Me rastin e vdekjes së rapsodit të madh shqiptar Sali Mani shfrytëzoj rastin t'u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të rapsodit si dhe gjithë adhuruesve të këngës së mirëfilltë shqiptare - interpretuar nga rapsodi i pazëvendësueshëm, Sali Mani.
Sali Mani ishte dhe do të mbetet për kohë të gjatë në kujtesë të të gjithë atyre që e deshën Shqipërinë - sidomos kosovarëve - moshatarë të mi, të cilët u rritëm me këngën e tij dhe kënga e të cilit na bënte ta duanim Shqipërinë dhe gjithë ç'ishte shqiptare.
Unë po them për veten time, kur dëgjova për vdekjen e tij, rrallë, shumë rrallë ka personalitete që më janë dhembsur më shumë.
Lexoje këngën për Hasan Prishtinën dhe binduni pse na ngjethej trupi nga këngët e tij.
Këngë për Hasan Prishtinën
Tanë Kosova lëshon ushtimën
Kush e prek Hasan Prishtinën
Si gjithmonë në pabesi
Dora e zezë e korbit të zi
Njajo dorë na vrau lirinë,
Erdhi natën vrau Hivzinë
Njajo dorë që gjurmon jetën
Mizorisht na vrau Ylfeten
Djem e çika si llastar
Me Milotin nan’vjeçar
Gjithë këta plumba vijnë nga shpina
Hej, hej s’ vritet kurrë Hasan Prishtina.
Tanë Kosova lëshon ushtimën
Kush e prek Hasan Prishtinën
Njajo dorë që monton gjyqe
Herë si korb e herë si qyqe
Njajo dorë çubrilloviqe
Ditë e natë nëpër gardhiqe
Del shëtit e k’non si bolla
Helmon foshnjet nëpër shkolla,
Na kanë myt’ nanat me lotë
Na dhanë rrugat nëpër botë
Na e thejnë derën me mashina,
Hej, hej s’vritet kurrë Hasan Prishtina.
Pyesin malet Loke Madhen
Kush e vrau Jusuf Gërvallën,
Njajo dorë që monton gjyqe
Herë si korb e herë si qyqe
Njajo dorë që bani kuadrin
N’krye t’detyr’s vrau Enver Hadrin,
Njajo dorë ka vra e gri,
Përnjiherë der n’ dymdhetmi’,
Nis me dhunë për n’at Turqi,
Here niqin, here treqindmi’
Ah kjo dorë e zezë mizore
Gja nuk fal çka i vjen përdore
Frikë e ka kur ndjen ushtimën,
He, hej, mos ma prek Hasan Prishtinën.
Tungjatjeta i thotë këtij trimi
Gurakuqi e Naimi,
Na ka ardh’ prapë hasmi n’derë
Me na vra për të dytën her-e
Por ka trima prapë Kosova,
Ka demaça e rugova,
Ka rexhepa e zekerija,
Bac antona e flakt rinia,
Nëpër rrugë e nëpër shkolla,
Si dy sytë i ru’n Kosova
Gjithë herojt emër për emër
He, hej në çdo prag e në çdo zemër,
Bijtë e nanës kosovare,
Krenaria jonë kom’tare,
Ah, bre vëllazën kosovarë,
He, hej, Rroftë Bashkimi ynë Kombëtarë, o hej.
Krijoni Kontakt