Jo oliinter nuk merzitem... kam mesuar te fishkellej LooL... S'na i bete ato 2 golat te na barazonit... shyqyr kemi rezulatin e para 10 viteve 0-6 per ngushellim se per gjerat e tjera qe ndodhen sonte s'po flas fare se do haj ndonje arke me domate kokes.
Sa per ndeshjen... dihej qe ishte nje ndeshje e veshtire dhe qe pranonte te 3 rezultatet (te pakten deri para se te zbrisnin ne fushe) dhe dihej se Interi me organiken e vet ishte me teper pretendent se ne... por qe te na mesonin ping pongun s'e prisja.
Gattuso e Ronaldinjo shume nervoz qe ne fillim te ndeshje... Ambrosini sa hyri e perplasi njerin ne toke... mesfusha shume konfuze, loje pa lidhje, pa skeme, mbrojtja shume e hapur, per faqe te zeze... s'ka faj portieri kur ekipi kundershtar ben 10 pasime ne zonen tende te rreptesise dhe asnje mbrojtes nuk e shqeteson, i shkreti portier duke pare pasimet e interisteve me siguri do i jene marre mend... te dukej sikur po shihje stervitje dhe jo derbi.
Ps. Nga ajo qe pashe ne fushe sot, menyra agresivitetit nga Ronaldinjo dhe mbi te gjitha nga Gattuso kundrejt trajnerit e Sedorfit mendoj se brenda dhomave te zhveshjes atmosfera nuk eshte e mire... ka shume tension dhe mungon harmonia dhe familjariteti qe ka ekzistuar gjithmone, po vazhduam keshtu na mori lumi.
Bravo Interit
Krijoni Kontakt