-
Kriza e teologjisė Muslimane Shqiptare
Paraqet, Sabri Selmani
Sė shpejti nė shitje do tė del libri "Kriza e teologjisė Muslimane Shqiptare" i autorit Dr. Ismail Bardhi.
27.08.09
E tashmja ėshtė skenė e pėrgjegjėsisė sė tė gjallėve. Ata nga ajo mund tė ikin duke i kthyer shikimet nga ajo qė paraqitet si prani e sė keqes dhe me kėrkim tė strehimit nė tė kaluarėn, si diēka pasive e vdekur, apo me paramendimin e fotografive tė dėshiruara tė sė ardhmes. Edhe njėra edhe ikja tjetėr janė tė mundshme, por asnjėra nga ato nuk e zgjidh ēėshtjen e pėrgjegjėsisė sė tė gjallėve. Kjo "e tashme" ėshtė siguri, pėr tė cilėn nuk ka kurrfarė dyshimi.
Njeriu konkret gjithnjė e mė tepėr e tėrheq vėmendjen e njerėzimit tė qytetėruar. Nėse ėshtė kėshtu, njeriu i kėsaj kohe mė tepėr se nė ēfarėdo gjė tjetėr gjendet nė pasiguri. Ēdo gjė qė i arrin nė mendim dhe e pėrfshin atė, pėrveē sigurisė sė qartė, nuk mund tė jetė burim i asgjėje pos frikės. Ndėrsa frika ėshtė shprehje e mosdijes. Kėshtu, njeriu si individ, pėrballė shumėsisė sė pakufishme tė dukurive nė botė, nuk ngel kurrė pa frikė nga ato.
Edhe politika edhe kultura religjioze kanė pėrgjegjėsi tė madhe nė atė se si do ta prezantojnė njeriun, ato nuk guxojnė ta prezantojnė atė larg kulturės dhe qytetėrimit, e sidomos duke e lėnė tė jetė i nėnēmuar si nė vend ashtu edhe jashtė. Vėrehet se nocionet kulturė dhe qytetėrim, tė paktėn nė mesin tonė, kanė nevojė pėr rikonceptualizim, i cili do tė mundėsonte pranimin/refuzimin apo plotėsimin e asaj qė sot ndodh nė botėn "moderne".
Fesė duhet t'i kthehet vendi i duhur me pėrkrahjen dhe dashurinė e lirė, duke mundėsuar krijimin dhe funksionimin e institucioneve kulturore fetare.
Kemi nevojė qė njeriun tonė ta bėjmė sa mė tė dashur, si pėr vetveten ashtu edhe pėr tė tjerėt, dhe atė nė rend tė parė duke ia ngritur kulturėn e bisedės dhe tė dėgjimit.
Kiel-Gjermani
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt