-
i/e regjistruar
Gjergj Lacuku
Nanės sime
Kan ra rrezet an'e mban'
Ēelin lulet plot aromė,
Sa mall sot per nanėn kam
Mall qė zemrėn ma copton.
Ti natyr' pra buzėqesh
Si t'ka hije ty gjithmonė,
Pak qetesi t'ia kthesh
Kesaj zemre qė po vajton.
Fllad i ambel sot po fryn
E nder pem' zogjte kendojn'.
Nana e dashtun m'del nder sy
E Un'hap krahet ta pėrqafoj'.
Por jo, jo, mundohem kot'
Asht nje vegim si n'fėmini,
Dhe un' prej mallit derdhi lot
Se nana a larg - ne Shqipni.
O kurbet ti plag'e rand'
Qe s'te gjendet jo sherim,
Zemra nanash je tue tha'
Tue ia marr' jetės rinin'.
Varka e Noes
Njė jetė tė tėrė pritėm.
Vjeshtė e gjatė dita,
Dhe nata - njė dimėn i egėr.
Nėn qiej tė vranėt,
Nėn rrebeshe vuajtjesh,
Si stuhi uraganėsh
Shpirtrat tonė mbijetuan.
Pėr pesėdhjetė vjet
Varka shqiptare e Noes
U end poshtė e pėrpjetė
Nė detin e zi tė djajve tė kuq;
Pėr me na shpėtue nga vdekja e Satanit
Qė nė fillim si engjėll na u duk.
Djajte e Kuq
Ngjyra e shikimit tyne-sinonim I vdekjes
Nuk e kuptoj pse na I verbuen syt'e arsyes?
Na i mbyten mendimet ne greminen e heshtjes
Na njoften nga kafshet prej f'tyres.
Dritat e kuqe qendronin ne rrug't e jetes
Makina e ndjenjave ngarkue nga pesh'e lutjeve
Ne heshtje fikun semaforet e jetes
E shpirti shtypun nga mal' i vuejtjeve.
Tek ju lashė unė zemrėn time
Pikon mall kjo zemra ime,
Pikon mall e dashuri.
Qetėsi gjen veē nė vendlindje
Ku kalova fėmijėrinė.
"Malli rrjedh, jo nuk pikon!"
Zemra ime flet kėshtu.
Dallgėn e mallit e qetėson
Veē kur ėshtė aty tek ju.
Bien muzgje, ēelin agime,
Erret natė, zbardh mėngjes,
Tek ju lashė unė zemrėn time
Pėr ju rreh deri sa tė vdes.
Mollė e ndalume
Na futen nė kopshtin e "Edenit"
Nė vend tė luleve rreth e qark
Tela me gjemba
(zbukuru me ftyrėn e Enverit).
Aty u rritėm si nė inkubator:
Hangrėm ē'na dhanė,
Fjetėm kur na thanė,
Bile, disave jua prenė krahėt
Kur i panė se hidheshin perpjetė.
Oh, Zot, se ē'hoqme n'at' jetė!
Ēdo gja pėrtej errsinės
Ishte mollė e ndalueme
Perėndi, edhe rrezet e diellit na i bllokuene.?
Nata e ikjes
Mora rrugen e largimit
Ne nji natė qe binte shi,
Me zgjidh prangat e mjerimit
Qe duer-kambe mi kishte nxi.
Tue kalue telat me gjemba
Edhe andrrat paten frike.
Nder kėto tela vete vdekja
Bante roje nate e dite.
Ne mesjeten komuniste
Per ne lulet s'kishin erė.
E ne heshtje zemra thėrriste
-Per pak drite ne ket' sketerrė.
Per mue ikja s'ishte kange
Qe te kėndohej nder gėzime,
Por ajo mbeti plage
qe me djeg e me jep dhimbje.
Emigrantėve
Qetėsi shpirtnore nė ket' bot'
Larg vendlindjes vėshtir' me gjet
E kjo jet' si dallgė ushton
Si stuhi qė kurr' nuk hesht.
E rand' qenka me emigrue,
Prej njerzve m'u nda pėr sė gjallit.
Kėshtu Zoti e paska shkrue
Me lą rrugėn me lotėt e mallit.
U rritėm ne t'mjeruem
Si fėmijė tė lanun jetim,
Me zemrėn mallpėrvėluem
Na kalon jeta nė mėrgim.
Por ama kurrė mos t'harrojmė
Se kush ishim, nga erdhėm
Se mandej humb vlera jonė
Dhe pėr ne e bardha erret.
Se mandej humbet vyrtyti
Si dhe besa a Shqiptaria
sic na humbi komunizmi
mos me dite se c'asht njerzia
Me andrra, shpresa e besim
shikojme larg n'ardhemeni
nje dite patjeter do vijme
tek ti -O Nane Shqipni !
Do vij
Me lot per sy,
Me zemer t'vrame,
Te lash' Nan' Ty
Diten qe u ndame.
Un'-bir i vetmise,
Me brengė e hidhėrim,
N'kerkim te lirise
Udhtoj pa pushim.
N'djepin e mjerimit
Me ferra rrethue,
Me doren e trishtimit
Andrrat ledhatue.
N'moshen e rinise
Mes shiut tė vjeshtės,
Tue u arratise
Mbi telat e vdekjes.
Vite kalue kan'
Ne boten e huej,
E per ty moj nan'
Oh sa shumė po vuej!
Nje dit' kam me ardh'
Ndoshta krejt pa prit',
Para kam me t'dal'
Si rrezja qe shndrit'.
Mos i ferko syt',
Mos t'mashtroj vegimi.
Un' jam djali yt
Qe vij nga mergimi.
E ti pėrmes lotit
E bukur shtojzovalle
Do tė falenderosh Zotin
Pėr kėtė Ditė tė madhe.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt