Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Naum Prifti

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Naum Prifti

    Zogu prej druri

    Me kėmbėt nė ujėt e kėnetės e me sqepin e gjatė ngritur vertikalisht drejt qiellit, ai sikur priste diēka. Shpendi dukej se kishte vetėm kėmbė e sqep e njė dorė pupla nė mes. Sikur Stiliani ta kishte parė duke ēepkatur farėza nėpėr lėndinat e zabelet, s’do t’i kishte lėnė mbresė, kurse atje nė blacė zogu me sqepin e hollė drejt qiellit, dukej se dėgjonte diēka mahnitėse. Stilianit nuk i hiqej nga mendja figura e tij. Kėmbėt e gjata e sqepi thuajse po aq i gjatė, me njė trumbė puplash nė mes, i parafytyrohej edhe kur mbyllte sytė. Nuk ia dinte emrin zogut, ndėrsa cicėrimat e lehta si ca mėrmėritje qė po ia besonte qiellit dhe bllacės, ia dėgjonte. Ndofta zogu priste a ftonte zogėzėn duke cicėritur: “Jam kėtu, jam kėtu. Tani vij, vij, vij, vij!” Pamja e zogut e ngacmoi Stilianin ta gdhendte figurėn e tij nė dru. Tek e parafytyronte tė modeluar, i shkonte njė e therur mes pėr mes, sikur i
    fėrgėllonte shpirti prej padurimit. Zogu do tė qėndronte me sytė e pulitur kudo qė ta vije dhe kushdo qė ta shihte do tė kishte mbresėn se po ia dėgjonte cicėrimat qė delnin nga sqepi.
    Ndėrsa dielli derdhte mbi luginė afsh tė ngrohtė, dhentė kullosnin si pėrherė tė qeta nė lėndinat me bar. Herė pas herė nė qiellin e kaltėr fluturonin zogj tė vegjėl duke hapur e mbledhur krahėt. Qielli mbushej me cicėrima e Stiliani mendonte sa mirė do tė kishte qenė sikur ta dinte gjuhėn e zogjve qė tė kuptonte ēfarė thoshin midis tyre. Vetėm te pėrrallat kishte njerėz qė e kuptonin gjuhėn e zogjve dhe Stiliani e besonte si tė vėrtetė. Nuk thonė kot pleqtė, kanė ngjarė, prandaj tregohen.
    U fut nė zabel tė kėrkonte njė dru bushi tė trashė sa llėra dhe pėr fat e gjeti shpejt. E preu nė rrėzė me sakicė, pastaj i shkurtoi majėn dhe copa e bushit thuajse dy pėllėmbė e gjatė, akoma e pa xhveshur nga lėkura, tani ngjante si kopėrr pėr tė shtypur hudhrat, po ai do ta kthente nė shėmbėlltyrėn e zogut pa emėr qė sodiste i mahnitur diellin dhe qiellin.
    Ēdo cefėl qė hiqte biēaku nga druri, i ngjallte pėrbrenda gėzimin e paēanėsuar se po nxirte nga duart njė zog po aq tė bukur sa ai ii vėrteti dhe kėnaqej tek e pėrfytyronte tė pėrfunduar. Do ta quante thjesht “Zogu i bllacės.” Dhentė ecnin duke kullotur dhe ai po ashtu ecte duke gdhendur copėn e drurit. E ndėrsa gdhendte kėrēelen, Stilianit i ngjante se ia dėgjonte kėngėn zogut, me refrenin “tani vij, vij, vij.” Mes cicėrimave biēaku shkiste lehtėsisht mbi drurin e butė tė bushit. Mė sė fundi e arriti qė donte, njė zog me kėmbė tė gjata e me nyje nė mes, trupi sa njė dorė fėmije me pendėt e krahėve tė palosura njėra mbi tjetrėn dhe qafa e ngritur lart me sqepin si shigjetė. Tani zogu i tij ishte si ai qė pa nė kėnetė. E soditi i gėzuar dhe duke e mbajtur zogun nė dorė, e vuri kopenė pėrpara dhe e nisi drejt fshatit, qė tė arrinte t’i fuste dhėntė nė shtrungė pa perėnduar dielli,
    pėrndryshe Sabriu, do tė turfullonte si kalė teknefes.
    Rrugės hasi njė udhėtar qė la xhadenė dhe mori monopatin e fshatit tė tij. Sikurse e donte mirėsjellja, e pėrshėndeti i pari:
    - Mirėmbrėma, o mik!
    - Mirėmbrėma, - iu pėrgjegj udhėtari.
    - Nga vjen zotrote?
    - Nga qyteti.
    - Ke ndonjė mik kėtu, apo...
    - Jo, jam inspektor arsimi.
    - A, paske punė me shkollėn... Shkolla tė bėn njeri, po ē’e do qė s’e patėm
    atė fat.
    Sapo inspektorit i ranė sytė mbi zogun e gdhendur, e pyeti:
    - Ku e gjete kėtė zog?
    - E bėra vetė, -iu pėrgjegj Stiliani. – Kaloj kohėn duke gdhendur lugė druri, koka
    kėrrabash, qepshe...
    - E bukur, - tha tjetri pasi e vėrejti hollėsisht, se vėrtet e befasoi forma elegante e zogut.
    - Tė pėlqen? – e pyeti bariu.
    - Shumė, -pohoi inspektori.
    - Merre! – ia ofroi bariu.
    -Po ndoshta ta ka porositur dikush... – deshi tė davariste dyshimet inspektori.
    - Jo, jo, - e siguroi ai. – Kush porosit gjėra tė tilla? – u habit Stiliani.
    Inspektor Misto Kavaku u mendua pak. Zogu i pėlqente, por kishte tė ngjarė
    qė ēobani t’i kėrkonte njė ēmim tė lartė dhe ai nuk ishte i prirė pėr shpenzime luksi. Sikur tė kishte kuptuar dyshimet e tij, bariu i tha se ia falte.
    - Kam dhe njė lugė druri, - tha ēobani duke nxierrė nga torba qepshen e lėmuar me prarime bojė lajthie.
    - Kėtė do ta ble, - i tha inspektori, duke menduar se e shoqja do t’i gėzohej dhuratės.

    * * *
    E shoqja e Mistos, Pavlina, iu gėzua qepshes, ndėrsa skulpturėn prej druri s’e pėrfilli aspak. Si vajzė fshati, edhe pse jetonte nė qytet prej vitesh, ajo ēmonte vetėm sendet qė i hynin nė punė, ndėrsa objektet artistike i shihte si rrangulla tė kota.
    - Po kėtė ē’e deshe? – e pyeti tė shoqin qortueshėm, sapo ai nxori nga ēanta zogun prej druri.
    - Thashė mos e doje ta vije te komoja pėr bukuri, - ironizoi i shoqi.
    - Unė s’e shoh dot me sy, ti mė thua ta mbaj atje si ikonė...
    – Po nuk e deshe, e shpie nė zyrė.
    - Shpjere ku tė duash, veē ma hiq nga shtėpia, - erdhi pėrgjegja e saj.
    Tė nesėrmen Mistoja e mori skulpturėn prej druri nė zyrė dhe e vuri mbi tryezėn e punės.
    Doemos ishte njė objekt i rrallė qė tėrhiqte vėrejtjen e e secilit vizitor a nė punės qė hynte nė zyrė.
    - Ku re nė kėtė kryevepėr? – e pyeti Jeton Shtuni, drejtori i Arsimit, sapo hyri nė zyrė. Shkoi pranė tryezės, e mori zogun nė dorė dhe po e sodiste hollėsisht.
    - Ma falėn, - ia ktheu Mistoja.
    - Mos fol gjepura, nuk tė fal njeri sende tė tilla...
    - Pėr nder ma falėn nė Arrėz.
    - Thuaj, sa e ke blerė?
    - Unė tė harxhoj pėr tė tilla gjėra? – protestoi Mistoja.
    - Atėherė e ke peshqesh nga ndonjė mik, qė ta ka nevojėn... – e ngacmoi Jetoni
    -As nuk e njoh fare, - u mbrojt Mistoja duke e befasuar shefin akoma mė shumė. – U takuam rastėsisht nė rrugė. “Tė pėlqen?” mė pyeti. “Po,” i thashė. “Mbaje!” mė tha. As emrin nuk ia mėsova. Qe ēoban dhėnsh, mė duket...
    Misto Kavaku u kutua se nuk ia dinte autorit as emrin e mbiemrin, veē profesionit ēoban dhensh. .
    - Ky u bė imi, - deklaroi shefi duke pėrdorur formulėn e njohur tė pėrvetėsimeve shoqėrore.
    - Merre! – ia ofroi zemėrgjerėsisht Misto Kavaku. – Unė e solla pėr zyrėn. – Madje ndihej i gėzuar qė iu dha rasti t’ia falte shefit diēka qė i pėlqente. E dinte se Jetoni mblidhte objekte etnografike, ēorapė me lule, qendisje me grep, mblatėsa, kupa druri, etj. Disa thoshin se e shtynte pasioni pėr artin popullor, disa tė tjerė pėshpėritnin se synonte tė nxirrte fitime tė majme prej tyre. i donte pėr tregėti.
    I mrekulluar nga punimi, Jeton Shtuni e vuri mbi tryezėn e vet qė t’ua dėftente shokėve tė vet, sidomos atyre qė dinin t’i ēmonin vlerat e artit popullor. I joshur nga punimi artistik i veprės “Zogu me kėmbė tė gjata,” -titullin vepra e mori vetvetiu- ai mendoi tė shkonte nė Arrėz e tė takonte autorin. Shpresonte se artisti popullor do tė kishte nė inventarin e vet edhe vepra tė tjera dhe ai s’donte t’i linte t’i shpėtonin nga duart mrekulli tė artit popullor. Ai u nis me veturė drejt fshatit Arrėz mes pyllit me pisha e bredha. Kėrkoi mėsuesin e shkollės fillore dhe e pyeti nėse njihte ndonjė gdhėndės figurinash prej druri. Mėsuesi u mendua. Me frikė nė zemėr Jetoni priti pėrgjigjen e tij.
    - Mė duket se Stilian Ademi, gdhend kupa gjize, lugė me bilbil, vazo, koka kėrrabash... Kėshtu mė kanė thėnė, - bėri njė parapritė mėsuesi, - por unė vetė s’i kam parė.
    -A thua tė ruajė nė shtėpi sende tė gdhendura? – e pyeti shefi.
    -Nuk e di. Ai s’ka shtėpi fare, as familje, - u kujtua mėsuesi. - Fle nė plevicėn e Sabri Tulanit.
    - Kush ėshtė ky?
    - Kryetari i komunės pra, ai qė e ka pajtuar ēoban.
    Shefi kėrkoi ta takonte ēobanin sapo tė kthehej nga kullota nė darkė, ndėrsa mėsuesi qe i mendimit tė takonin Sabriun mė parė, ndryshe atij do t’i ngelej hatėri.

    * * *
    Sabri Tulani nuk e pyeti mikun nga qyteti pėrse qe munduar, se te shtėpia e tij vinin vazhdimisht blerės leshi, gjalpi, lėkurėsh ose mish nė kėmbė. Mysafiri mbase donte katėr a pesė shelegė pėr dasmė a ndonjė festė familjare. Pas pėrshėndetjes tė zakonshme, miku nga qyteti filloi tė interesohej pėr punėt e ēobanit qė ruante dhentė e tij.
    -Ē’punė? – pyeti me dyshim Sabriu, duke menduar mos merrej me kontrabandė.
    - E ka fjalėn pėr lugėt, kokat e kėrrabave qė gdhend ai, - e sqaroi mėsuesi.
    - Ooo! Ēeplendiset me brisk nė dorė e vret kohėn duke gdhendur druēka, - e zhvleftėsoi Sabriu. – Kalamajve , u ka lezet tė gdhendin bilbila druri, e asi sendesh, jo burrave! Rri gjithė ditėn burri duke gdhendur njė kokė kėrrabe. Pse stoli pėr ta varur nė gushė ėshtė kėrraba? Si e gdhendur, si e pagdhendur njė punė bėn. Apo e kam gabim?
    - Jo, e ke mirė, - e pėrkrahu mėsuesi.
    -Nė krye xheku vinte m’i tregonte, - vazhdoi Sabriu, - mė lutej t’ia shihja si e kishte stolisur dashin te koka e kėrrabės, mė tregonte turinjtė, buzėt, brirėt e tij tė kthyer. Dashin e dua tė gjallė, ia ktheja unė, qė ta shes nė pazar, qė ta pjek nė furrė, ndėrsa ky i kėrrabės tėnde s’mė hyn nė qese. Mirė i thosha? – pyeti Sabriu.
    -Bukuri, - e miratoi mėsuesi.
    - Xhingla-minglat s’i hyjnė askujt nė sy, - shpėrtheu Sabriu.
    - Mė falni, - ndėrhyri Jetoni, - por edhe ato kanė vlerėn e tyre....
    - Vlerė? – u habit Sabriu. Ai s’mund ta besonte se nga duart e ēobanit tė tij delnin gjėra me vlerė. – Te fundēat e shqopave tė Tilit mbeti vlera? – pyeti mospėrfillės.
    - Njė tavan i gdhendur e kėnaq syrin, ndėrsa atij me tavanishte s’ia hedh sytė kush, - vėrejti mysafiri.
    Kundėrshtimi i matur dhe argumentet e tij, e shtynė Sabriun tė mos acarohej me blerėsin e ri.
    - Jo, unė s’e ndaloj, - deklaroi Sabriu, - ama i mjeri ai po mė humbi ndonjė sheleg. Qumshtin e nėnės kam pėr t’i nxjerrė.
    -Kur mund ta takojmė? – e pyeti Jeton Shtuni.
    Gėzimi avulloi nga fytyra e Sabri Tulanit. Pra ai kishte ardhur tė takonte argatin e tij. Doli mė i rėndė bishti se sqepari..
    - Sonte s’besoj se vjen, - shtoi kryetari, - e kam dėrguar nė stan tė qethė dhentė.
    -Po nesėr? – pyeti i ardhuri nga qyteti.
    -As nesėr. Do tė rrijė atje tre katėr ditė, - i gėnjeu.
    Miku i largėt u ngrit nė kėmbė e pas tij edhe mėsuesi.
    -Nuk mė premton koha ta pres, - tha me hidhėrim Jetoni.
    I zoti i shtėpisė i pėrcolli deri te gardhi dhe kur mbylli me zimbicė tokatin, uroi me mend tė mos i shkelnin mė nė shtėpi miq tė tillė.
    * * *
    Ndėrkohė as Jeton Shtuni nuk e gėzoi gjatė skulpturėn. “Zogu prej druri” dukej prirej tė shkonte drejt sferave tė larta dhe vrullin s’mund t’ia ndalte askush.. Sapo drejtori i Artit i i Ministrisė sė Kulturės, Klement Tufa, e pa te tryeza e shefit, u sevdallis pas tij.
    -Kryevepėr, - tha duke e soditur me ėndje. - Kush e skaliti kaq hijshėm? Ē’elegancė! Sodit pėrhedhjen qė ka qafa tok me sqepin! Duket sikur pas pak do tė ngrihet si shigjetė drejt qielli. Kush qenka ky artist?
    - Njė ēoban dhensh nga Arrėza, - i tha shefi.
    - Besoj se nuk e ke vėshtirė tė gjesh njė tjetėr si kjo, - i tha duke ia rrėmbyer pa ceremoni. - Do t’ia tregoj ministrit, - deklaroi pėr tė larguar ēdo kundėrshtim tė mundshėm e ndėrkohė i lėmonte sqepin zogut si ta pėrkėdhelte. – Besoj se edhe ai do ta pėlqejė. - Doli nga zyra pa e lėshuar zogun nga dora.
    * * *
    As Klement Tufa nuk mundi ta mbante gjatė te dollapi me xham prapa tryezės sė tij. Sapo veprėn artistike e diktoi zėvendės ministri, u interesua tė dinte si i kishte rėnė nė dorė dhe ku mund tė prokuroronte njė kopje tjetėr si ajo. Klementi i tregoi se e kishte gjetur nė rrethin e Korēės, te zyra e shefit tė arsimit. Pas njė jave zevendės ministri Perlat Maska u nis me shėrbim nė Korēė “pėr disa pune administrative” tė sektorit. Nė ēantė futi edhe “zogun me kėmbė tė gjata,” qė porosia tė ishte e saktė dhe vartėsit tė mos e hanin sapunin pėr djathė. Pasi mbaroi kontrollin e sipėrfaqshėm nė prefekturė e pasi la detyrat pėr tė ardhmen, e pyeti prefektin nėse asaj ane kishte njerėz qė gdhendnin nė dru ashtu si qėmoti.
    - Kėtej tė gjithė gdhendin, - iu pėrgjegj prefekti pa u menduar.
    - E kam fjalėn pėr punime artistike, - e sqaroi zėvėja.
    Prefektin e ngatėrroi fjala “artistike” dhe nuk po e kuptonte pėrse interesohej zyrtari i ministrisė.
    - Lugė prej druri, figurina, kafshė, gjela prė shishet e rakisė, koka kėrrabash... – vazhdoi sqarimin Perlat Maska.
    Nėnprefekti u shtensionua menjėherė.
    - Shiten nė pazar me okė, - i informoi, - prit deri ditėn e shtunė dhe i shohim bashkė po deshe. Do t’i gjesh si t’i duash e sa tė duash....
    - Pranojnė porosi?
    Pyetja i erdhi e papritur, por si nėpunės i shkathėt, nuk e humbi toruan.
    - Pse jo? – iu pėrgjegj nėnprefekti. – Edhe me porosi...
    - Dua njė zog tė tillė, - shfaqi dėshirėn ai, duke nxierrė nga ēanta zogun prej druri. – Dua t’i kem ēift.
    Vepra kaloi dorė mė dorė te nėpunėsit e prefekturės. Pėr hatėr tė mikut u hoqėn sikur e pėlqyen. “Po. Po shumė e bukur!” “Punim i hollė..” “Shihe si e ka sqepin, si fėndyell.” Veē pa pėrjashtim vrisnin mendjen pėrse duhej? Kėrraba e luga e kurrizit e kryejnė nga njė funksion, ndėrsa zogu, zog sot, zog mot. As cicėron, as ecėn...
    - Tė pyesim, - tha prefekti, - se tė tilla s’kemi parė nė pazar. Atje shesin qepshe, lugė druri, sende qė hyjnė nė punė.
    Pastaj dikush u kujtua se njė zog tė tillė e kishte parė nė zyrėn e shefit tė arsimit dhe me ndihmėn e tij zbuluan adresėn e Stilian Ademit dhe tė pronarit ku ishte pajtuar. Meqė vetura nuk shkonte deri nė Arrėz, pėr shkak tė shėmbjeve dhe shkarjeve tė dheut, i dėrguan lajm Sabri Tulanit tė zbriste nė qytet. Mė mirė se ai, askush s’e mbaronte atė porosi. Mjaft t’i jepte urdhėr ēobanit tė tij.
    Sabriu i lajmėroi tė afėrmit se e kėrkonte njė zyrtar nga Tirana, sigurisht pėr ndonjė punė tė rėndėsishme dhe do tė zbriste nė qytet. “Njerėzit e sėrės sime i thėrresin,” mendonte duke kalėruar krenar me frerėt ndėr duar, veshur me rrobat mė tė mira. Portofolin e mbushi me kartmonedha qė t’u shtronte drekė nė ndonjė lokal, nėse nuk do t’i lejonte koha tė vinin deri nė fshat, te shtėpia e tij. “Jam i modės sė vjetėr,” thoshte Sabriu, “mė pėlqen mė shumė kali se vetura. Pse, do pyesėsh ti. Se kali tė shpije tė shpije atje ku do ti, ndėrsa vetura atje ku do ajo.”
    * * *
    Prefekti i prezantoi zyrtarin e shquar e ndėrsa Sabriu e pėrshėndeti, ai nxori nga ēanta zogun prej druri dhe pasi e ēpėshtolli, nisi tė fliste pėr stilin e modelimin sa tradicional, aq dhe modern. Sytė e Sabriut shkonin sa te zogu te fytyra e butė e zyrtarit nga Tirana. Shtrėngonte nofullat nga inati, qė ai zyrtar me peshė, interesohej pėr njė palo ēoban qė gdhendte ca druēka, nė vend tė nderonte kryetarin e komunes. A durohej kjo shpėrfillje? Mundohej ta fshihte inatin me buzėqeshje tinzare.
    -Ma jep atė druēkėn mua, - e luti Sabriu zyrtarin.
    Ai u step dhe vėrejti se zogu nuk i duhej.
    - Ta ketė pėrpara si yrrnek, a model, si i thonė sot, se ai ėshtė paksa i lajthitur dhe ē’bėn sot e harron nesėr...
    Pa e besuar krejtėsisht, drejtori e mbėshtolli me letėr me kujdes dhe ia dorėzoi. Atij iu duk se zogu u drodh sapo e mori Sabriu.
    - Mos ki merak! – e qetėsoi ai. – Pėr njė javė, e shumta, ia shpije nė zyrė zotit prefekt.
    * * *
    Nė mbrėmje Sabri Tulani, me xhaketėn hedhur krahėve e me dorėn fshehur pas kurrizit, i doli pėrpara kopesė. I bėri shenjė me kokė Stilianit t’i vinte pranė e ndėrkohė vuri re njė sheleg qė ēalonte.
    Pse ēalon shelegu? – e pyeti vrazhdė.
    - Vikoja? – Stiliani u kishte vėnė emra dhėnve e shelegėve tė kopesė. – Ka dy ditė e gjora qė ēalon... iu ēa thundra.
    Thundra? Po pse?
    - Ku ta dish? Bagėti ėshtė, s’ka gojė tė flasė. Ka shkelur nė ndonjė ēakull tė mprehtė, a...
    Po ti ē’bėn? Pse nuk i mban hapur sytė?
    Mal i thonė, o zot. Ka vende tė buta, ka edhe grill.
    - Ti e ke mendjen tė gdhendėsh nga kėto, - tha duke nxierrė qė prapa kurrizit zogun e mbėshtjellė me letėr. E grisi nga qė s’i durohej ta hapte sa mė shpejt dhe ia futi nė surrat. – Ti e ke sajuar kėtė? Jotja ėshtė kjo?
    - Unė... – Stiliani po habitej si i kishte rėnė nė dorė pronarit, zogu tė cilin ia kishte falur njė udhėtari.
    - Qen e bir qeni! Tėrė ditėn gdhend ca syfete e ca hiēmosgjėra, e mė le bagėtinė azat. Nuk tė mbaj pėr kėto unė, e more vesh? Nuk ta jap ēapin e bukės pėr marrėzi tė tilla. – Ai e vendosi zogun mbi gju dhe i mėshoi me tė dy duart. Qafa e hollė e zogut krisi dhe Stilianit iu duk sikur dėgjoi njė cicėrimė dhimbje qė iu mek nė grykė. Tė dy copat ia hodhi mbi kokė Stilianit dhe ndėrsa ai ngriti duart tė mbrohej, copat e zogut dergjeshin pėrtokė.
    - Ē’ke aty nė torbė? – e mbėrtheu me sy Sabiti.
    - Hiē ... – tha ēobani i habitur, se torbėn s’ia kishte kontrolluar kurrė. Mos dyshonte se i vidhte ndonjė dorė lesh, a ndonjė kupac hurle?
    - Derdhi kėtu! – e urdhėroi.
    Pranė kėmbėve tė Stilianit ranė sendet e torbės, njė kokė kėrrabe me figurėn e nuselalės, njė fyell i zbukuruar me lale-lule, njė dorėze thike dhe disa copėra shqope e bushi. Sabriu i shkeli me kėpucė me inat, deri sa i bėri bėrllok.
    - Tė pashė dhe njėherė duke gdhendur, kėtu tek unė s’ke mė vend. Hajt, ēporru tashti!
    Duke zvarritur kėmbėt ngadalė, i tronditur nga tėrbimi i pronarit, Stiliani u ēapit drejt plevicės. Shtyri dedrėn dhe u shukos nė errėsirėn e saj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58
    ZYRA ME DY BUSTE


    Mbi qytet rėndonte njė qiell i ulėt ngjyrė plumbi, i shtrirė tejembanė si kupolė, pa asnjė tė ēarė nė tė katėr pikat e horizontit. Trotuaret me pllaka tė hirta dukeshin pafundėsisht tė gjatė dhe tė trishtuar pas shiut tė natės, aq sa ndihej se qielli e kishte huajtur atė ngjyrė tė pangjyrshme prej tyre. Pesha e qiellit shtypte gjithēka mbi tokė. Gjethet kishin rėnė prej kohėsh nga pemėt dhe trungjet sė bashku me degėt ngjanin si duar tė thata tė dala nga toka qė luteshin nė heshtje pėr diēka tė pakuptueshme.
    Trotuari ruante ende ftohtėsinė e shiut. Nė rrugė kalonte mė tė rrallė ndonjė veturė e shngjyrosur nga vjetėrsia dhe pėrdorimi, ndėrsa pak njerėz ecnin larg njėri tjetrit, tė vetmuar, tė heshtur, tė mbėshtjellė nga avujt e frymės sė tyre. Pllaka ēimentoje, trotuarė tė gurtė, shtėpi tė zymta prej tullash ngjyrė mėlēie, mure tė shtrembėr me plitharė, qytet i zbrazur sikur lėngonte nga njė sėmundje e gjatė dhe e pashėrueshme. Kėshtu kishte qenė gjithmonė kryeqyteti, apo ashtu i ngjante atij pas vdekjes sė parakohėshme tė babait?
    U duk njė “Benz-Mercedes” me ngjyrė midis tė kaltrės dhe tė zezės, qė vezullonte nga kontrasti me pjesėt e kromuara metalike tė parafangos dhe dorėzat e dyerve. Perdet e lėshura, gjithmonė tė lėshuara, fshihnin nga sytė e kalimtarėve personalitetet qė uleshin nė kolltukėt e pasmė dhe veē fytyrės sė shoferave dhe truprojeve seriozė, sigurimsa tė veshur civilė, tė ulur pėrkrah shoferit, s’shihej kurrgjė.
    Shikoi orėn e dorės, njė pa njė ēerek. Edhe dyzetepesė minuta tė gjata para orės takimit. Nuk i pėlqente tė priste ulur nė fronat e gjatė bojė kafe, tė njė paradhome tė zbrazėt nė katin e fundit, ku ankuesit qėndronin tė mbėshtjellė me hallet e tyre, duke pritur qė dikush t’u thėrriste emrin. Ndonjė i papėrmbajtur fillonte qė aty tė prezantonte problemin e vet, tė protestonte pėr padrejtėsinė, t’i bindte tė tjerėt se arsyeja dhe faktet jetėsore qenė nė anėn e tij dhe se e gjithė ēėshtja qe shtrembėruar nė mėnyrė subjektive nga drejtori, sekretari i partisė, ose tė dy sė bashku, edhe pse dėgjuesit hallexhinj si ai nuk mund ta ndihmonin. Gjithsesi ai donte tė ēlironte dufin e brendshėm.
    Doriani preferoi tė rrinte edhe disa minuta mbėshtetur te ura e Lanės nė bulevardin e madh duke shikuar ujėt e turbullt qė rridhte tatėpjetė, midis dy brigjeve tė veshur me gurė. Jetėn e tij, deri atėherė pa telashe, e kishte tronditur thellė vdekja e babait, e para vdekje brenda familjes. Veē dhimbjes vdekja e tė atit e fundosi familjen nga ana ekonomike.
    “Babai punonte shumė, pėrpiqej me tė gjitha forcat ta mbante familjen sa mė mirė, qė fėmijėve tė mos u mungonte asgjė. Ai vetė ishte njeri modest, pa pretendime, pa teka, pa eksese. Kthehej nė shtėpi herė i gėzuar, herė i trishtuar, por kurdoherė dinte ta mbante veten. Bėnte shaka, qeshte, e mbushte shtėpinė me gėzim, pastaj jeta e tij perėndoi shpejt pas njė lėngate tė shkurtėr. Askujt s’ia merrte mendja se do tė vdiste aq i ri. Djali pyeste veten si ishte e mundur qė njė njeri me vlera, njeriu mė i pushtetshėm nė familje tė kthehej nė asgjė, pa asnjė shpresė se gjendja dikur mund tė ndryshonte. Ē’ėshtė vdekja? Ē’domethėnė vdiq?”
    Ideja asgjėsuese e vdekjes e kishte munduar gjithė ato javė trurin e tij tė njomė, ndonse e dinte fare qartė se atė enigmė qė e kishte munduar njerėzimin nė shekuj, nuk do ta zgjidhte, pėrsėri i pėlqente tė filosofonte rreth atij subjekti qė pėrjetėsisht mbetej mė i zakonshmi dhe mė enigmatiku.
    Duke qenė student mjekėsie, vdekjen e kishte ndeshur nė shumė aspekte gjatė praktikave nė klinikat e spitalit. Sipas thėnies sė njė pedagogu, lindja dhe vdekja ishin dy polet e zakonshme tė jetės sė ēdo njeriu dhe kjo i qe dukur e pranueshme, kur e mendonte si parim filozofik, mirėpo kur i preku familjen, duke rrėmbyer njė prej anėtarėve tė saj, atėherė s’mund ta sodiste i qetė e neutral. Dhimbja e pėrzinte tej filozofinė e lashtė tė pedagogut duke ua lenė vendin ndjenjave e mendimeve pėr atin e tij.
    Sa ishte babai gjallė, jetėn e kishte patur tė lehtė, aq sa shqetėsimet dhe mėrzitjet e atėhershme i dukeshin joserioze dhe pa asnjė peshė. Humbja e babait e nxori familjen dhe atė vetė pėrpara njė sėrė problemesh dhe i lėnduar mendoi se edhe atė rrugė qė po pėrshkonte atė, edhe takimin me njė person rė rangut tė mesėm zyrtar nuk do tė ish i detyruar ta bėnte po tė jetonte babai.
    I rėnduar nė shpirt u largua nga ura drejt ndėrtesės masive qė zotėronte njė krah tė bulevardit. Nė sportelin e pritjes pas gjysmės sė xhamit tė hapur, e njėjta fytyrė e akullt, pa shprehje, si e gjithė nėpunėsve civilė tė sigurimit, tė cilėt me vranėsinė e tyre mendonin se rritnin peshėn e detyrės. Nga sporteli e vėrejtėn njė palė sy tė turbullt me njė pamje e indiferente. Pa hapur gojėn, vetėm me shikim, erdhi pyetja e zakonshme “Ē’kėrkon?”
    - Kam takim me shokun Refik Kaptelli. Fletė-kėrkesėn e kam
    plotėsuar pardje.
    Sportelisti e hoqi vėshtrimin nga fytyra e studentit pėr tė hetuar njė
    tog fletėsh qė kishte mbi tryezė. Shfletonte ngadalė, indiferent dhe i mėrzitur nga ato kėrkesa qė s’kishin tė sosur. Ishte gati t’i thoshte frazėn e zakonshme “nuk figuron,” derisa sa arriti te fleta e fundit, tė cilėn e mbajti mė gjatė.
    - Si the se tė quanin?
    - Dorian Krasta.
    - Letėr-njoftimin!
    Pas verifikimit formal, e mbylli xhamin, sajoi njė numur me tre njėsi, telefon i brėndshėm dhe diē mėrmėriti. Pastaj ngadalė mbushi me shkrim tė shtrembėr fletėn e njė blloku tė shpuar nė mes pėr t’u grisur lehtėsisht dhe pasi e shkėputi gjysmėn e fletės ia dha nė dorė duke i thėnė:
    - Dhoma 84, kati i tretė.
    Sporteli binte erė tym duhani dhe mėrzi.
    “Pse sillen kėshtu kėta nėpunės? Kush ua ka vrarė buzėqeshjen dhe
    etikėn?” pyeti veten studenti ndėrsa u ngjitej shkallėve.
    Eci nėpėr disa shkallė mermeri tė mbuluara me qilim, pastaj u fut te njė korridor i gjatė, i ndriēuar mugėt nga disa globe tė trashė ngjyrė kremi qė qėndronin nė tavan si konstelacion i largėt. Zhurmėn e kėpucėve dhe tė hapave nuk po e ndiente, pėr shkak se korridori ishte mbuluar me qilim ngjyrė vishnje. Roje tė heshtura pas ēdo kthese, ulur ose nė kėmbė, tė cilėt kėrkonin vazhdimisht lejėn e hyrjes dhe pasi hetonin numrin e dhomės, tė tregonin me dorė drejtimin qė duhej ndjekur. Heshtje si te tempujt e lashtė me ceremoni mistike. Gjithė mjedisi ndikon tė flasėsh nėn zė ose me pėshpėrima, qė tė mos arrijė asnjė zhurmė, deri te zyra ku punon udhėheqėsi qė tė mos e shkėpuste nga mendimet e thella, ose t’i teratiste atė fije tė hollė mendimi marksist qė po e mishėronte me fjalė atė ēast. Doriani kishte dėgjuar se I Pari tėrbohej nga tė qeshurat shpėrthyese, ose nga shakatė e ēastit, dhe delte i zemėruar nė korridor e duke i mbėrthyer mėkatarėt me vėshtrimin e tij zhbiruess e penetrues, sa ata s’dinin ku tė futeshin, duke marrė pamjen e koneve tė ndrojtura gati t’i pėrqalleshin pas kėpucėve. Pastaj rregulli u vendos vetvetiu, aty nuk guxonte njeri tė qeshte, aty nuk flitej kurrė me zė tė lartė, aty edhe dorėzat e dyerve ktheheshin ngadalė qė tė mos shqetėsonin kėrrkėnd.
    Nė korridorin e fundit, - nuk i kujtohej nėpėr sa tė tilla kishte kaluar – njė oficer u ngrit nga guderoni, shikoi fletėn dhe pastaj e shoqėroi deri te dhoma Nr. 84. Nė flegrėn e rėndė ngjyrė kafe vezullonte njė dorėz e ftohtė metalike bojė ari. Ai trokiti lehtė. Nuk dėgjoi asnjė grishje nga brenda. Atėhere guxoi tė trokiste pak mė fort. Dera e rėndė sikur u hap vetė dhe ai u ndodh pėrballė zyrtarit tė cilit i kishte kėrkuar takim. Ai u ngrit nga kolltuku dhe duart e tyre u takuan mbi tryezė.
    - Uluni, ju lutem, - e ftoi zyrtari.
    Studenti u ul.
    Zyrtari mbėshteti mjekrėn mbi harkun qė formonin llėrėt e tij me
    gishtrinjtė e kapėrthyer. Sytė e tij me ngjyrė tė papėrcaktuar, si tė ujit tė detit, disi gri disi tė gjelbėrt, disi tė marrtė, po gjithsesi me ftohtėsi polare, buzėt e holla e tė shtėrnguara fort, fytyra e zbehtė qė dielli e sheh rrallė, tė gjitha tregonin njė nėpunės tė pėrpiktė e skrupuloz, qė u kushtohej punėve seriozisht. Tė tillė veshė tė mėdhenj, ēuditėrisht tė verdhė, me vėthore pa gjak poshtė dhe me kėrce nė formė trekėndėshi lart, si lakuriq nate, s’kishte parė kurrė studenti i mjekėsisė. Mbi tryezė dy telefona, njė i zi e njė bojė kremi, takėmi i shkrimit prej mermeri tė kuq nė kupėn e tė cilit qėndronin disa modele kalemash e bishta penash. Gati nė gjithė faqen e murit, raftet e mbushura me libra, vezullonin prapa xhameve tok me disa objekte artistikė prej alabastri, porcelani e xhami me ngjyra. Nė vendin qendror, aty ku disenjatori i bibliotekės kishte parashikuar hapėsirėn e televizorit, ishte busti impozant i udhėheqėsit. Skulptori kishte derdhur gjithė talentin e vet pėr ta modeluar burrė shteti, me rrudha filozofi nė ballė dhe me shikimin tė hedhur larg, pėr tė theksuar vendosmėrinė e ecjes pėrpara dhe optimizmin e tij prej revolucionari.
    - Urdhėroni, po ju dėgjoj.
    Zėri i nėndrejtorit tė seksionit arsim-kulturė qe i natyrshėm, pa
    pėrzemėrsi tė shtirė, as ftohtėsi.
    Studenti i shkėputi sytė prej bustit dhe menjėherė u ngrit nė kėmbė prej forcės sė zakonit, sikur tė ndodhej nė auditor. Njė buzėqeshje u ravijėzua te cepat e buzėve tė instruktorit.
    - S’ka gjė, mund tė flisni ulur. Kėtu s’jemi nė klasė.
    Pėr njė ēast Dorianit iu duk pakuptim pėrpjekja pėr ta futur nėpunėsin
    nė shtjellėn e dhimbjeve tė veta. A nuk ishte mė e arsyeshme tė kthehej andej nga kishte ardhur, pa i thėnė kurrgjė? Nė ēastin tjetėr mendoi se njė sjellje e tillė do tė cilėsohej veprim prej psikopati dhe ai s’donte kurrsesi t’i linte njė mbresė tė keqe nėpunėsit. Kujtoi se aty i kishte mbėshtetur tė gjitha shpresat e veta, pas sorollatjeve tė gjata nėpėr zyra institucionesh. Ēfarė mundimi pėr tė ardhur deri te kupola mė e lartė. Ashtu si te legjendat e moēme, aty ishte caku i shpresės sė fundit, mė tej s’kishte ku tė trokiste.
    - Pėrpara dy muajsh, - nisi studenti,- patėm njė fatkeqėsi tė rėndė
    familjare, mė vdiq babai. Vdekja nė ēdo rast ėshtė e dhimshme, se prindėrit janė prindėr dhe veē kėsaj ai vdiq nė moshė tė re, pa dalė ende nė pension.
    Duke shikuar fytyrėn e nėpunėsit pyeti veten: “A po mė dėgjon? Atij
    s’ka si t’i dhimbset im atė. Si mund tė ndiejė keqardhje pėr njė njeri qė s’e ka parė kurrė? Njėsoj sikur tė mė thonė mua se vdiq njė eskimez nė polin e veriut.”
    - Dhimbja dhe humbja e pazėvendsueshme, janė njėra anė e problemit
    kuptohet, po veē kėtyre na la nė gjendje ekonomike tepėr tė vėshtirė. Nėna shtėpiake, unė student nė vitin e fundit, deri tani me tė drejtė studimi se nuk mė takonte bursė. Kam edhe njė motėr mė tė vogėl.
    Koka u tund nė shenjė pohimi, tok me harkun e duarve sipėr tryezės.
    - Tani s’kam asnjė mundėsi tė vazhdoj studimet, sepse nėnės, sipas ligjit, i takon vetėm gjysma e pensionit tė bashkėshortit, pra tre mijė e pesėqind lek tė vjetra dhe me ato duhet tė jetojnė. Sa ishte gjallė babai, mė dėrgonin tre mijė lekė nė muaj pėr tė paguar mencėn, fjetoren, librat, ndonjė shpenzim xhepi, mirėpo nga pensioni s’mund tė heqin mėnjanė asgjė...
    - Motra ē’punė bėn? – pyeti nėpunėsi duke shkėputur duart nga
    gėrshetimi e duke e shpėnė dorėn e djathtė te balli. Gishtrinjtė e hollė e tė gjatė tė bardhė krem, ishin si ngjyra e bustit prej allēije prapa shpinės sė tij.
    - Ajo vazhdon vitin e parė tė gjimnazit.
    - Nė bazė tė ligjit, nuk ju takon bursė, sepse tė ardhurat mujore, i keni rreth njėmijė e dyqind lekė pėr frymė nė muaj. Po qe se do t’i kishit nėn njėmijė, atėhere po, ankesa juaj do tė merrej nė konsideratė, - tha nėpunėsi duke krruar ēaēkėn me thoin e gishtit tė vogėl me lėvizje delikate.
    - Mė falni, po ne kemi edhe gjyshen nė ngarkim. Nė tė vėrtetė, teze tė babait. Meqė mbeti fillikat, e mori babai nė shtpi. Tok me tė, nuk na takojnė as njėmijė lekė pėr person.
    Nėpunėsi qėroi grykėn pa i hapur buzėt.
    - Ajo nuk ėshtė pjesėtare e familjes, - vėrejti.
    - Prej dyzet vjetėsh jeton me ne. Tani ėshtė plakė, mbi tetėdhjetė
    vjet. Ajo na ka rritur, ne e kemi gjyshe dhe nė fakt ashtu e thėrrasim.
    - Duhet t’i drejtoheni Universitetit. Kjo ēėshtje ėshtė nė kompetencėn
    e tyre. Ata shqyrtojnė dokumentet, tė ardhurat dhe pastaj vendosin, nė bazė tė kritereve.
    Studenti mori frymė i lehtėsuar sapo i pėrmendi fakultetin.
    - U jam drejtuar me kohė, - e sqaroi Doriani, - madje u kam dorėzuar
    dokumentet pėrkatėse, tok me lutjen qė tė merrnin nė shqyrtim situatėn e krijuar. Kam trokitur disa herė pėr tė marrė pėrgjigje, po deri tani kot mundimi...
    Doriani e pa me vėrejtje fytyrėn matanė tryezės, me shpresė tė kapte
    ndonjė nuancė mirėkuptimi sado tė vogėl. Ai qėndronte serioz, i ftohtė, i papėrshkuar sikur papritur tė kishte vendosur njė maskė.
    - Drejtohuni rrethit! – Buzėt e zyrtarit lėvizėn dhe studenti e kuptoi se zėri doli prej tyre.
    - Po, njė javė pas vdekjes sė babait shkova nė seksionin e arsimit dhe i
    vura nė dijeni. Ata e dinin fatkeqėsinė qė mė ndodhi, sepse qyteti ynė ėshtė i vogėl dhe ēdo ngjarje merret vesh menjėherė. Mė thanė se ata e kishin kryer detyrėn e tyre qėkur mė dhanė tė drejtėn e studimit. U thashė se tani mė takonte bursė. M’u pėrgjegjėn se kontigjentin e kishin shpėrndarė qysh nė shtator dhe se bursat nės mes tė vitit i jep Universiteti, jo rrethi. Atėherė unė iu drejtova sėrish Universitet. Herėn e fundit dekani mė tha me keqardhje se pa aprovimin e rrethit ata nuk akordonin bursa. Kėsisoj u detyrova tė kthehesha pėrsėri nė rreth dhe aty ka ngecur ēėshtja, pezull.
    - Ē’profesion kishte babai juaj?
    - Farmacist. Gjithmonė ka punuar nėpėr rrethe tė vogla.
    Papritur sytė e nėpunėsit morėn njė shkėlqim tė beftė.
    - Farmacistėt kanė para... Diēka do t’u ketė lėnė babai. – Qe diēka
    midis shakasė, provokimit dhe ironisė.
    - Farmacinė ia shtetėzuan menjėherė pas ēlirimit dhe qė atėherė babai ka patur vetėm rrogėn.
    Nėpunėsi e mbėshteti sėrish mjekrėn mbi harkun e duarve. Vėshtrimi
    i tij u akullua menjėherė.
    - Nuk e kuptoj ē’kėrkoni nga unė? Nga ne dua tė them, -ia preu ftohtė.
    Ē’kishte tė errėt e tė pakuptueshme nė parashtrimin e ankesės sė
    tij? Mos nuk kishte ditur tė shpjegohej qartė. Studenti provoi njė angushti tė befasishme. E mblodhi veten dhe shqiptoi:
    - Tė drejtėn time. Nuk po mė japin bursėn qė mė takon...
    - Ne nuk merremi me dhėnie e prerje bursash. Je drejtuar gabim.
    Pėrgjigjeja e tij e shpoi tej pėrtej si shigjetė e ftohtė, aq sa iu mbajt fryma njė hop.
    - Unė kam ardhur tė ankohem pėr padrejtėsinė qė po luhet mbi kurrizin tim nga rrethi dhe nga Universiteti. Prandaj erdha kėtu... – Ai pa takėmin prej mermeri, telefonat, abazhurin, torsin e shokut Refik pas tryezės dhe pas tij bustin e bardhė prej allēie tė udhėheqėsit me vėshtrimin optimist drejt sė ardhmes sė lumtur.
    - Ju lutem, mė ndihmoni! Nė kėto kushte nuk kam mundėsi tė vazhdoj
    studimet. Mos duhet ta lė fakultetin tani nė vitin e katėrt?
    Njėra vetull e nėpunėsit u ngrit lart si t’i thoshte “punė pėr ty.”
    -Tani familja i ka mbėshtetur shpresat te mua. Ata mezi presin tė kryej
    studimet e tė diplomohem.
    Nėpunėsi dukej i bezdisur nga kėmbėngulja e tij. I hoqi bėrrylet nga
    Tryeza dhe lėvizi pak nga karrigeja. Studenti i mjekėsisė e shihte bustin prej allēije pas zyrtarit, me jakat e xhaketės tepėr tė lėmuara.
    - Kujtoni kohėn kur keni qenė vetė student, - iu drejtua paksa anės
    sentimentale tė zyrtarit me shpresė qė tė kuptonte mė mirė hallin e tij.- Nuk dua tė holla pėr aheng, as pėr mbrėmje vallzimi, as pėr tė shkuar nėpėr lokale, kėrkoj vetėm tė mė jepet mundėsia tė vazhdoj studimet. Sikur babai tė kishte vdekur nė verė, a do ta kisha marrė bursėn nė shtator sipas ligjit? Po. Erdha tė kėrkoj ndihmėn tuaj, se nuk di nga t’ia mbaj...
    - Besoj se e dini se tek ne ēdo gjė bazohet nė plan dhe e di shumė mirė se plani i bursave pėr sivjet ėshtė harxhuar, prandaj... – buzėt e tij u kyēėn vendosmėrisht.
    - Ē’kam tė bėj unė me planin? Unė si qytetar kėrkoj tė drejtėn time, sipas kritereve dhe ligjeve, atė qė mė pėrket, asgjė shumė.
    Njeriu qė kishte pėrballė nuk lėvizte as duart, as kokėn, as buzėt, vetėm qepallat vazhdonin ritmin e tyre.
    - Mua dhe njė vit mė ka mbetur, nė tė vėrtetė vetėm shtatė muaj. A nuk ėshtė mėkatė t’i ndėrpres studimet, tė mos diplomohem? Humbja nuk i pėrket vetėm familjes sime dhe mua personalisht, por edhe shoqėrisė. Unė do t’ia shpėrblej partisė kujdesin duke vėnė tė gjiha forcat tė dal sa mė mirė dhe me tė mbaruar studimet dėrgomėni nė rrethin mė tė largėt, nė lokalitetin mė tė humbur dhe unė ju premtoj se do tė punoj pa u kursyer. Jam gati tė shkruaj njė deklaratė me shkrim dhe t’ia dorėzoj dekanatit, ose ministrisė, veē ju lutem mė jepni mundėsi tė mbaroj fakultetin.
    Tė gjitha sendet e dhomės, telefoni, abazhuri mbi tryezė, biblioteka pas tij, nėpunėsi i lartė, busti u veshėn me njė mjergull tė pėrhime, aqsa ai kujtoi se dritarja qe lėnė hapur dhe prej andej kishte vėrshuar mjegulla. Pėrjashta ishte po ai qiell, i plumbtė, i heshtur dhe ai e kuptoi se ēfokusimi i objekteve dhe mjegullimi vinin pėr shkak tė emocioneve tė brendshme, sikurse edhe tkurrja e pavullnetshme e qeskės sė lotėve. I erdhi turp nga ajo dobėsi qė po rrėfente nė atė moshė, prandaj i pėrpėliti qepallat me shpejtėssi tė fshihte perden e lotėve dhe u ngrit nė kėmbė.
    - Ju lutem mė ndihmoni! Nua favor, vetėm tė drejtėn. Kėtu tek ju i kam patur tė gjitha shpresat.
    Fytyra e zyrtarit ruante heshtjen e amėshuar dhe nė tė nuk lėvizte asnjė pejzė, madje dhe shikimi iu nguros. Doriani e shikoi me vėrejtje duke zgjatur paksa kokėn drejt tij. Fytyra e nėpunėsit dhe ajo e bustit tash kishin tė njėjtėn ngjyrė dhe tė njėjtin pozicion.
    - A mė dėgjoni, ju lutem?
    Asnjė pėrgjigje. Nė zyra qėndronin dy buste dhe ai nuk po dinte si ta shpjegonte atė gjėndje tė re. Nisi tė dyshonte duke pyetur veten. “Me kė po flisja unė deri tani? Si ėshtė e mundur? Kėtu ka vetėm dy buste.” Studenti fėrkoi ballin dhe ndjeu t’i njomeshin mollėzat e gishtrinjve. Hetoi zyrėn. Ēdo gjė aty qe e pastėr, e palėvizshme dhe krejt e huaj.
    - Mė falni, unė po largohem, - i tha bustit qė kishte mė afėr duke e shikuar me druajtje.
    Priti tė dėgjonte miratim me ndonjė fjalė a me tundje koke. Asgjė nuk pipėtiu. Asgjė nuk lėvizi. Heshtje. Ai hapi derėn, doli nė korrrridor, e mbylli ngadalė si tė kishte kujdes mos zgjonte bustet. Qe larguar nga zyra praptas dhe vėshtrimi i fundit i la mbi retinė njė bust tė ngurosur veshur me xhaketė bezhė e me kravatė me pika tė kuqe.
    Korridor i gjatė, i mugėt, ndriēuar vetėm nga dritat e tavanit me reflekse tė kuqe anash prej qilimave ngjyrė vishnje. Nė tė dy krahėt qėndronin dyer tė rėndė ngjyrė ēokollate, memecė, me dorėza tė verdha bronzi qė pikonin gjak. Dėshironte tė dėgjonte zhurmėn e hapave tė tij, ndėrsa udhėqilimat thithnin e shuanin me indiferencė ēdo zhurmė. Nė korridoret e gjatė nuk dukej asnjė qenie e gjallė, madje edhe rojet e ulura nėpėr frona pas ēdo kthese ishin ngurtėsuar ose shkėrbenin tė ngurosurin pėr tė vigjėluar tinėz. Nuk i interesonin mė, veē tė delte sa mė parė jashtė, tė takonte njerėz tė gjallė.
    Kalldrėmi i trotuarit vazhdonte tė ruante akoma vende-vende lagėshtinė e shiut tė kaluar. Bllangat e hirta alternoheshin me bllanga tė murrme e sėbashku me figurat gjeometrike tė trotuarit nė formė valėsh, formonin vizatime absurde e tekanjoze, kafshė e qenie demoniake tė kapėrthyera midis tyre, sa atij i vinte frikė t’i shkelte, prandaj zigzagonte vazhdimisht si i dehur.
    “Mė duket se po t’i shkel, do tė fillojnė tė hungėrijnė e tė mė ndjekin pas. Jam nė kllapi. Pse po shkoj kėsaj rruge? Ku isha unė? S’po mė kujtohet asgjė...”
    Anės rrugės ngriheshin ndėrtesa me mure tė hirtė, disa tė larta, disa tė fshehura pas avllive me tulla e plitharė dhe tė gjitha dallgėzoheshin si det me valė.Disa hepoheshin, uleshin, tė tjera ngriheshin mė lart dhe rruga vazhdimisht zgjerohej. Kishte shpresuar tė shihte njerėz, tė takonte ndonjė tė njohur a shok. Deri afėr qendrės sė qytetit kishte parė disa hije qė shkisnin mbi trotuare dhe i largoheshin vazhdimisht si leprozėve nė mesjetė. Hije tė mbėshtjellė me lecka dhe tė heshtura. Ai thirri:
    - Hej! Hej!
    Pse thėrriti? Qė t’i pėrgjigjej kush, apo tė dėgjonte zėrin e vet? Tirana dhe qielli e pėrpiu dhe ajo thirrje e zėri mbeti pa jehonė. Shpejtoi kėmbėt tė arrinte sa mė parė nė konvikt, tė gjendej pranė shokėve tė vet studentė, tė dėgjonte zėrin e tyre, t’i shihte, t’i prekte dhe pakuptuar ia nisi vrapit.
    Pėrpara tij rruga dallgėzohej, dallgėzohej....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •