-
i/e regjistruar
Si te agjinojme pa shum probleme
Agjinimi,ushqimi,organizmi yne.
Agjinimi njifet si praktike kurimi apo pastrimi qe ne kohet e lashta biles ne disa religione si ai mysliman eshte vendosur si ligj i brendshem i besimtareve qe te agjinojne 1 muaj ne vit.
Por edhe ne religionin katolik ne fillimet e tija ka patur nje praktike te tille por shum me te lehte si psh agjinimi nje dite ne jave , diten e premte gje qe eshte shuar me kalimin e kohes dhe eshte shnderuar ne nje ushqim me te lehte per diten e premte, keshtu qe sot e kesaj dite ne restorantet dhe shtepite Katolike diten e premte gjen vetem peshk dhe asnje lloj mishi tjeter.
Pra sic shihet, me kalimin e kohes dhe te menyres se jeteses ka ndryshuar edhe menyra agjinimit qe shpesh eshte edhe e demshme per vete organizmin.
Kjo ndodh nga deshira dhe kushti i besimitareve per te qene antare te denje te atij religjioni dhe injoranca e tyre ushqimore, dhe organizative e organizmit.
Shpesh shum prej tyre kane dhimbje koke, marje mendsh, dhe te vjella ose diare, kane keputje te pergjithshme dhe dhimbje ne organe te vecanta si veshka melcia dhe stomaku.
Te gjitha keto vijne sepse nuk respektojne kushtet e agjinimit sipas nevojave te organizmit, dhe ushqimit te gabuar.
Agjinimi eshte doktori me i mire i organizmit tone, dhe sa me shpesh te behet aq me mire do ti beje organizmit.
Por kur ai kryhet ne menyre te gabuar demton organizmin tone dhe faji nuk eshte i agjinimit por i injorances tone.
Dhe tani pas kesaj hyrje te shkurter le te shpjegojme disa rregulla apo ligje te organizmit qe veprojne pa dallim feje tek te gjithe njerzit, dhe menyren e perballimit te agjinimit.
Per te filluar nje agjinim organizmi duhet te pregatitet disa dite ose jave perpara duke ulur sasine e ushqimeve te ngrena , dhe duke shtuar cilesine e tyre.
Gjeja me e mire do ishte te behej dieta per equilibrimin e aciditetit ne trup.
Pastaj te blihen disa ushqime cilesore me permbajtje te considerueshme te kriperave, mineraleve e vitaminave, pra duhet te dihet se kush eshte ushqimi me i mire gjate agjinimit, ne menyre qe ta ndihmojme organizmin e jo ta lodhim e shkaterrojme.
Mengjesi
Gjate nates stomaku ka grumbulluar leng gastrik per tretjen e ushqimit dhe pastrimin e stomakut , keshtu qe cdo mengjes ne stomak do keni leng gastrik me perqindje te larte acidi. Kjo gje ben qe kur coheni ne kembe ai leng te grumbullohet ne fund te stomakut, per te kaluar me pas ne intestino, kjo gje ben qe ju te provoni gerryerje ne stomak dhe intestino, duke ju krijuar ndjesine e urise. Prandaj dhe filloni te hani, por cfar ? duhet ngrene. Duhet ngrene vetem proteina me mire vegetale. sepse ne stomak treten vetem proteinat te cilat bllokojne menjeher gerryerjen duke u shperbere e duke na dhene elemetet e saj te domosdoshem.
Nuk duhet ngrene kurre fruta,uje i zier, sheqerna, biskota, mjalt apo embelsira te tjera, sepse ne nje ambient acid sic eshte ai i stomakut ne mengjes ato fermentohen shum shpejt duke krijuar gazra, qe dalin ne forme gropsime, ose nga jashteqitja.Keto gazra nese nuk dalin dot krijojne fryrje te stomakut dhe vonojne tretjen sepse stomaku nuk e shtyp dot ushqimin kur ka brenda gaz, keshtu qe ne fillim do eliminoje gazin pastaj te beje tretjen dhe copetimin e plote te ushqimit. Mir eshte qe pas ushqimit te proteinave te merret nje dose me OMEGA 3 te cilen mund ta pregatitesh qe ne darke duke marre nje luge gjelle me fara liri dhe ti hedhesh ne nje gote uje pastaj ta lesh gjith naten dhe ujin ta pish ne mengjes, e me von haj edhe farat e zbutura.
Dreka
Ne dreke ditet e para te gjithe kane shum veshtiresi, ato jane psikollogjike, dhe fisiologjike.
Jane psikollogjike sepse nuk do kryesh nje veprim qe e kryen per vite te tera,dhe eshte kthyer ne refleks psikollogjik
Jane fisiologjike sepse organizmi eshte kushtezuar nga ky orar dhe ka krijuar refleks organik, ose me sakt ne oren e drekes organizmi ka prodhuar lengun gastrik dhe e ka hedhur ne stomak, por meqense ushqimi nuk arrin qe te vere ne pune kete acid ai vepron mbi muret e stomakut, duke na bere qe te ndjejme dhimbje te lehta, ose te forta per ata qe jane me ulcer ose gastrit.
