Ku jane shkencetaret e naftes shqiptare?!
Analiz nga ing. Ahmet Collaku
E kaluara na padit neve, asgje tjeter nuk eshte me e mbrojtur sesa ajo qe nuk eshte me Gjithcka qe kemi mundur te bejme, mund ta bejme ende.
Sigurisht, nuk e kam te lehte te shkruaj kete shkrim, me dredh nje malle i madh, kujtoj te gjithe shoket, koleget, punet tona, friken e perhersheme dhe ato pak gezime, qe mbushen dita-dites tridhjete vite, kala e madhe ndertuar me kohe, qe edhe ajo si vete Zoti nuk ka per tu shembur. Sa malle qe kam per te gjithe shoket!! Po, ku ti gjej? Asnje nuk ndihet i gjalle, rralle lexoj ndonje emer qe me shfaqet si nje meteor i larget dhe vihem ne mendime. Dreqi e mori flas me vete, kaq shume te jene plakur keta shkencetare sa te kene harruar punet e tyre, mos kene me fuqi ti kerkojne ato nga jane e nga sjane, ketej detit apo pertej detit. Ka shume forma poshterimi dhe perbuzje qe mund ti besh njeriut.
Poshterimi i nje specialisti apo shkencetari eshte veprimi me primitive dhe cnjerzor Eshte mekat ti vjedhish tjeterit emerin, punen, sidomos mendimin, dhe pastaj ta mohosh si njeri. As nje drejtues shteti, parti e majte apo e djathte, as Ministria Ekonomise, Transportit dhe Energjitikes ku perfshihet nafta nuk i perfill keta shkencetare te vertete, madje ajo nuk i di si emera, cilet jane keta, po le pastaj te dije me cfare pune merren. Sigurisht, ajo shpreson qe keta te harrohen sa me shpejte qe te jete e mundur, te gremisen Neper digasteret e qeverise Shqiptare mund te jete ndonje pseudoshkencetar, pastrus zyrash, jo me shume, sepse kjo kryqezate e gjate qe nuk po mbaron, eshte kunder shkencetareve dhe specialisteve te vertete te naftes Shqiptare. Fronti pare i luftes i gjithe pushteareve tone, eshte drejtuar kunder naftes, ne fillim ajo shkaterroje inventarin material, me pas krijoje ate ciklon neper zyra dhe fonde ku avulloje gjithacka dhe me vone, dale nga dale I vrau shpirterisht te gjithe specialistet.
Keshtu, tani keta, te trishtuar fundosen divaneve, duke u perpjekur te zhdukin rrudhat, te ndalojne kohen, por kurre ti kundervihen ketij shteti makut qe e coje ne xero naften, dhe nuk do ta dije per keta shkencetare.
Te trishton dhe te ve ne mendime fakti se asnje prej kesaj armate te madhe qe mbajti ekonomikisht nje sistem dktatorial gati pesedhjete vite nuk ngrihet te kerkojne pune e vjedhur ne keto vite gjoja tranzicioni dhe demokraci. Nuk ndihet as nje gjeolog me titull apo pa titull, as nje shkencetar, as nje profesor apo doktore, ne baze apo ne qender, brenda Shqiperise, apo jashte Shqiperise, as njeri nuk i thote ndal ketij vandalizmi njezet vjecar? Po kush eshte ajo pasuri, qe po te mungonte, shoqeria njerzore do te kthehen ne Kohen e Gurit? NAFTA! Nafta eshte nervi i ketij globi te cilivizuar ku ne jetojme sot. Te huajit, kur vine ne Shqiperi, lidhen me disa marioneta qe interpretojne ato ligje pa kuptim, vetem per te vjedhur punen individuale te mirefilte te specialisteve dhe shkencetareve tane te naftes. Meqenese as nje nuk ndihet, te lind dyshim, a kane ekzistuar dhe punuar vertete keta specialiste dhe shkencetare? Ku jane ata qe i dhane oksigjen sistemit qe shkoje? Valle, i harruan punimet dhe studime e tyre? Ndihen ca peshperitje te dobeta per gjera krejt te te tjera. Perse keta shkencetare nuk zhbirojme punet e tyre ku jane e ku nuk jane? Kaq shume jane plakur?!
A ka poshterim me te madhe se ky? Eksperienca e punes eshte pasaporte.
Te kesh punuar vite ne nafte, te kesh bere shume punime, studime, projektime qe kapin vlera kolosale, miliarda dollare, dhe te mos kesh leke te jetosh, apo te mos gjesh punen tende, te bene te mendosh se dicka e madhe calon. Ose keta vete jane fiktive ose shteti yne nuk eshte shtet demokratik, por eshte shtet kusaresh, ku te gjithe vrapojne per te glaberuar pasurite e vendit, kryesisht naften shqiptare. Perse gjithe kjo armate ka frike te kerkoje kete te drejte legjitime, cbehet me punen e tyre? Perse ata kane frike te flasin, te kerkojne vleren materiale dhe morale te punes se tyre, te perplasen me kete palo shtet qe shkaterron naften Shqiptare?
Mos valle, nderrimi I sistemeve, i ktheu mendjen edhe naftes Shqiptare poshte ne toke qe te mos dale me ne siperfaqe, te fshihet, apo kaq ishte limiti i saj? Apo sistemi komunist ishte kaq i perpiket sa llogariti dhe zbuloje te gjithe vend-burimet e mundsheme, dhe tani ska me? Cfare thone shkencetaret e naftes Shqiptare, cila eshte e verteta shkencore? Nga viti 1957 deri ne vitin 2000, nga Fakulteti Gjeologji- Miniera Tirane jane diplomuar 1628 studenta per deget e naftes. Po ti shtojme kesaj liste te diplomuarit jashte shtetit, si dhe ata te diplomuar pas viteve 2000, ky numur behet edhe me i madh.
Vertete nje armate e madhe specialistesh Shqiptare, per te cilen besoj se na ka zili gjithe bota. Numuri i shkencetareve te naftes, i atyre qe jane me grada shkencore, doktora dhe profesora sipas nje libri botuar tani afer, i kalon 150. Qqverite Shqiprtare te cdo kallepi majtiste, djathtise, Vangjeliste apo ultra fashiste duhet te ishin shume krenar per kete potencial shkencor, per te cilit habiten shume vende te botes. Shqiperia eshte nje vend i vogel, po ka shume shkencetare. Kesaj armate duhet ti shtojme edhe specialistet e tjere qe nuk kane grada shkencore, por edhe ashtu ata jane shume te kualifikuar, sa ne disa raste qendrojne shume me larte se ata me tituje shkencor. Nuk po i permend me emera keta specialistet te thjeshte gjeologe dhe gjeofizikant te cilet ne shume raste dhe aspekte profesionale, qendrojne shume me larte se ata te celebruarit me tituje shkencor. Kete e thone punimet e tyre individuale.
Krijoni Kontakt