Protokolli, sebep i protestės sė Vetėvendosjes
Nga F. Osmani mė 25.08.2009 nė ora 12:25
Aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje kanė ndėrmarrė sot njė aksion simbolik duke pėrmbysur dhe dėmtuar rreth 30 vetura tė EULEX-it, tė parkuara prapa Pallatit tė Rinisė.
Disa prej veturave tė Misionit tė Bashkimit Evropian pėr Drejtėsi dhe Sundim tė Ligjit janė rrokullisur, disa tė tjerave u janė thyer xhamat dhe u janė shfryrė gomat.
Policia ka shoqėruar nė stacion policor 22 aktivistė tė kėsaj organizate.
Aksioni pa dyshim mė seriozi kundėr EULEX-it, qė prej vendosjes sė kėtij misioni nė tetor tė vjetėm, vjen nė kohėn kur Yves de Kermabon, ka paralajmėruar nėnshkrimin e njė protokolli bashkėpunimi policor me Beogradin.
Protokolli ka qenė sebep i protestės sė sotme, por problemi kryesor ėshtė mandati i EULEX-it..., i tha Express-it, Glauk Konjufca, njė nga drejtuesit e Vetėvendosjes.
Sipas tij, protokolli ėshtė pasojė e thellimit tė bashkėpunimit tė EULEX-it me Serbinė. Pasojė e mandatit tė EULEX-it, i cili ka zbarkuar nė Kosovė duke i pranuar tri kushtet e Serbisė: qė tė veprojė sipas rezolutės 1244, tė mos pranohet Pakoja e Ahtisaarit, por plani 6-pikėsh (nė territoret serbe) dhe tė jetė neutral ndaj statusit.
Por Konjufca thotė se EULEX-i madje nuk ėshtė as neutral ndaj statusit. Nė protokollin policor EULEX-Serbi, kufiri Kosovė-Serbi quhet kufi administrativ, e jo kufi ndėrshtetėror.
Drejtuesit e "Vetėvendosjes" thonė se mandati i EULEX-it nuk ndryshon shumė nga ai qė ka pasur UNMIK-u. Sipas Konjufcės, edhe EULEX-i ėshtė nėn ombrellėn e OKB-sė dhe po e vazhdon mandatin e UNMIK-ut. EULEX-i ndoshta investon mė shumė nė imazh por me u dok mė i mirė, por 90 pėr qind ėshtė i njėjtė me UNMIK-un.
Konjufca tha se policia po vazhdonte ti ndiqte aktivistėt e tyre pėr ti arrestuar, duke mos i kursyer as disa tė lėnduar qė kanė ndihmė nė Emergjencėn e QKUK-sė. Policia i ka konfiskuar disa aparate fotografike dhe nė bazė tė tyre po i kėrkon pėr ti arrestuar artistėt tanė.
Vetėvendosja thotė se disa aktivistė janė lėnduar gjatė aksionit. Ky intervenim i policisė la tė lėnduar aktivistin Skender Blakaj nga Burimi, i cili ėshtė dėrguar nė klinikėn emergjente nė QKUK-sė, ku po qėndron policia nė pritje pėr ta arrestuar. Aktivistėt e Lėvizjes Dardan Molliqaj dhe Fatmir Haziri janė rrahur keq nga policėt gjatė rrugės pėr nė staconin policor dhe brenda tij. Fatmir Haziri ėshtė rrahur nga polici me numėr 8062. Po ashtu ėshtė rrahur edhe aktivisti Kujtim Kosumi nga polici me numėr 8676, si dhe aktivisti Salih Mehmeti nga polici me numėr 8272, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar pas aksionit nga Vetėvendosja.
Agron Borovci, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr Prishtinė, konfirmoi se rreth orės 11, policia ka marrė informatėn se nė parkingun prapa Pallatit tė Rinisė disa pjesėtarė tė lėvizjes Vetėvendosje kanė filluar dėmtimin e veturave tė EULEX-it. "Policia ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bėhet fjalė pėr dėmtimin e 28 veturave, prej tyre 22 kanė qenė tė rrotulluara", tha ai.
EULEX-i, nėpėrmes njė deklarate pėr shtyp, ka dėnuar ashpėr veprimin e ndėrmarrė sot nė qendėr tė Prishtinės ku u dėmtuan njė numėr makinash tė EULEX-it.
EULEX-i ka lavdėruar pėrgjigjen e shpejtė dhe efikase tė Policisė sė Kosovės. Ndėrkohė qė EULEX-i mbėshtet idenė e protestave paqėsore si njė element i rėndėsishėm nė cilėndo shoqėri demokratike, shkaktimi i dėmit kriminal nuk i ēon pėrpara interesat apo argumentet e cilitdo prej protestuesve tė tillė, thuhet nė deklaratėn e EULEX-it.
Aktivistėt e arrestuar:
Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashėr Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbėr Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skėnder Mėrtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbėr Vokrri, Skender Blakaj.
Krijoni Kontakt