Dhe meqense ju nuk mund te hani ushqim ne kete orar organizmi do leshoje nje leng tjeter per te ulur aciditetin ne stomak , ky leng eshte bikarbonat dhe e neutralizon acidin menjeher, por nese keni probleme me pankreasin ose melcine ky leng mund te mos beje dot mire efektin e tij. Prandaj gjeja me mire do ishte qe ne ate moment te pinit 1-2 gote uje ditet e para, pastaj ne ditet ne vazhdim ky refleks fillon te zbehet dhe lengu gastrit nuk prodhohet me ne kete ore pa prezencen e ushqimit.
Darka
Ne darke te gjithe i futen ushqimeve si ujqer te uritur, dhe me mendimin se na mungojne shum proteina vitamina,minerale etj... fillojne te hane nga te gjitha llojet dhe me shumice, kjo gje sjell nje rendese te madhe te organizmit te stomakut dhe gjith organeve, sepse deri tani organizmi kish krijuar nje refleks tjeter dhe ka prodhuar gjithnje shum pak leng gastrik per tretjen e ushqimit. Dhe ndryshimi i menjehershem i ketij rregulli e gjen te pa pregatitur keshtu qe ditet e para ka veshtiresi ne tretjen e ushqimeve derisa te regulloje sasine e lengut gastrik qe duhet per tretjen e ushqimit te darkes.
Ne darke nuk eshte mire te merren te gjitha llojet e ushqime ne te njejten kohe sepse bllokojne tretjen e njeri tjetrit dhe si rrjedhim ky proces do zgjasi shum dhe do tju marri shum energji duke ju bere qe te flini apo ti mbyllni syte duke qene ende siper pjates.
Mir eshte qe te fillohet me disa fruta te bera te embla me permbajtje sheqeri sepse organizmi ka nevoje per energji, dhe vetem pas rreth 1 ore mund te hani ushqimet e tjera.
Ne darke nuk eshte mire te hash brumra, mishra,dhe yndyrna, sepse prodhojne shum acid i cili i shtohet atij te grumbulluar gjate dites, duke detyruar organizmin qe per hollimin dhe eliminimin e tij te marre kriprat nga vet organizmi si kockat, dhembet, qelizat.
Kjo situate krijon dhimbje ne forme raumatizme ne kyce, gjunje, dhe nyje te tjera ku ka kartilagine.
Prandaj eshte mire qe edhe ne darke te merren proteina vegetale dhe gjithmon shum perime dhe zarzavate te bera me avull dhe shum pak vaj.
Rregulla te tjera
Duhet te dini se kur ne nuk fusim ushqim ne stomak per me shum se 12 ore rrjesht ne organizmin tone fillon nje proces tjeter, qe quhet AUTOLISI , qe do te thote se meqense ti nuk po me jep ushqim une po marr nga rezervat e dhjamit dhe magazinat e tjera qe ndodhen ne organizm ushqimin qe me nevojitet.
Ky proces kerkon energji nga trupi yne keshtu qe ne kete moment do ndieni nje keputje te pergjithshme dhe gjeja e mire eshte qe pushoni ne shtrat derisa procesi te ket mbaruar dhe te keni fituar energjite. Nese jeni ne pune gjate ketij procesi do jeni shum me i lodhur dhe do demtoni organizmin tuaj sepse do ta detyroni te sforcohet shume per te bere te dyja punet me pak energji.
Prandaj keshilla ime per ata qe punojne eshte qe pas kesaj ore te mos punojne me.
Tek individ te ndryshem ky moment mund te vije me para , apo me pas se 12 ore.
Dhjamrat fillojne e treten pikerisht pas 12 oresh pa ushqim.
Sa me keq te hani ne darke aq me keq do flini dhe aq me shum acidra do keni ne mengjes.
Koka dhemb dhe merren mend sepse ne qarkullimin e gjakut kane hyre dhjamrat e tretura nepermjet autolisit , dhe ilacet apo helmet qe keni marre gjate vitit.
Diarrea vjen nga perzierja e shum lloj ushqimeve qe merrni ne darke.
Te vjellat vijne sepse organizmi nuk mund ta trese dot ate ushqim per mungese energjie, dhe lengut gastrik sepse kane ndryshuar reflekset, pra oraret. Keshtu qe sistemi nervor qendror e shikon te arsyeshme ta nxjerre jashte me mir se sa ta mbaje brenda pa e tretur.
Mos hani me zor nga frika se ju mungojne ushqimet, organizmi yne po te jeni ushqyer mire ka rezerva te mjaftushme per te perballuar nje agjinim 12-18 ore.
Autolisi eshte doktori yne me i mire, dhe arrin te futet atje ku nuk futet asnje doktor tjeter.
Pregatitur nga dardajan (Beni)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt