Topi: Pronat po vidhen
Rozeta Rapushi
E Merkure, 05 Dhjetor 2007
Presidenti Bamir Topi vuri dje alarmin se prona ne Shqiperi po vidhet cdo dite dhe shteti duhet te ndaloje urgjentisht nje fenomen te tille. Si kurre ndonjehere, nje President me tone te ashpra pranoi ate qe pronaret e permendin cdo dite, se babezia e prones ka arritur kulmin, sidomos ne Tirane, Durres, duke mos kursyer se fundmi edhe bregdetin. I pranishem ne tryezen me teme “E drejta e pronesise dhe statusi i kthimit te pronave”, kreu i shtetit jo vetem se pranoi abuzimet e medha te bera me tokat, por akuzoi direkt se, pas vjedhjeve e pazareve me pronat, ndodhen zyrtare te veshur me pushtet, si dhe te zgjedhur vendore. “Abuzime te medha jane bere pikerisht ne zbatimin e ligjit 7501. Dhe se pari kane bere abuzime pikerisht pushtetaret vendore”, etiketoi Topi. Presidenti tha me bindje te plote dhe se gjate kohes kur po diskutohet per kete ceshtje, diku prona po vidhet. “Ju siguroj qe diku nje nepunes i administrates e ka filluar diten e punes me mendimin qe dicka do te pervetesoje, diku do te hyje ne nje pazar”, theksoi Topi. Alarmi i Presidentit arriti kulmin kur ai u shpreh se babezia per vjedhjen e prones po avancon me ritme jashtezakonisht intensive. E tashme eshte shperqendruar ne bregdet, duke kufizuar e kthyer mbrapsht te gjithe investitoret e huaj, qe duan te hedhin leke ne Shqiperi. Nga ana tjeter, forcat politike manifestojne se reforma e tokes po kryhet, madje dhe se ka hyre ne udhe te drejte. Por, Topi kundershtoi dje bindshem dhe menyren e zgjedhur nga qeveria per kompensimin financiar te pronareve. Duke dale hapur kunder ekzekutivit, kreu i shtetit tha se ceshtja e pronave nuk mund te zgjidhet me nje shume prej 5 milione dollare kompensim ne vit. “Ceshtja e pronave, te jemi te ndergjegjshem, nuk zgjidhet me pese milione dollare ne vit. Ka nje deshire per te bere kompensim, nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes. Kaq kushton nje toke ne qender te kryeqytetit”, evidentoi Topi. Sipas tij, rruga e zgjidhjes do te ishte kontrolli i plote qe u duhet bere tokave ku jane e ku s’jane. Sipas Presidentit, ekspertet jane ata qe duhet te merren seriozisht me kete ceshtje dhe jo politika. “Zeri i kesaj tryeze duhet te shkoje ne radhe te pare te politika shqiptare, te Parlamenti shqiptar, te qeveria, te strukturat qe merren ne menyre specifike me ceshtjen e pronave, per te bere nje transparence te plote te te gjitha akteve te dhenies se pronesise, pikerisht aty ku gjerat konsiderohen preferenciale dhe te behet gradualisht nje koncentrim te problemi”, vijoi kreu i shtetit. Topi theksoi se me keto menyra qe po ecet, nuk do te mund te zgjidhet ceshtja e pronave, pasi kompensimi arrin shifra marramendese, qe shteti nuk mund t’i perballoje. Ndaj, ekspertet duhet te gjejne format e zgjidhjes per problemin e pronesise dhe t’ua japin ate strukturave te shtetit per ta zbatuar. “Problemi kerkon nje metodike te qarte dhe kete metodike nuk mund ta jape asnje politikan. Metodiken e japin profesionistet, te cilet realisht jane ne gjendje qe te zgjidhin kete “nyje gordiane”, sic eshte ceshtja e pronave”, permbylli Presidenti qendrimin e tij per ceshtjen e pronave, qendrimi me i ashper i mbajtur ndonjehere nga nje kryetar shteti.
Vjedhjet
Njerez te veshur me pushtet, te zgjedhur vendore apo nepunes se administrates, jane ata qe “vjedhin” pronat ne Shqiperi. Etiketimi u be dje nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Sipas kreut te shtetit, tokat ne kryeqytet Tirane dhe Durres jane me te preferuarat. Nderkohe qe pas tyre vijne tokat ne zonat bregdetare, dhe se duhet bere nje inventar i plote.
Zgjidhja
Si shpresen e vetme per zgjidhjen e problemit te prones, kreu i shtetit, Topi, tha se eshte angazhimi i eksperteve ne kontrollin e plote te tokave, ku jane e ku nuk jane. Per te, ekspertet te bejne nje transparence te plote te te gjitha akteve te dhenies se pronesise, pikerisht aty ku gjerat konsiderohen preferenciale dhe te behet nje metodike e t’u jepet strukturave shteterore.
Fatura
Pronaret e ligjshem te tokes pretendojne se ne total fatura e kompensimit financiar te tyre kap vleren prej 10 miliarde eurosh. Shifra u be publike dje, gjate tryezes me teme “E drejta e pronesise dhe statusi i kthimit te pronave”, nga sekretari i shoqates “Pronesi me Drejtesi”, Agim Toro. Sipas tij, me 5 milione dollare ne vit, eshte i pamundur kompensimi nga shteti.
Akuzat e Presidentit Topi
Edhe ne kete moment, kur ne jemi mbledhur per te diskutuar, ju siguroj qe diku prona po vidhet, ju siguroj qe diku nje nepunes i administrates e ka filluar diten e punes me mendimin qe dicka do te pervetesoje, diku do te hyje ne nje pazar.
Abuzime te medha jane bere pikerisht ne zbatimin e ligjit 7501. Dhe se pari, kane bere abuzime pikerisht pushtetaret vendore.
Mbasi kane marre nen kontroll ne nje pjese te konsiderueshme te rasteve ne menyre abuzive ne zonen qe konsiderohet metropol, kane kaluar ne bregdet.
Babezia po avancon me ritme jashtezakonisht intensive. Nje grup interesi ka luftuar politikisht per ceshtjet e ndryshimit te ligjit, perkrahur edhe nga subjekte politike.
Ceshtja e pronave, te jemi te ndergjegjshem, nuk zgjidhet me pese milione dollare ne vit.
Vijne investitore te huaj me kapitale, sigurisht qe ka edhe kapitaliste shqiptare, qe me te drejte kerkojne te investojne dhe pengesen e kane ne baze, e kane te ceshtja e pronesise.
Nuk duhet te futem ne tentativat e zyrtareve te vegjel, mesatare… po e nderpres ketu, e per ta vazhduar historine e pervetesimit te pronave.
Njerezit qe jane te prekur drejtperdrejt nga abuzimi i pushtetit me te drejten per pronen, ende jane te pasigurt nese drejtesia do te veproje drejte mbi abuzuesit.
Ka njerez qe nder vite jane te veshur shik, te veshur me kostumet e modes, te cilet kane operuar si kasape te vertete te pronat e qytetareve, nje semundje, e cila, per fat te keq, eshte futur ne nje shtrat kronik.
Kam pare njerez, te cilet, qe kane filluar interesimin e tyre me letra dhe dokumente te vyera, e kane filluar si qytetare civile te nje shoqerie te re demokratike, kane filluar te ndjekin ceshtjen e pronave, kane hyre me floke te zeza, dhe kane dale me floke te bardha. Minimalisht te kishin dale me pronat e tyre do te ishte shume mire, por kane dale me floke te bardhe e vetem me letra ne duar, s’kishin c’benin.
kohajone
Krijoni Kontakt