Liderėt e botės takohen nė Davos

Filloi takimi i 33-tė i Forumit Ekonomik Botėror

DAVOS, 23 JANAR (KD) - Takimi i rregullt vjetor i Forumit Ekonomik Botėror, i 33-ti me radhė, ka filluar tė enjten nė qytezėn zvicerane Davos. Takimi i sivjemė, nė tė cilin si zakonisht marrin pjesė qindra politikanė, ekonomistė, intelektualė si dhe aktivistė tė shoqėrisė civile, ėshtė paralajmėruar tė mbahet nėn moton “Ndėrtimi i Besimit”. Po ashtu, nė kuadėr tė takimit nė Davos, qė do tė zgjasė deri mė 28 janar, do tė trajtohen edhe temat kryesore “Sfidat e pėrbashkėta”, “Ekonomia globale”, “Qeverisja globale”, “Sigura dhe gjeopolitika” dhe “Besimi dhe vlerat”. Panelet e kėtyre temave do tė jenė tė ndara nė nėntema qė do tė trajtojnė ēėshtje nga mė tė ndryshmet qė e rėndojnė shoqėrinė globale sot.

Ndėr pjesėmarrėsit edhe Bill Clintoni, Wesley Clarku dhe Colin Powelli

Ndėr pjesėmarrėsit e shumtė me nam nė Forumin Ekonomik Botėror kėtė vit janė edhe ish-predsidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bill Clinton, dhe ish-komandanti suprem i NATO-s pėr Evropė, gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark. Po ashtu, nė Davos ėshtė paralajmėruar se do tė vijė edhe sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell. Ndėr emrat e tjerė qė do tė paraqiten gjatė ditėve tė ardhshme nė Davos janė edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti i Meksikos, Vincente Fox, dhe presidenti i Gjermanisė, Johannes Rau, si dhe mbreti i Jordanisė, Abdullahu II dhe kryeministri i Malejzisė, Mahathir Mohamad. Nė Forumin Eknomik Botėror, si ēdo vit, do tė jetė edhe themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, si dhe drejtorėt ekzekutivė, Douglas N. Daft nga Coca-Cola dhe Nobuyuki Idei nga Sony, qė janė nė mesin e 1.300 liderėve tė biznesit tė ftuar nė tubim. Temat qė pritet tė dominojnė nė Davos janė ato qė ndėrlidhen me krizat e tanishme, sikur qė ėshtė Iraku lufta kundėr terrorizmit, por nė forum do tė trajtohen edhe shumė ēėshtje tė tjera, qė momentalisht nuk zėnė vend nė prioritetet mė tė larta tė politikės globale. Nė njėrėn nga tryezat e Davosit ėshtė ftuar tė marrė pjesė edhe Veton Surroi, publicist kosovar dhe botues i gazetės “Koha ditore”. Surroi ėshtė i vetmi personalitet nga Kosova qė ėshtė ftuar nė kėtė takim. Nė tė njėjtin debat do tė marrė pjesė edhe Carol Bellamy, drejtoreshė e pėrgjithshme e UNICEF-it. Liderėt, kolektivisht, mund ta ndryshojnė botėn Takimi i sivjemė nė Davos po mbahet nė njė kohė tė jashtėzakonshme, nė njė klimė tė pasigurisė dhe kompleksitetit global, thuhet nė paralajmėrimin zyrtar tė takimit. Sipas organizatorit, fakti qė vitin e kaluar nė botė ėshtė parė njė thurje e besimit nė shumė sektorė tė shoqėrisė, ėshtė shtytja qė nxiti qė takimi i sivjemė pėr temė kryesore tė ketė “Ndėrtimin e besimit”. Ndėrkohė, qėllimi i takimeve vjetore tė Forumit Ekonomik Botėror ėshtė qė tė krijojė njė platformė pėr diskutime dhe, aty ku ėshtė e mundur, vėnien e themeleve pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm tė komunitetit global duke iu ndihmuar liderėve qė t’i identifikojnė rreziqet si dhe ndikimin e tyre nė mbarė botėn. Po ashtu, njė pjesė e madhe e programit tė takimit i ėshtė dedikuar biznesit, zhvillimit, ekonomisė, lidershipit, sigurisė dhe vlerave. Nė takim, po ashtu, do tė hulutmohen edhe ēėshtjet e trendeve nė fusha tė ndryshme, qė nga shkenca dhe teknologjia e deri tek artet dhe shkencat humane. Arsyen pse liderė tė shumtė pranojnė me ėndje pjesėmarrjen nė kėtė forum mbase mė sė miri e ka shpjeguar ishpresidenti amerikan, Bill Clinton. “Arsyja pse unė erdha kėtu ėshtė sepse kolektivisht ju mund ta ndryshoni botėn. Duhet tė vendosni vetė nėse pajtoheni me mua”, pat thėnė Clintoni nė drejtimin e tij pjesėmarrėsve tė takimit vjetor tė Forumit Ekonomik Botėror nė vitin 2000.

Davosi, vendi mė i sigurt nė botė gjatė javės

Forumi Ekonomik Botėror ka edhe kundėrshtarėt e tij. Nė kohėn e njėjtė tė mbajtjes sė forumit nė Davos, nė Brazil mbahet Forumi Vjetor Socialist, tubim ky antiglobalist qė mbahet nė shenjė proteste kundėr Forumit Ekonomik Botėror. Sipas paralajmėrimeve nė media, nė Brazil pritet tė mbidhen deri nė 100.000 pėrkrahės tė antiglobalizmit. Forumi po ashtu ka tėrhequr ēdo vit demonstrata edhe nė vetė vendin e mbajtjes. Nė Davos policia ka autorizuar mbajtjen e njė proteste, por vendi ku ajo do tė bėhet ėshtė caktuar dhe protestuesit nuk do tė mund t’i afrohen vendit tė mbajtjes sė forumit. Ndrėkohė, disa protesta dhe dmeonstrata tė vogla tashmė janė organizuar nė Zvicėr. Tė mėrkurėn, rreth 30 protestues kanė vonuar shkuarjen nga Aeroporti i Zurichut nė Davos tė disa pjesėmarrėsve tė Forumit Ekonomik Botėror. Ndėrsa, nė kryeqytetin zviceran, Bernė, protestuesit planifikojnė renditjen e 6.000 palė kėpucėve nė shehin kryesor, duke dėrguar kėshtu mesazhin qė gjatė 6 ditėve tė mbajtjes sė Forumit nė Davos sė paku 6.000 njerėz do tė dėbohen nga shtėpitė e tyre vetėm nė Kolumbi. Por, duke marrė parasysh edhe frikėn nga sulmi i mundshėm terrorist, organet zvicerane kanė ndėrmarrė hapa tė jashtėzakonshėme tė sigurisė. Pėr herė tė parė, forca ajrore zvicerane po patrullon nė qiellin e vendit, ndėrsa Qeveria ka kėrcėnuar se do tė godasė secilėn fluturake qė fluturon mbi Zvicėr pa lejekalim, pėrfshirė kėtu edhe balonet ajrore. “Davosi mbase ėshtė vendi mė i sigurt nė botė kėtė javė”, ka thėnė pėr agjencinė e lajmeve AP Armin Egger, drejtori i turizmit nė qytetin e Davosit.

Marre nga Koha Ditore