jo vetem qe nuk jane vrasjet mbas vitit 53, por nuk po shof as ekzekutime te viteve 1949, 1950, 1951. nuk besoj se kan ndejte pushim kto 3 vite![]()
jo vetem qe nuk jane vrasjet mbas vitit 53, por nuk po shof as ekzekutime te viteve 1949, 1950, 1951. nuk besoj se kan ndejte pushim kto 3 vite![]()
Me vejn keq, por komunistet dhe per dite djele e kishin dite aksioni, jo me te kene bere pushim me vite.Numri i te pushkatuarve arrin afersisht 6000.Por femijet e te afrmit qe perfunduan ne internim dhe ne burgje pa fund?Por si te mos mjaftonte kjo drame , me paturpesine me te madhe,femijeve te tyre i vune dhe damken e spiunit.Pra komunistet dhunojne dhe te vdekurit e jo me te gjallet.E pra Anesti ne kete bote nuk ka vote per bllokemene, jo per faktin se i perkas kesaj shtrese, por se mjafton te shoh se cfar kane bere.Sot nipat e tyre i kemi gjithe diten tu na dhene leksione demokracie ne rrolin e gazetarit (Bushati nipi i Hysni Kapos) apo ne rrolin e udheheqesit te partise si Edvin Rama nipi i S. Kolelkes.Luajne teater kurvat, sillen sikur kritikojne njeri tjetrin.Te gjithe u habiten me trimerine e Bushatit kur i tha Rames qe ke dale nudo.?!!!!Mallkuar qofshin!
Statistikat e genocidit komunist janė me tė vėrtetė shokuese
1.- Tė pushkatuar: 5548 Nga kėto: 91 gra
2.- Tė burgosur: 14563 Nga kėto: 445 gra
3. Tė vdekur nė burg: 987 Nga kėto: 7 gra
4. Tė futur nė Psikiatri: 308 Nga kėto: 35 gra
5. Tė internuar e dėbuar: 21401 Nga kėto: 9322 gra
Gjithsej tė pushkatuar e vdekur nė burgjet e komunizmit: 6535 viktima
U pushkatuan, burgosėn dhe vdiqėn nėpėr burgje
Klerikė katolikė 120
Klerikė bektashianė 83
Klerikė muslimanė 60
Klerikė ortodoksė 39
U shkatėrruan dhe u mbyllėn 2169 institucione fetare
-Xhami 740
-Kisha e manastire ortodokse 608
-Kisha e manastire katolike 157
-Teqe, tyrbe 530
__________________
Per kosovaret qe respektojne Enerin qe ishte bashkepunetor i Jugosllaveve.
Ja si e ka trajtuar familjen e Isa Boletinit.
TE VRARE NGA SERBET
1. Halil Boletini 1833
2. Mujė Boletini 1892
3. Ahmet Boletini 1894
4. Isa Boletini 1916
5. Halil Boletini 1916
6. Seid Boletini 1916
7. Jonuz Boletini 1916
8. Halit Boletini 1916
9. Musa Boletini 1944
10. Skėnder Boletini 1944
11. Asllan Boletini 1945
12. Faik Boletini 1947
13. Isuf Boletini 1947
14. Rasim Dajēi (nip) 1945
15. Hysni Rudi (nip) 1945
TE BURGOSUR NE JUGOSLLAVI
1. Mujė Boletini 3 vjet
2. Kapllan Boletini 20 vjet
3. Ali Boletini arrtisur nga burgu
4. Tafil Boletini burgosur nė 1945
5. Ikbale Boletini burgosur nė 1945
6. Kumrie Boletini burgosur nė 1945
TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI
1. Adem Boletini vrarė nė 1943
2. Tafil Boletini burgosur nė 1945
3. Adile Boletini burgosur nė 1947
4. Ismet Boletini burgosur nė Spaē
5. Enver Dajēi (nip) burgosur nė Spaē
Familja e madhe e Isa Boletinit nga Mitrovica e Kosovės
Origjina e herėshme e familjes sė Boletinėve prej nga rrjedh i famėshmi Isa Boletini, ėshtė nga fshati Isniq i Mitrovicės. Nė atė fshat qė pėrpara periudhės sė Skėnderbeut thuhet tė ketė ka banuar i pari i tyre qė quhej Lekė, i cili ka pasur tre djem: Nika, Cana dhe Preka. Nga kėta tre vėllezėr qė jetuan nė fshatin Isniq, rrodhėn dhe u krijuan tre lagje, qė morėn emrat: Niklekaj, Canalekaj dhe Preklekaj tė cila u shumuan dhe arritėn deri nė 500 shtėpi. Si shumė familje tė mėdha patriakale tė asaj periudhe, edhe familja e Lekės e ata qė erdhėn pas tij deri nė pesė breza, tė detyruar nga presionet e pushtimet osmane dhe pėr t'ju shpėtuar pagimit tė taksave dhe detyrimeve ndaj Turqisė, iu vunė fėmijėve tė tyre emra tė ndryshėm si Mujė, Demė, Hajdar dhe Myrsel. Kėshtu nga barku i familjes sė Hajdarit dhe vėllait tij Halitit, rrodhi dhe u krijua lagjia Zhazhė, kurse nga barku i vėllait tjetėr Ahmetit, rrodhi dhe u krijua lagjia Muslije. Nga barku i Adem Myrselit rrodhi shtėpia e Ahmet dhe Isa Boletinit. Mė pas duke u shtuar numri i tyre, rreth 180 shtėpi u shpėrngulėn nga fshati Isniq dhe u vendosėn rreth e rreth Istogut ku formuan katundet Tomoe, Muzhevinė, Prekallė, Rudicė, Zabllac, Trubuhovcė, Boletin e Zharcė. Po kėshtu nė atė kohė nga Isniqi janė shpėrngulur edhe mė shumė se 50-60 shtėpi tė tjera tė cilat u vendosėn nėpėr fshatra dhe qytete tė ndryshme tė Kosovės. Sipas njė studimi tė Prof. Skėnder Luarasit, thuhet se tė parėt e kėsaj familje tė detyruar nga depėrtimet e pushtuesėve osmanė, kanė zbritur nga viset veriore ku banonin nė atė kohė dhe janė vendosur nė fshatin Boletin aty rreth vitit 1529, ku morėn dhe mbiemrin Boletini. Ky fshat i cili ėshtė dhe vėndlindja e Isa Boletinit, ndodhet jo shumė larg qytetit tė Mitrovicės (nė veri tė saj) i cili duket si njė qytezė e vogėl i vendosur mbi faqen e njė shkėmbi tė madh, pėrbri njė shpati qė vėndasit e quajnė Sokolaj. Aty nga viti 1750, kullat e Boletinėve u dogjėn pėr herė tė parė nga taborret e ushtrisė turke, kur kėta marshuan nė drejtim tė asaj krahine pėr tė kapur Hajdarin e Demė Mujė Nikės dhe vėllezėrve tė tij Halilit e Ahmetit. Duke qenė si fisi i Boletinėve nuk u pajtua asnjėherė me politikėn e Portės sė Lartė tė Stambollit dhe ishte gjithmonė nė gjėndje lufte me ta, kullat e tyre nė fshatin Boletin u dogjėn pėrsėri nė vitet 1830-1832 kur ushtria turke erdhi pėr tė kapur Adem Boletinin. Po kėshtu nė vitin 1892 ajo kullė u dogj pėrsėri nga turqit nė luftrat qė ata bėnė kundėr Ahmet Boletinit. Historia e familjes Boletini vazhdon me Isa Boletinin (u lind nė fshatin Boletin nė 15 janar 1864) i cili vazhdoi luftrat kundėr turqėve dhe si rezultat i saj, zjarri mbi kullat e Boletinėve u vu pėrsėri nga Hafėz Pasha i cili i dogji ato nė vitin 1895. Pas kėsaj kullat e Boletinėve u dogjėn edhe dy herė rradhazi nga xhonturqit nė vitet 1908 dhe 1914, nė luftrat qė ata bėnė kundėr Isa Adem Boletinit. Isa Boletini pati nėntė djem dhe pesė vajza, tė cilat quheshin: Halil, Zahid, Mujė, Adem, Musė, Bajazit, Asllan, Faik, Kapllan, Azize, Havize, Shehdije, Ajete dhe Feride. Isa Boletini pasi u bė njė nga prijsit kryesorė tė shqiptarėve tė Kosovės nė luftrat e tyre kundėr pushtimit osman, njė nga ngjarjet mė tė njohura tė jetės sė tij, ėshtė pjesmarrja nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė nė nėntorin e 1912-ės ku Ismail Qemali shpalli Pavarsinė e Shqipėrisė. Isa Boletini u vra nga forcat serbo-malzeze tė Gjeneralit Vukoviq, teksa ishte duke kaluar nė urėn e Ribinicės nė qytetin e Podgoricės. Bashkė me Isa Boletinin, atė ditė u vranė dhe shtatė pjestarė nga familja e tij, duke filluar nga djali i tij i madh Halili (24 vjeē), djali tjetėr Zahidi (18 vjeē) qė nė atė kohė ishte student nė Vjenė, dy nipat Jonuzi (26 vjeē) dhe Halili (24 vjeē) si dhe tre kushėrijtė e tyre tė quajtur Hajdar Selim Radisheva, Misin Niman Bala dhe Idriz Bislimi. Pas vrasjes sė Isa Boletinit, nė vitin 1916, qė pėrkon edhe me largimin e ushtrisė osmane nga Shqipėria, familja e madhe e Boletinėve qė jetonin nė fshatin me tė njėjtėn emėr nė afėrsi tė Mitrovicės, u muar me administrimin e pronave tė tyre. Pėrveē kėtyre pronave tė cilat konsistonin nė toka bujqėsore, blegtori me mijra kokė dele dhe kullota qė shtriheshin nė tė gjithė fshatin Boletin, familja Boletini ka qenė e njohur dhe pėr prodhimin e gurėve tė Mademit pėr mullijtė e blojės, tė cilat shiteshin deri nė Hungari. Nė vitin 1944 me ardhjen nė pushtet tė regjimit komunist tė Titos, familja Boletini iu nėnshtrua njė persekucioni tė egėr dhe barbar, duke bėrė qė djemtė, nipat dhe mbesat e Isa Boletinit tė ndiqeshin, pushkatoheshin dhe burgoseshin. Po e njėjta gjė ndodhi dhe me pjesėn tjetėr tė familjes sė Isa Boletinit qė ndodhej nė Shqipėri, ku qė nė 1943 u vra me atentat djali i Isės, nėnkolonel Adem Boletini dhe mė pas disa nga nipat e kėsaj familje vuajtėn nėpėr burgje dhe internime. Si rezultat i kėsaj politike qė u ndoq nga regjimet e Beogradit dhe Tiranės nė harkun kohorė tė 80 vjetėve, nga familja e Isa Boletinit janė vrarė apo ekzekutuar 15 vetė dhe dhjetė tė tjerė vuajtėn me vite tė tėra nė burgje dhe internime. Regjimi komunist i Tiranės duke ndjekur dhe mbajtur ndaj familjes Boletini tė njėjtin qėndrim si ai i Beogradit, nuk ia dha Isa Boletinit vėndin qė i takonte nė Historinė e Shqipėrisė. Si rezultat i kėtij qėndrimi, deri nė vitin 1962 ai mbante vetėm urdhėrin "Skėnderbeu" dhe nė atė vit, nė kuadrin e 50-Vjetorit tė Pavarsisė, iu akordua titulli i lartė "Hero i Popullit". Pas kėsaj rreth 20 vjet mė vonė nė vitin 1981, atij iu ngrit njė monument madhėshtor nė qytetin e Shkodrės dhe nė inagurimin e tij nuk u thėrritėn dy nipat e Isa Boletinit, Enisi dhe Isai qė jetonin nė Tiranė.
Dashnor Kaloēi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 23-08-2009 mė 19:27
Lista nuk perfshin ata qe vdiqen ne burg prej torturave.
Komunistet rrac e mallkuar!
Krijoni Kontakt