Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    414

    Për çka të krijoi ALLAHU oj motër ?

    Motër muslimane...
    Allahu xh.sh. nuk të krijoi kot dhe nuk të solli në këtë botë që të jetosh pa arësye dhe pa qëllime të ndershme e të njerëzishme. Allahu e përcaktoi rrugën dhe qëllimin. E bëri të qartë shpërblimin e vajzave të Havës, të cilat ecin në këtë rrugë për arritjen e qëllimit dhe gjithashtu e bëri të qartë edhe ndëshkimin e atyre të cilat i shmangën kësaj rruge, këtij qëllimi.

    Allahu xh.sh. thotë :

    "Ai (Allahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet tona që ti ofruam, ashtu je i harruar sot" (Taha 126)

    Kështu që, nëse dëshiron jetë të ëmbël në këtë botë dhe pozitë të mirë në botën tjetër, lexo fjalët e Allahut xh.sh. ku thotë:

    "Un nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë" (Edh-Dharijatë 56)

    A je duke e adhuruar Allahun xh.sh ?
    Apo je bërë nga ato që nuk dinë tjetër veç ushqimit dhe pijes ditën, dhe ndejes deri natën vonë para lojrave dhe punëve të kota.
    Do te ikin nga ti ditët, do të regjistrohen mëkatet, do të qash me vaj të atyre që kanë bërë krime dhe assesi nuk do të ndihmojë arsyetimi.
    çfare fatkeqësie nëse të gjenë vdekja dhe ti ende nuk je kthyer në rrugën e Allahut. Trishtim i madh është nëse ti je ftuar që të pendohesh e nuk i je përgjigjur kësaj thirjeje dhe me punë të shëmtuara jenisur te Krijuesi i Gjithfuqishëm.Ndëgjoje këtë tekst, ndalu dhe logjiko me vëmendje:
    Një grua nëse bën mëkat ndaj Allahut xh.sh. mund të arsyetohet dhe të thotë se ajo nuk është e mbrojtur nga gabimet. Por çfare është çështja e saj nëse ajo me qëllim bën mëkat, dëshiron të përhapen veprat e saja dhe hecë me dy këmbet kah ato.
    Njëherë disa njerëz e detyruan një grua të bukur të dalë para një robi të ndershëm që quhej Errebij bin Hajthem, me shpresë se do ta shtyhejnë atë të largohet nga rruga e Allahut xh.sh. I premtuan asaj 1000 derhem shpërblim. U mashtrua kjo grua, mbisundoi në zemrën e saj çështja materiale. Djalli e urdhëroi shpirtin e saj të kryej këtë punë të shëmtuar. U stolis me rrobat më të bukura, u parfumos me parfumet më të këndshme dhe doli para Rrebiut qe ishte duke u kthyer nga xhamia. U ndal që të dijë se ç'ishte problemi. Për një moment e kuptoi lojën e saj, kështu që dëshiroi t'a këshillojë, me shpresë se do të kthehet në rrugë të drejtë dhe i tha asaj:
    Oj robëresh e Allahut, si do të ndihesh sikur të t'bjerë sëmundje e rëndë në trupin tëndë dhe të ndryshojë pamjen dhe gëzimin tënd?!
    Oj robëreshë e Allahut, si do të jetë gjendja jote nëse zbret meleku i vdekjes, nga Zoti i botërave dhe t'a presë arterien e zemrës tënde?!
    Oj robëreshë e Allahut, si do të përgjigjesh para dy melekëve kur të pyesin ty për këtë vepër?!
    Gruaja filloi të qajë dhe iku me të shpejtë.Ishte ky një rast që e shtyri këtë grua të pendohet tek Allahu xh.sh. duke i premtuar Atij se do ta ndjekë rrugën e vërtetë dhe filloi të e adhuroje Allahun e Madhërishëm në shtëpinë e saj. Sa herë që përmendej mëkati e përfshinte vaji. Ajo nuk u largua nga kjo botë përderi sa nuk u bë e njohur për adhurimin e saj të pandërprerë që e bënte për Allahun xh.sh. Netët e gjata e të ftohta i kalonte duke kërkuar mëshirë në namazin e saj dhe duke u lutur me dua dhe biseda të fshehta shpirtërore që i bënte me Krijuesin e gjithësisë. Kurse ditët e gjata të verës i kalonte me agjërim. Vdekja e zuri si një rrënjë e djegur për shkak të vajit dhe sëshprimit mbi mëkatet e kaluara.

    Motër muslimane...
    A thua ti nuk je poseduese e gabimeve? Ku janë pra lotët e tu?

    Motër muslimane...
    A nuk je robëreshë e gjynaheve? Ku janë pra lotët ndaj mëkatëve të kaluara?

    Motër muslimane...
    A munde t'a përballosh EL-HAVIJA-në. A e dinë se ç'është Havije? është zjarri me nxehtësi shumë të lartë?!

    Dole nga barku i nënvs vetëm!
    Do të hysh në varr vetëm!
    Do të qëndrosh para Allahut xh.sh vetëm.
    A e ke kuptuar domethënien e adhurimit? A e ke rrënjosur në zemrën tënde?
    A e ke kryer obligimin ndaj prindërve tu?
    A e ke kryer obligimin ndaj burrit?
    Fëmijët tu, a i ke edukuar me përmendjen e Allahut dhe a i ke urdhëruar për namaz apo i ke rritur në shoqëri të filmave dhe këngëve?
    Deri kur do të vazhdosh me lënjen e namazit, ikjen nga Kurani e ti je e bindur se vdekja të kërkon.
    Varri është shtëpia jote;
    Dheu shtroja jote;
    Krimbat do t'i kesh shokët më të afërt;
    Mos vallë, pret derisa t'a harrosh edhe fejen tënde?
    Pejgamberi a.s shpesh e përsëriste këtë dua (luitje):

    "O Ti që i rrotullon zemrat, forcoje zemrën time në fenë Tënde; O Ti që i udhëzon zemrat, udhëzoje zemrën time në ndëgjesën Tënde"

    Ndërsa Enesi r.a transmeton:

    Tham: ja Resululla, të besuam ty dhe asaj me çka erdhe, a frikësohesh për ne? Pejgamberi a.s. tha: 'Po me të vërtetë zemrat janë në duart e Allahut xh.sh. kështu që Ai i ndërron zemrat (i përmbytë)"

    Pra a beson në zemrën tënde dhe në fenë tënde?!
    Si pra kur ti je e njohur për mëkatet e shumta, vërshon pas turpësive dhe dëshirës së zjarrtë, pas gëzimeve trupore dhe gjërave të cilat s'qëndrojnë gjatë.

    Motër muslimane...
    Po i afrohemi vdekjes dhe agonive të saj.
    Po shkojmë për në varr, tek vështirsitë e saj të mëdha.
    Po i afrohemi ringjalljes dhe situatës së saj.
    Po i afrohemi ditës së kijametit dhe vështirësive të saj. më pastaj do të paraqitet para teje e vërteta dhe do të shohësh llogarinë
    E që ke për ta dhënë para Allahut xh.sh.
    Allahu xh.sh. thotë:

    "Ti ishe në një huti (nga kjo ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë". (Kaf 22)



    Mexhdi ibni Fethi es-Sejid

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    A e ke kryer obligimin ndaj prindërve tu?
    A e ke kryer obligimin ndaj burrit?
    Po per veten e saj, çfare obligimi ka?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Po per veten e saj, çfare obligimi ka?
    Obligimi ndaj të tjerëve është obligimi ynë ...

    Sepse edhe të tjerët kanë obligime ndaj teje ...
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po konkretisht po flasim, cili eshte obligimi i femres per veten e saj (pertej te gjithave, edhe besimit) ... ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Po konkretisht po flasim, cili eshte obligimi i femres per veten e saj (pertej te gjithave, edhe besimit) ... ?
    Pyetja relativisht është parashtruar, intersant, gabimisht ose shumë bukur, gjë të cilën nuk arrij ta konceptoj.

    T'i u shërben të tjerëve, të tjerët të shërbjenë ty ...

    P.Sh. : Ti punon në një Administratë apo dikund tjetër, Administratori të jep Rrogën ...

    Kjo do të thotë që ti i shërben atij, dhe ai të shërben ty,
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Pyetja relativisht është parashtruar, intersant, gabimisht ose shumë bukur, gjë të cilën nuk arrij ta konceptoj.

    T'i u shërben të tjerëve, të tjerët të shërbjenë ty ...

    P.Sh. : Ti punon në një Administratë apo dikund tjetër, Administratori të jep Rrogën ...

    Kjo do të thotë që ti i shërben atij, dhe ai të shërben ty,
    me kët që the definitivisht e bëre femrën skllave...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 22-08-2009 më 20:42

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Shume e drejte...Kane obligime te tipit:

    http://www.truthandgrace.com/Images/muslimhate184.jpg

    dhe...
    Si cdohere si shembull merren keta rastet extreme te cilet ne fakt mund ti gjejme edhe ne boten joislame!

    Moj goce, shiko pak statistikat e dhunes ndaj grave ne perendim dhe SHBA!
    Une kam punuar nje kohe ne nje keshillimore familjare dhe gjith femrat dhe femijet qe kisha kontakt gjate asaj kohe ishin jomuslimane.

    Dhuna ndaj gruas nuk njeh kombesi, race dhe fe, ajo ndodh kudo ne bote.


    Na i kurseni ju lutem keta shkrimet tuaja dhe ironizimet ne kete rubrike se paku gjate ketij muajit! Kjo lutje ju drejtohet gjithve duke perfshi edhe dy shoqet me pseudonimin blue te cilet duhet te kontribojne per qetesi dhe mirekuptim ne kete forum!

    Kalofshi mire!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dritë : 23-08-2009 më 02:28

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    me kët që the definitivisht e bëre femrën skllave...
    Kronike, mami jote skllave eshte qe perkujdeset per mireqenien tende dhe te familjes?

    A perkujdeseni edhe ju per mamin ne shtepi?

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Femra ne islam eshte sllave e mashkullit,nese dikush ka argumente te kunderta te na i sjell me shembuj,une kam me miliona shembuj qe flasin per sllaverin ndaj femres.
    Lereni prrallat se nuk eshte vendi per prralla ketu ju lutem.
    Drenicak, une nuk jam as SLLAVE e as SKLLAVE


    E jap vehten si shembull, e martuar me musliman dhe deritash as e sllavizuar (e kam burrin shqiptar ) e as e skllaveruar. lol

    Ndoshta ju andej ka Drenica e keni tradite ti skllaveroni femrat, te ua punojne arrat, te ua ruajne bagetine, e ju te rini kembekryq badihavxhinje duke rrotullu pakon e cigareve dhe fillozofu tan diten... e po flet i frymezuar duke nis nga vetvetja.

    Hajt shnet se me bere te qesh, nuk din as me shkruajt si duhet, ngateron sllaven me skllaven! lol

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga Dritë Lexo Postimin
    Drenicak, une nuk jam as SLLAVE e as SKLLAVE


    E jap vehten si shembull, e martuar me musliman dhe deritash as e sllavizuar (e kam burrin shqiptar ) e as e skllaveruar. lol

    Ndoshta ju andej ka Drenica e keni tradite ti skllaveroni femrat, te ua punojne arrat, te ua ruajne bagetine, e ju te rini kembekryq badihavxhinje duke rrotullu pakon e cigareve dhe fillozofu tan diten... e po flet i frymezuar duke nis nga vetvetja.

    Hajt shnet se me bere te qesh, nuk din as me shkruajt si duhet, ngateron sllaven me skllaven! lol
    Ai qe nuk e flet te verteten eshte normal qe poshtrohet ne ket menyr duke mos e dallu fjalen "sllav" nga fjala "skallv"...
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •