Te qenet Orthodhoks dhe katoliko-bizantin…
Shpesh me bie te degjoj shprehje si katolike-lindor ose katolike-bizantin.
Gjithnje e me shpesh ketu ne Itali degjohet qe te perdoret si nje nendarje e Katolicizmit, por si nje realitet me vehte, duke cilesuar katoliko-bizantin, ose orthodhokse Uniate, pra qe njohin autoritetin e Kishes se Romes dhe si rrjedhoje kreun e saj, Papen si “kapo”, ku si rrefleks te jene edhe ne kungim me katoliket.
Por qe keta uniate, bejne pjese me te vertete ne gjirin e Kishes Orthodhokse?
Jane keta me te vertete siē edhe prezantohen, “ura lidhese e Lindjes me Perendimin” ?
Eshte fakt qe keta mbajne nje pjese te traditave bizantine ( veshjet, Liturgjite, ritin, literaturen, etj. ), por qe nuk jane ne kungim te plote me kishat e tjera orthodhokse, si pra ta kuptojme.
Pasi shume zhurme behet per ti prezantuar si orthodhokse, por qe ne e dime qe nuk jane te tille…, por qe disa here kjo ngjashmeri e ritit, mund te ēoje drejt nje konfuzioni, nje njeri qe nuk eshte shume i informuar, por qe me e keqja, nuk behet nje deklarim i hapur i ndryshimeve dhe devijimit qe mund te ēoje nje besimtar te thjeshte qe ne menyre te pavetedijshme i drejtohet uniateve vetem per nevojat shpirterore, duke anashkaluar ndryshimet, pasi jane te kamufluara disa here edhe me dashje, pra fakti qe keta prezantohen si orthodhokse dhe jane te ngjashem, ben qe shume edhe te gabohen .
Nje here keto realitete ( uniatet ), ishin te koncentruara ne territore te ngushta, sot vet fakti i renieve te kufijve, propaganda, aresye mosmarreveshjesh ne gjirin e vet orthodhokseve, aresye egoiste dhe karrieriste te personave te veēante, bejne qe uniatet te gjinden me prezencen e tyren ne shume vende qe historikisht i perkasin ritit dhe aparteneces orthodhokse. P sh. ne Maqedoni, Greqi, Rumani, Ukrahine, etj. Pa llogaritur vendet perendimore si Italia dhe gjetke…
Pikerisht ne kohen qe behen perpjekje madheshtore per nje bashkim dhe konfront konstriktiv, midis katolikeve dhe orthodhokseve, ku nepermjet dialogut kerkohet te sheshohen shume aspekte ndarese dhe ku keto perpjekje gjejne nje shkalle me te gjere ne iniciativat e ndermarra nga kata te krishtere, katolicizmi ve ne plan te pare, si nje “fakt te kryer”, qe ky bashkim tashme ka marre nje forme dhe eshte duke u realizuar…, por qe kjo irriton tej mase Orthodhoksine, pasi uniatet kane shekuj qe jane neper kembe dhe nuk dolen sot per here te pare. Jane konsideruar gjithnje ( jo per faje te tyre ) , si te huaj nga Orthodhoksia, por edhe si nje mish i huaj edhe nga vet Katilicizmi, vetem ne fillim te shek. te kaluar, filluan perēapjet e para per riorganizimin e mirembajtjen e ketij riti, por qe tashme ishte teper vine, ku Orhtodhoksia nder Uniate, ishte vetem nje kujtim, ose me mire nje folkor, por qe ky zgjim i Romes, kishte qellime te ndryshme…!
Sot koha dikton qe uniatizmi duhet te pershtatet dhe te kaloje o nga njera ane o nga tjetra, nuk mund te rrish ne mes te pilafit, duke u konsideruar si pjesa me e ē’muar e pjates, por qe nuk eshte as mish dhe as peshk…! Shpesh shihen ne omelite e tyre ( Uniateve ), fjalime te xjarrta per bashkim, por qe kata kane kohe qe jane bashkuar, shihen liturgji te ndryshme dhe ne te njejten kohe celebrohen ato latine dhe ato bizantine, nje perzjerje qe shumekush do ti emertonte “komedi liturgjike”. Edhe vendi yne ne kohe te ndryshme, i ka interesuar uniatizmit, por qe lidhjet qe jane krijuar kane qene me teper te nivelit politik! Referohem ngjarjeve te viteve 20-30 te shekullit te kaluar, ku i bene nje seri perpjekjesh nga Uniatet…
Pra me teper te ngjan se ky lloj realiteti nuk eshte eklezial por politik. Eshte koha qe Roma te mari distancat me kete lloj “asortimenti “, pasi do te ndikonte shume ne marredheniet dhe dialogun ekumenik, qe prej kohesh dhe me shume mundime eshte nisur, nga te dyja palet…
Krijoni Kontakt