Pershendetje miq, besimtar mysliman dhe ju antar te forumit shqiptar, pasi qe jemi ne Muajin e Shenjte te Ramazanit dhe Kosova ka nevoje per njohje te reja boterore mendova qe ta hap kete teme ne kete nenforumin e Komunitetit Mysliman. Se pari iu uroj qe te gjithe besimtarve mysliman Muajin e Shenjte te Ramazanit dhe gjithe agjeruesve te ketij muaji iu deshiroj agjerim te lehte !!
Kosova si shteti me i ri ne bote, si per fillim duhet ta kete te zhvilluar ekonomin e brenshme, por te hyrat e vogla qe kemi nuk na ndihmonje edhe aq sa duhet andaj me ndihmen e shteteve te tjera ndoshta do te kemi zhvillim me te mire, prandaj na nevojiten edhe njohje te reja boterore, kjo mund te vertetohet ne Muajin e Shenjte te Ramazanit, pasi qe shumica e popullsise se shtetit tone jane Mysliman atehere shtetet Arabe dhe ato qe kane besimin mysliman duhet qe te na njohin si shtet te pavarur dhe sovran, uroj qe Muaji i Shenjte i Ramazanit te iu kete gjetur te gjithe shendosh e mire dhe qe te ndihmoje sadopak ne zhavillimin e Kosoves !!
Gjithe te mirat !!
Krijoni Kontakt