.th. vllau dhe motra bėjn zina, ku tregon: “Pastaj ndodhi qė Absalomi, bir i Davidit, kishte njė motėr shumė tė bukur qė quhej Tamara; por Amnoni, bir i Davidit, u dashurua me tė. Amnoni u dashurua me aq pasion me motrėn e tij Tamara sa ra i sėmurė, sepse ajo ishte e virgjėr; dhe Amnonit i dukej e vėshtirė t'i bėnte gjė…. Atėherė Amnoni i tha Tamarės: "Ma ēo ushqimin nė dhomėn time dhe do ta marr nga duart e tua". Kėshtu Tamara i mori kuleēėt qė kishte pėrgatitur dhe i ēoj nė dhomėn e Amnonit, vėllait tė saj. Ndėrsa po ia jepte pėr tė ngrėnė, ai e kapi dhe i tha: "Eja, shtrihu me mua, motra ime". Ajo iu pėrgjigj: "Jo, vėllai im, mos mė poshtėro kėshtu; kjo nuk bėhet nė Izrael; mos kryej njė poshtėrsi tė tillė!... Por ai nuk deshi ta dėgjojė dhe, duke qenė mė i fortė se ajo, e dhunoi dhe ra nė shtrat me tė”. 2 Samueli 13:1-14

Kur’ani hedh poshtė kėto trillime ku thotė: “Ne i patėm dhėnė Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata tė dy thanė: “I falėnderohemi vetėm All-llahut qė na dalloi (me tė mira) mbi shumė robėr tė Tij besimtarė”. Neml 15 “ Ti duro ndaj asaj qė thonė ata, dhe pėrkujto robin Tonė Davudin, tė fuqishmin (nė fe e trup), vėrtet ai gjithnjė i drejtohej All-llahut…. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamė menēuri dhe aftėsi nė gjykime….. Ne atė ia falėm atij dhe ai ėshtė i afėrt te Ne dhe ka pėrfundim (ardhmėri) tė mire”. Sad 17, 20, 25



6. Salomoni – Sulejmani a.s.
Pėr Sulejmanin, bibla tregon se ai ishte i martuar me 700 gra dhe 300 konkubina, kurse grat ia kthyen zemrėn e bindėn qė tė besoj nė shumė zotra, drejt paganizmit dhe duke e larguar nga besimi nė njė Zot. “Ai pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkėshortet e tij ia ēoroditėn zemrėn”.“Kėshtu, kur Salomoni u plak, bashkėshortet e tij ia kthyen zemrėn nė drejtim tė perėndive tė tjera; dhe zemra e tij nuk i pėrkiste plotėsisht Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si zemra e Davidit, atit tė tij…”.1 Mbreterve 11:3-7

Kur’ani i demanton kėto shpifje kundėr tij, thotė: “Ne Davudit i falėm Sulejmanin, rob shumė i mirė dhe shumė i kthyer nga Zoti”. Sad 30 “Ne i patėm dhėnė Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata tė dy thanė: “I falėnderohemi vetėm All-llahut qė na dalloi (me tė mira) mbi shumė robėr tė Tij besimtarė”. Neml 15

7. Jobi – Ejubi a.s.
Bibla thotė:” Atėherė Jobi hapi gojėn dhe mallkoi ditėn e lindjes sė tij”.” Do t'i them Perėndisė: "Mos mė dėno! Bėmė tė ditur pse grindesh me mua. A tė duket mirė tė shtypėsh, tė pėrēmosh veprėn e duarve tė tua dhe tė tregohesh nė favor tė qėllimeve tė njerėzve tė kėqij?”.”… mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij. Ja, unė bėrtas: "Dhunė!", por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!” Job 3:1/ 10:2-3/ 19:6-7

Kur’ani tregon se Ejubi kurr nuk i ka thėnė kėto fjalė, ai ka qenė qė ka bėrė Sabėr –durim, ka qenė I pėrkushtuar ndaj Zotit dhe Zoti ia largoi ato vėshtirėsi qė kishte ku thotė: “(Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutje: “Mė gjeti belaja, e Ti je mė Mėshiruesi ndėr Mėshiruesit!” . Ne iu pėrgjegjėm atij nga mėshira e Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte, ia dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bėmė prkujtim pėr tė devotshmit”. Enbija 83-84


8. Osea
Sipas biblės Zoti e urdhėron profetin Osea qė tė martohet me njė prostitutė, ku thotė: “Kur Zoti filloi t'i flasė Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr pėr grua njė prostitutė dhe ki fėmijė tė kurvėrisė, sepse vendi po kurvėrohet duke u larguar nga Zoti". Osea 1:2


9. Jezusi – Isai a.s.
Po tė shikohet jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit nė Bibel, sidomos nė Dhjatėn e Re do tė gjejmė shumė kundėrthėnie, mospėrputhje nė tėrė Dhjatėn e Re, poashtu edhe shpifje dhe trillime nė adresė tė tij. Kurse po tė lexohet Kur’ani Famėlartė kur tregon pėr Isain a.s.- Jezusin, shpifjet, trillimet qė i bėhen i hedh poshtė. Do tė pėrmendim veē katėr prej tyre:


A) Misioni i Jezusit!!!
Bibla thotė: “Mos mendoni se unė erdha tė sjell paqen mbi tokė; nuk erdha tė sjell paqen, por shpatėn. Sepse unė erdha ta ndaj birin nga ati, bijėn nga nėna, nusen nga vjehrra”. Mateu 10: 34-35 “Unė erdha tė hedh zjarr mbi tokė dhe sa dėshiroj qė ai tė ishte tashmė i ndezur”. ''Nėse ndokush vjen tek unė dhe nuk urren babanė e vet dhe nėnėn e vet, gruan dhe fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat, madje edhe jetėn e vet, nuk mund tė jetė dishepulli im”. Lluka 12:49/ 14: 26

Kur’ani thotė: “Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit”. Maide 46 “Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre dėrguam Isain tė birin e Merjemes dhe atij ia dhamė Inxhilin, e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė”. Hadid 27


B) Jezusi arrogant ndaj nėnės sė vet!!!
Bibla thotė: “Duke qenė se mbaroi vera, nėna e Jezusit i tha: ''Nuk kanė mė verė!''. Jezusi i tha: ''Ē'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''. Gjoni 2:3-4 “Dhe dikush i tha: ''Ja, nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė atje jashtė dhe duan tė flasin me ty''. Por ai duke iu pėrgjigjur, i tha atij qė e kishte lajmėruar: ''Kush ėshtė nėna ime dhe kush janė vėllezėrit e mi?''. E shtriu dorėn e vet drejt dishepujve tė vet dhe tha: ''Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi”. Mateu 12:47-49

Kur’ani thotė: “Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i All-llahut, mua mė ka dhėnė (ka caktuar tė mė japė) librin dhe mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jemė gjallė! Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė as tė padėgjueshėm! Merjem 30-32



C) Kryqėzimi
Bibla thotė: “Jezusin, qė ju e vratė, duke e varur nė dru”. Veprat 5:30

Kėtu tregohet se ēifutėt ia arritėn qėllimit qė ta mbysin, ta kryqėzojnė Jezusin- Isain a.s., kurse Kur’ani kategorisht e mohon mbytjen e h. Isės a.s. duke thėnė: “Pėrkujto kur engjujt i thanė: “Oj Mejreme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit)”. Ali Imran 45 “madje pėr shkak tė thėhies sė tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e All-llahut”. Po ata asnuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau”. Nisa 157-158



D) A ėshtė Jezusi Zot ???
Bibla thotė: “Ju mė quani Mėsues dhe Zot, dhe mirė thoni, sepse jam”. Gjoni 13:13
Nėse lexojmė Biblėn nė tėrėsi do tė shohim se ka shumė prej citateve qė tregojnė se Jezusi nuk ėshtė Zot, dhe qė e demantojnė citatin e lartpėrmendur, kjo shihet qartazi se ėshtė njė trillim ndaj Jezusit qė kinse Jezusi ėshtė Zot. Sa i pėrket

Kur’anit tregon bisedėn e bėrė nė mes Allahut xh.sh. dhe tė dėrguarit tė Tij, Isaut a.s., citoj:
“Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: “Mė besoni mua dhe nėnės time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s’ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē’ka nė mua, e unė nuk di ē’ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!” Maide 116
“Bėnė kufr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: “All-llah ėshtė ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetė Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės. Gjithashtu bėnė kufr (mosbesim) ata qė thanė: “ All-llahu ėshtė i treti i treve”. S’ka nė gjithėsi tjetėr pos njė All-llahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotėra), do t’i kapė dėnim i dhėmbshėm, ata qė nuk besuan prej tyre”. Maide 72-73
“Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) te All-llahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bėhu!” ai u bė. Ali Imran 59

Poashtu edhe rreth Pejgamberėve tė tjerė qė nuk i cekėm mė lart, ka shpifje dhe trillime p.sh. Ibrahimi a.s. pranoi tė bėnte njė martesė amorale me Sarėn ose ai qe thjeshtė njė gėnjeshtarė I pafėtyrė, shih tek Zanafilla 12:10-20 dhe 20:2-18. Ibrahimi u martua me gruan e tretė qė quhet Keturah te Zanafilla 25:1, kurse te 1 Kronikave 1:32, Ketura pėrshkruhet si Konkubinė (grua pa kurorė) e Abrahamit. Kėtu ėshtė edhe njė kontraditė shtesė e Biblės, grua apo konkubinė. Poashtu bibla thotė se Kurbani ishte I Is’hakut e jo Ismailit- Zanafilla 22:1-2, siē ėshtė e ditur tek muslimanėt, dhe siē e sqaron Kur’ani- Saffat 102-106, dhe hadithi I Pejgamberit a.s. se ėshtė i Ismailit. Kurse tek profeti Jeremia tregohet se ishte I mashtruar nga Zoti, Jeremia 20:7, poashtu profetin Isaia dhe Saulin bibla I quan si profet qė kanė profetizu lakuriq, tė zhveshur para masės, shih Isaia 20:3-4 dhe 1 Samueli 19:23-24. Kurse profetin Nuhin e quan njeri dehės nėn ndikimin e alkoolit dhe lakuriq, shih Zanafilla 9:21. Sansonin e quan njeri vrasės dhe zinaqarė tek Gjyqtarėt 14:19 dhe 16:1., e shumė e shumė trillime dhe shpifje qė nuk i cekėm pėr Pejgamberėt tė cilat gjinden nė Bibėl.

Vallė si ka mundėsi qė tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe Pejgamber edhe vjedhės, dhunues, plaēkitės, i pamoralshėm, alkoolist e tjera veti tė ndyra e irituese tė cilat e pamundėsojnė vepruesin tė jetė shėmbėlltyrė.
Pėrshkrimet, shpifjet e tilla ndaj Pejgamberėve jo vetėm qė nuk gjinden nė Kur’an por konsiderohen mėkatarė ata qė iu mveshin kėsi epitete tė dėrguarve tė Zotit xh.sh.



Po e pėrfundoj me fjalėt e Allahut xh.sh. tė Madhėruar ku nė Kur’anin Famėlartė thotė: “Pasha Allahun, patjetėr do tė merreni nė pėrgjegjėsi pėr atė qė trillonit”. En-Nahl 56 “pa dyshim ai qė shpif ka dėshtuar keq”. Taha 61 “Po a nuk ėshtė xhehenemi vend pėr jobesimtarėt?” Ankebut 68

*(Citimet e Biblės janė marrė nga Bibla-Diodati i Ri pėrkthim 1991-94, ndėrsa citimet e Kur’anit janė marrė nga Kur’ani-pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmetit)