-
i/e regjistruar
Sillu mirë me prindërit dhe mos i ndërprit marrëdhëniet me farefisin
Ndero prindërit dhe bëhu bamirës ndaj tyre.
Allahu hakun e vet e përmend bashkë me hakun e nënës dhe babës:
"Më faënderoni Mua dhe prindërit tuaj, tek Unë është kthimi i fundit!" (Lukman, 14)
është pyetur Muhammedi (alejhi's-selam) "Kush meriton më së tepërmi mirësjelljen e respektit tim?" Pejgamberi është përgjigjur: Nëna. e Pas saj ? Ai prapë është përgjigjur: Nëna! Për së treti është pyetur: E më pas ? Prapë është përgjigjur: Nëna! Për të katërtën herë ka thënë : Babai dhe mëtutje farefis tjetër sipas shkallës së afërsisë. (tirmidhiu)
Ruaj lidhjet me farefisin, sepse ruajtja e këtyre marrëdhënieve e shton bereqetin. Ndërprerja e marëdhënieve me të afërmit është një nga mëkatet e mëdha. Në subjektin e marëdhenieve farefisnore Muhammedi (alejhi's-selam) ka thënë:
"Fjala rahm (farefisi) është e lidhur me fjalën Rrahman (I Gjithmëshirshmi). Allahu ka thënë: Kush i ruan lidhjet me ty edhe unë i ruaj lidhjet me të. Kush ndërpret lidhjet me ty edhe unë i ndërpres lidhjet me të."(buhariu)
Sillu mirë me vëllezërit e motrat, miqtë e shokët, shërbetoret dhe me ata për të cilët kujdesesh.
Pejgamberi (alejhi-s-selam) Muadh bin Xhebelin duke e dërguar si vali në Jemen e ka këshilluar me fjalët:
"Sillu mirë me njerëzit!
Në një hadith tjetër thuhet: Morali i mirë është gjëja më e rëndë në peshore." (ebu davudi dhe tirmidhiu)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt