Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Legjenda, Dino Zoff

    Legjenda, Dino Zoff



    Kujtimet e njė karriere brilante

    Fillimet

    Dino Zoff, djali i Mario dhe i Anna, kishte ėndėrra tė mėdha si tė gjithė fėmijėt e moshės sė tij. Kur tė rritej, do tė donte tė bėhej lojtar, ama e njihte domethėnien e disa vlerave, lodhjen, punėn. Ia kish transmetuar baba Mario, i cili nė mėngjes nisej nėpėr fusha dhe kthehej, vetėm pasi kish perėnduar dielli pėr ta mbajtur nė kėmbė familjen. Do tė donte tė bėhej portier futbolli vogėlushi Dino, por u ngjit pa mani tė tepruara, pa udhėtuar shumė me fantazinė. Fillimisht puna, shkolla. Mė pas futbolli dhe, sikur vėrtet njė ditė do tė dilnin numrat, atėhere po, do tė flitej. Ishte Fjala e Mario dhe Dino nuk u lodh qė ta pranojė, sepse ishte nė sintoni.

    Kėshtu, erdhi koha e ofiēinės. Dino nisej ēdo mėngjes me biēikletė drejt Gorizia pėr tė rregulluar motorė, njė vokacion tjetėr ky. Dinte djali ta bėnte zanatin dhe zanati i pėlqente. Sillte nė shtėpi paratė e para, 60000 lireta nė muaj, dhe padronėt i lejonin edhe qė tė shkonte e tė luante me top. Natyrisht, midis shtyllave.

    Duke u lodhur edhe aty, pasi kjo ishte kredoja dhe do tė ishte pėrgjithmonė. Nga ana tjetėr, idhujt e tij si fėmijė qenė sportistė qė ngjiteshin pėrditė mbi muret e lartė tė sakrificės. Fausto Coppi e Abdon Pamich, heronj tė thjeshtėsisė, njerėz tė vėrtetė. Kampionė nė ēiklizėm dhe nė atletikė, disiplina nė tė cilat nuk mund tė mashtrosh kur mbetesh vetėm me veten pėr tė matur limitet e rezistencės tėnde. Lodhje, sakrificė. Fjalė tė rėndomta nė fjalorin e njė djali nga Friuli qė mėsonte tė bėhej burrė dhe tė shprehej me pak fjalė, me artin e gjesteve dhe tė heshtjeve, tė shikimeve dhe pauzave. Lodhje, sakrificė. Nė jetė, nė punė dhe njė sport. Nė futboll. Portieruci rritej, djersitej, teksa luante tek Marianese, praktikisht poshtė shtėpisė. Ishte pikėrisht njė portieruc. Nė moshėn 15-vjeēare i vogėl dhe i brishtė. Flitej pėr tė, erdhėn ta shikonin vėzhguesit e Inter dhe Juventusit, por nė provime, sipas renditjes, e skartuan Giuseppe Meazza dhe Renato Cesarini. Ai nuk u mposht. Pėrveshi mėngėt, nė ofiēinė dhe nė fusha. Ndėrkohė u maturua, edhe fizikisht. Do tė mund tė bėhej njė mekanik i mirė i biri i Mario. U bė futbollist, u bė legjendė.

    Floriri i Napolit

    Nė fund, dikush e vuri re mė sė fundi portierin e Marianese. Tregon Luigi "Cina" Bonizzoni, i cili e bėri tė debutojė nė Serie A tek Udinese dhe e lanēoi pėrfundimisht tek Mantova, se "zbuluesi i vėrtetė i Dino quhej Comuzzi, shėtiste tė gjithė Friulin si vėzhgues dhe e ēoi tek Udinese". Aty ku filloi legjenda, aventura. Nė fund, njė e dielė e keqe fundi vere: ėshtė 24 shtatori i vitit '61, Dino ėshtė 18 vjeē e gjysėm, Bonizzoni e nxjerr nė fushė kundėr Fiorentina dhe ai inkason pesė gola. E kujton akoma sot: "Shkova nė kinema disa ditė mė vonė. Pėrpara filmit ishte Settimana Incom, transmetuan golat e ndeshjes dhe unė u futa pėrfund kolltukėve tė kinemasė". Mė pas, rėnia nga kategoria, sezoni i parė si numri njė nė Serie B. Pavarėsisht kėsaj, Dino nuk arriti tė jetė profet nė atdhe. Dy vite tė vėshtira, ngricė pėrreth dhe pak prirje pėr falje nga ana e tifozėve. Pėr ēdo gabim, njė proces. Mė mirė tė ndryshonte vend. Dhe vendin e ri, ajrin e pastėr, e gjeti tek Mantova. Me Bonizzoni si trajner. "E pashė tė vinte me njė FIAT 600 tė vjetėr qė ecte me shpejtėsi. Kofano ishte e lidhur me njė rrip, pasi rrezikonte qė tė ngrihej lart nga era. Po, Dino nuk kish harruar sesi mbaheshin motorėt, por ajo makinė ia ndaloi. Mė dukej njė rrezik absurd".

    Mantova qe qetėsia, maturia. Tri sezonė nė A dhe njė nė B, njė progresion konstant. Pėrkrah shokėve tė skuadrės qė quheshin Gigi Simoni, Gustavo Giagnoni dhe mė pas Tomeazzi, Cancian, Nicolč, Sormani, Schnellinger. Dhe Santarelli, portieri i ardhur nga Bologna me njė gju tė shkuar pėr dreq, qė e mori mėnjanė dhe e vuri djaloshin Zoff nėn mbrojtjen e vet.

    Mantova qe edhe familja. Takimi me Anna, dashuria, martesa. Katėr vite tė paharrueshme, pėrpara atij transferimi marramendės: duhej tė ishte Milan, nė minutėn e fundit (bile disa minuta pėrtej atij qė ishte afati maksimal) qe Napoli. Dhe Napoli qe njė hap tjetėr drejt ndėrtimit tė legjendės.

    Pesė sezone nė tė cilat futbolli italian mėsoi ta njohė Dino Zoff. Deri sa t'i ēelė dyert e kombėtares, ku filloi bashkėjetesė me mė tė madhin e rivalėve tė tij, Ricky Albertosi, saktėsisht e kundėrta e Dino nga pikėpamja teknike dhe karakteriale. Nė hijen e Ricky, Zoff jetoi aventurėn botėrore tė Mexico '70 nga stoli.

    Por Europiani i vitit 1968, ai i finales sė dyfishtė me Jugosllavinė, qe njė emocion krejtėsisht i tiji dhe prapa gėzimeve tė para kaltėroshe, kaltėroshi i Napolit. Napoli dhe Dino Zoff, njė dashuri dukshėm e habitshme dhe e pakuptueshme. Qytet allasoj, njeri i mbyllur reflektues. Kaq tė afėrt, kaq tė largėt. Tė prerė pėr njėri-tjetrin, pavarėsisht gjithēkaje dhe pastaj ēfarė skuadre pėrpara portės sė Zoff: Altafini e Sivori, Juliano e Panzanato, Canč e Montefusco, Barison e Bianchi. Njė grup qė do tė mund tė shkonte pėrtej vendit tė dytė tė sezonit 1967 - 1968. Sigurisht, nė ato vite napolitane flitej pėr titull. Nėqoftėse titulli ka munguar, kjo qe prej problemesh tė caktuara qė jetoheshin jashtė fushės sė blertė: luftėrat nė nivelin drejtues tė shoqėrisė, frenezia qė nxiste drejtuesit dhe qė nė mėnyrė tė pashmangshme pėrplasej mbi lojtarėt.

    Vitet e Zonjės

    Tashmė Doni ėshtė yll dhe e bukura duhet akoma qė tė vijė. Viti ėshtė 1972, kampioni ėshtė plot 30 vjeē kur mbyllet cikli i Napolit. Kur vjen telefonata e Zonjės sė futbollit. Atje lart, nė Torino, Juventus ėshtė duke u rithemeluar dhe duke rilindur pėrreth njė grupi tė rinjsh qė do tė bėjnė histori. Janė Bettega, Causio, Anastasi, Altafini, Capello.

    Ka vend edhe pėr Zoff, i cili mbyll nė valixhe kujtimet mė tė mira dhe niset pėr njė aventurė tė re. Do tė zgjasė 11 sezone dhe ndoshta nė fillim kėtė as ai nuk e kish imagjinuar. E ndiqte prej tri sezonesh Juventus. Ishte njė Zoff tjetėr, aq i ndryshėm nga ai fėmija i skartuar nga provimi i famshėm i vitit 1958. Ishte njė portier qė ngjallte siguri. Sigurisht, "numrat njė" e mėdhenj tė sė kaluarės ndoshta nuk e kanė dashur plotėsisht: tepėr larg nga koncepti i njeriut fluturues, asnjėherė i prekur nga ai dell ēmendurie qė pėr nga tradita i ēonte portierėt tek "budallallėku", tek gjesti spektakolar. Nė njė botė tė ēmendurish tė adhuruar, Dino Zoff sjell urtėsinė e tij tė lashtė. Aspak fishekzjarre, shumė konkretėsi. Juventus i parė i Zoff, ai i sezonit 1972 - 1973, fiton menjėherė titullin. Ai do ta kujtojė gjithmonė si mė tė bukurin, mė spektakolarin. "Qenė Causio, Haller, Bettega. Shpejtėsia bashkuar me fantazinė, klasi i pėrzier me dinamizmin. Mė pas erdhėn njerėz si Benetti e Boninsegna, tė cilėt ia shtuan forcėn fizike dhe pėrvojėn grupit, ama Juventus i parė mė ka mbetur nė zemėr".

    Mė vonė, ardhje tė tjera. Cabrini, Tardelli. Nė mėnyrė tė veēantė tė huajt. I pari, qe irlandezi Liam Brady. Njėri pas tjetrit kanė pasuar Platini e Boniek. Vitet e Trapattoni, tė kuptohemi, dhe tė njė futbolli italian qė rihapte kufijtė dhe bėhej mė dinak, mė i gjerė. 11 sezone dhe tė paktėn dy cikle bardhezi, tė cilėt mė sė fundi e mbushin me trofe Zoff. 6 tituj, 1 Kupė UEFA, dy herė Kupėn e Italisė dhe njė seri rekordesh tė vėshtirė pėr t'u thyer. Me besnikėri, me jetėgjatėsi.

    Bota nė dorė

    Nė vitet e Juventus, Dino Zoff bėhet Miti. Pėr tė gjithė SuperDino. Vitet bardhezi janė edhe vitet kaltėroshe mė tė mira, ato nė tė cilat Zoff bėhet i palėvizshėm dhe i pazėvendėsueshėm midis shtyllave tek kombėtarja dhe tė gjithė trashėgimtarėt nuk mund tė bėjnė gjė tjetėr vetėm se tė rehatohen dhe tė presin qė Mbreti tė abdikojė. Katėr Botėrorė tė jetuar nė mėnyrė intensive: ai i stolit nė Mexico '70, ai i zhgėnjimeve dhe i brengave pėr njė Itali tė paplotėsuar nė vitin 1974 nė Gjermani. Pastaj, mė tė rėndėsishmit. Argentina '78, dėnimi dhe rėnia e paralajmėruar. Espagna '82, hakmarrja dhe triumfi i kampionit qė rilind pa shumė bujė, jo me fjalėt, por me punėn e rėndė. Nė Argjentinė, Zoff vihet nė bangėn e tė akuzuarve.

    Vendi i katėrt i Italisė konsiderohet njė gjysėm katastrofė, e atribuuar sidomos atij, pasigurisė sė tij nė kapjen e gjuatjeve nga larg. Zoff, thuhej nė atė kohė, po plaket, ka reflekset e mpira. Ai inkason kritikat, nuk i miraton, por hesht. Fillon ringritjen. Katėr vite mė vonė, mė shumė akoma se ato tė finales kundėr Gjermanisė Perėndimore, imazhi i triumfit botėror tė kaltėroshėve ėshtė ai i dorės sė Zoff, qė nė minutėn e 90 tė ēerekfinales midis Italisė dhe Brazilit gozhdon nė vijėn fatale topin e goditur me kokė nga Paulo Isidoro, shpėton avantazhin kaltėrosh dhe tėrheq skuardėn nė finale.

    Ėshtė kampioni qė ringrihet, duke shikuar drejt pėrpara vetes dhe shikimi i tij duket se u drejtohet tė gjithė atyre qė e kishin dėnuar pėrpara kohe nė Argjentinė. Mė thoni tani, ka tė shkruar nė atė shikim, se jam i plakur dhe i mbaruar. Njė ēast, sepse Dino Zoff nuk ėshtė njeri nė kėrkim tė hakmarrjeve. Ajo qė i intereson ėshtė tė shkojė pėrtej, tė pėrmirėsohet, edhe nė moshėn 40-vjeēare. Nė fakt, nė atė moshė bėhet kampion bote.

    Miti kaltėrosh

    Imazh tjetėr. Pėrkėdhelja pėr Bearzot pas fitores nė finale, pėrpara se tė ngrejė kupėn nė qiell si kapiten. Mė sė fundi, njė qeshje e hapur dhe ajo pėrkėdhelje e lehtė ndaj njė njeriu tė tokės sė tij, si ai dhe mė shumė se ai shpesh i kritikuar padrejtėsisht. Njė njeri, tė cilit Dino Zoff ndjen se i detyrohet shumė, nga pikėpamja teknike dhe sidomos nga ajo njerėzore.

    Dino Zoff e mbyll karrierėn kaltėroshe pas 112 ndeshjesh, pėr njė kohė tė gjatė rekord absolut pėr njė lojtar italian, i kaluar kohėt e fundit vetėm nga Paolo Maldini dhe Cannavaro. Fytyra e tij e qetė dhe e sigurtė ka pėrfunduar nė kopertinat e Time e tė Newsweek, duart e tij qė ngrenė kupėn e Botės nė njė seri pullash pėrkujtuese pas triumfit botėror. Ka luajtur me Burgnich e Facchetti, me Castano e Guarneri, ka parė tė lindin nė kombėtaren kaltėroshe Antognoni, Tardelli, Scirea, Graziani, Cabrini, Paolo Rossi e Bergomi. Ka fituar njė titull evropian dhe njė Botėror, edhe kjo ndėrmarrje qė nė Itali nuk e ka arritur askush tjetėr.

    Dino Zoff nė numra

    Dino Zoff ka lindur nė Mariano tė krahinės Friuli me 28 febbraio 1942. Ka debutuar nė Serie A me Udinese, me 24 shtator 1961 nė Firenze (Fiorentina - Udinese 5 me 2). Ka luajtur nė Serie A me Udinese, Mantova, Napoli e Juventus, nė serie B me Udinese e Mantova. Nė kombėtare ka luajtur 112 partite (debutimi mė 20 prill 1968 nė Napoli, Itali - Bullgari 2 me 0), duke fituar titullin botėror mė 1982.

    Arritjet

    20 sezone nė Serie A., 2 nė Serie B. Karriera si lojtar, e filluar nė vitin 1961, vazhdon deri me 15 maj 1983, kur Dino Zoff luan ndeshjen e tij tė 570-tė dhe ndeshjen e fundit nė Serie A pėrpara se tė dorėhiqet pėrfundimisht (Juventus - Genoa 4 me 2) me nė xhep titullin e radhės si kampion Italie. Nė fund tė saj, koleksionin 6 tituj kombėtarė, tė gjithė mė Juventus nė sezonet 1972-'73 (i pari si bardhezi), 1974-'75/1976-'77, 1977-'78, 1980-'81 dhe 1982-'83. Gjithmonė me Juventus, fiton dy herė Kupėn e Italisė (1979 dhe 1983) dhe nė vitin 1977 fiton trofeun e parė evropian nė historinė e shoqėrisė bardhezi, Kupėn UEFA. I afrohet dy herė Kupės sė Kampioneve, duke arritur finalen nė vitin 1973 (i mundur nga Ajax) dhe nė 1983 (i mundur nga Hambourg). Me kombėtaren zhvillon katėr Botėrorė: nė vitin 1970, nė Meksikė, ėshtė zėvendėsi i Albertosi dhe nuk zbret nė fushė nė asnjė ndeshje. Nė vitin 1974, nė Gjermani kthehet nė shtėpi pas ndeshjeve nė grupe, nė vitin 1978 nė Argjentinė ėshtė i katėrti dhe mė sė fundi, nė vitin 1982 nė Spanjė, si kapiten skuadre, kurorėzohet kampion bote. Gjithmonė me fanellėn e kaltėrt, ka fituar titullin e kampionit tė Europės nė vitin 1968.

    REKORDET

    Dino Zoffka vendin e parė absolut tė pranive nė kampionatin e Serie A: nė momentin e largimit, nė vitin 1983, kish koleksionuar 570 (4 me Udinese, 93 me Mantova, 143 me Napoli dhe 330 me Juventus). Me fanellėn bardhezi nuk ka lėnė pa luajtur as edhe njė ndeshje nė 11 sezone: njė seri, qė me shtesėn e dy ndeshjeve tė fundit me fanellėn e Napoli, ēon nė njė zinxhir tė pandėrprerė prej 332 ndeshjesh radhazi nė Serie A, akoma sot rekord absolut nė kampionatin kryesor. Njė rekord tjetėr qė ka zgjatur shumė ėshtė ai i pathyeshmėrisė midis shtyllave: 903 minuta radhazi, njė seri e ndėrprerė mė 18 shkurt 1973 dhe e destinuar qė tė rezistojė 21 vjet (i mundur nė vitin 1994, me 929 minuta, nga Sebastiano Rossi). Nė kombėtare, Zoff ka koleksionuar 112 prani, primat absolut nė historinė kaltėroshe. Edhe nė kėtė rast ka vendosur njė rekord pathyeshmėrie, domethėnė 1143 minuta pa pėsuar gol: nga minuta e 73 e ndeshjes Italia - Jugosllavi e pėrfunduar 3 me 1 e 20 shtatorit 1972 deri nė minutėn e 46 tė ndeshjes Itali - Haiti e pėrfunduar 3 me 1 e 15 qershorit 1974, ndeshja e parė e aventurės botėrore nė Gjermani.

    Botėrori 1982

    "Kush nuk ka pėrjetuar suksese sportive vėshtirė mund ta kuptojė se ēfarė ndjehet nė momente tė caktuara. Vetėm sporti mund tė japė ndjesi kaq tė forta. Midis fitoreve tė mia asnjėra nuk i qėndron krahasimit me Botėrorin, edhe pse e kam arritur atė objektiv nė kushte tė veēanta: mosha shumė e shtyrė, shiriti i kapitenit, njė skuadėr e nisur kėshtu dhe e mbėrritur tek titulli me njė kreshendo entuziazmuese. Pėr mua ka qenė vėrtet kurorėzimi i njė karriere tė tėrė"

    Itali - Brazil, pritja nė vijėn fatale

    "Pata frikė. Njė frikė tė tmerrshme. Mė erdhi nė mendje njė episod i dhjetė viteve mė parė. Luanim kundėr Rumanisė. Prita njė top tė mirė prej tė paktėn 20 centimetrash. Arbitri vėrshėlleu golin dhe u drejtua nga qendra e fushės. Ashtu si kundėr Brazilit, teksa ndodhesha pėrtokė, me topin larg njė qime nga goli, kam rishikuar tė gjithė skenėn dhe kam pasur frikė se mos pėrsėritej"

    4 ekspedita botėrore

    "Tek tė gjitha kemi pasur njė skuadėr tė fortė. Diferenca e rezultateve qėndron sidomos nė kushtet psikologjike, me tė cilat shkohet nė turne. Italia shkon gjithmonė nė botėrorė e ngarkuar me pėrgjegjėsi. Por, nėqoftėse gjatė rrugės fillojnė tė hyjnė tensione tė mėtejshme, atėhere situata mund tė percipitojė"

    Botėrori 1974

    "Shumė frikėra, shumė tensione., bile dhe shumė gjeneralė nė atė botėror. Kur flas pėr gjeneralė nuk u referohem lojtarėve. Lojtarėt janė vetėm ushtarė"

    Botėrori 1978

    "Nė futboll, pėrjashto njė apo dy raste nė njėqind, tė gjitha gjuajtjet teorikisht janė tė pritshme. Edhe ato katėr qenė. Nė pėrgjithėsi, kritikat qė m'u bėnė nuk qenė tė pajustifikuara. E kam thėnė gjithmonė vetė, se nė atė botėror nuk pata rendiment tė madh". Megjithatė, Bearzot nuk dėgjoi asnjeri dhe e konfirmoi pėr katėr vjet tė tjera: "Do tė thotė se ishte njė qė na shikonte mirė, pavarėsisht se dikush nuk e vlerėsonte. Nė fakt, mė pas kam fituar botėrorin..."

    Botėrori 1970

    "Mbeta keq, sepse dy vjet mė parė, nė skuadrėn qė fitoi kampionatin evropian, titullari isha unė. Kisha zėnė vendin e Albertosi. Pas Europianit luajta edhe kualifikimet e Botėrorit, por pėr fazėn finale komisari teknik i besoi kolegut tim, edhe pse luante nė Cagliari dhe nė atė kombėtare kishte njė bllok tė konsiderueshėm tė Cagliarit, qė sapo kish fituar titullin. Por kėto gjėra duhen pranuar dhe, pėrtej gjithēkaje, besoj se Albertosi meritonte konsideratė tė plotė"

    Napoli

    "I imi ishte njė Napoli potencialisht i jashtėzakonshėm. Mėkat se jetonte njė periudhė krize shoqėrore. Problemet e mjedisit dhe tė organizimit qenė tė shumtė sa tė mund tė mendoje vėrtet si skuadėr e madhe. Megjithatė, nė pesė sezonet e mia ka ndodhur shpesh qė tė zėrė vende tė para tė klasifikimit"

    Sivori

    "Sivori ka qenė shoku im i skuadrės pėr dy vjet. Nė tė parin luajti, nė tė dytin u dėmtua nė njė gju dhe e tėrhoq. Ishte njė Sivori nė fund tė karrierės, por unė e kisha takuar si kundėrshtar kur ishte nė lule tė formės. Nė vitin 1964, kur isha tek Mantova, mė ka ndodhur edhe qė ta "dėrrmoj" nė njė pėrplasje loje. I theva dy brinjė. Megjithatė, Omar ishte lojtar i madh. Mund tė luante edhe sot, sepse jashtė klasit janė mirė nė tė gjitha epokat"

    Juventus

    "Nė 11 vjet kam pėrjetuar tri Juventus tė ndryshėm. I pari, me Bettega, Capello, Anastasi dhe xhonglerė tė mėdhenj si Haller e Causio. Pastaj, me ardhjen e Benetti e Boninsegna, filloi Juventusi i mesit, jashtėzakonisht solid. Nuk ishte skuadėr, ishta makinė e blinduar, tank, rul shtypės. Pastaj Juventus i fundit, ai i Platini e Boniek dhe i gjithė grupi i lojtarėve tė kombėtares sė Spanjės. Ai ka qenė mė i madhi, mėkat qė nuk ėshtė kurorėzuar nga Kupa e Kampioneve. Nė finale kishim arritur nė mėnyrė triumfale"

    Angli - Itali 0 me 1, 1973

    "Paraqitje tė bukura kujtoj shumė dhe nuk kam bėrė asnjėherė klasifikime lidhur me to, por sigurisht atė radhė nė Wembley luajta jashtėzakonisht mirė. Njė natė e paharrueshme. Pėr t'u kuptuar, duhet kujtuar se ēfarė nėnkuptonte nė ato kohėra tė mundje anglezėt. Ia arrinin pak, nuk ishte siē ėshtė tani"

    Kėshilla

    "Duhet qėndruar me kėmbė nė tokė, veēanėrisht sot qė arrihet nė nivele tė larta nėpėrmjet njė jete mė pak tė vėshtirė. Tė rinjtė sot kanė mė shumė personalitet, por mė pak aftėsi qė tė vuajnė. Ja pse disa humbasin gjatė rrugės, ndėrsa sapo arrihet tė hyhet nė kuadrin e futbollit tė rritur tetė herė nė dhjetė vazhdohet. Pėrsa u pėrket fillimeve tė mia, qenė mjaft tė vėshtira. Nė Udine isha njė produkt i ekipeve zinxhir dhe nuk e pata tė lehtė tė afirmohesha. Nė moshėn 19-vjeēare debutova nė Serie A, duke pėsuar 5 gola nga Fiorentina, mendoni pak se ēfarė uguri i mirė! Luajta sėrish edhe njė vit me Udinese dhe mė pas kalova tek Mantova. Pse mė lanė tė largohesha? Nuk isha pjekur akoma...".

    Pėrgatiti:

    ARMIN TIRANA

    rd

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ty tu rrit nera per kete informacion.Sa per Dinon mbaj mend kohen tek Juvja,ashtu te turbullt.Por ishin te gjithe klase atehere,fillo qe nga Presidenti Boniperti,Trapatoni edhe lojtaret.Pritja me e madhe e Dinos ka qene kundra Brasilit ne sekonden e fundit me 1982,ne vijen fatale.Dhe Axurret kampion me vone.Per mua nje personalitet qe fliste pak,por jepte shume.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •