-
i/e regjistruar
Dhënia pas kësaj jete me ashk
Pakësoi kontaktet me ata që me ashk janë të dhënur pas kësaj bote, sepse këta njerëz bëhen shkaktarë që edhe ti të jipesh pas kësaj bote për së tepërmi dhe duke u dhënë përparësi gjërave materiale të qëndrosh larg Allahut. Mëshiruesi ta tërheq vërejtjen që të mos lidhesh tepër pas dynjasë:
"Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, qejf, salltanet dhe mburrje e ndërsjellë mes jush dhe rivalitet për pasuri e fëmijë..." (el-Hadid,20)
Shoqërohu me njerëz që e kanë nxjerrë prej zemrës dashurinë ndaj dynjasë dhe që s'i japin rëndësi asaj! Miqësohu me njerëz që i kanë lënë mënjanë zbavitjet dhe qejfet e kësaj bote dhe që i japin përparsi ahiretit. Njerëzit me sjelljet e këtilla synojnë pëlqimin (riza) e Allahut dhe ahiretin.
Allahu lidhur me këto dy grupe thotë:
"Kushdo që dëshiron për gjërat kalimtare (të kënaqësisë së kësaj bote), Ne ia japim menjëherë çfarë ne duam dhe për kë Ne duam. Pastaj mbas kësaj ne kemi përcaktuar për të xhehennemin, aty do të digjet i përçmuar dhe i flakur tej. Dhe kushdo që dëshiron jetën e fundit, përpiqet dhe i shërben asaj me mundin që duhet për të duke qenë besimtar,atëherë të tillët janë ata përpjekja e të cilëve do të jetë e pëlqyer." (el-Isra1 8, 19)
Allahu na lajmëron se vendbanimi i përhershëm i atyre që vrapojnë pas kënaqësive kalimtare dhe që me ashk lidhen pas kësaj bote do të jetë xhehennemi. Përkundër kësaj, na lajmëron se me shpërblimet më të mira do t'i shpërblejë ata që synojnë bukurinë e botës së pastajme dhe që të bindur punojnë për të. Xhenneti arrihet me përpjekje, orientim kah Allahu, qëndrim në këmbë duke bërë ibadet dhe të dëshiruarit atë me të cilën është i kënaqur Ai. Allahu i çmon këta njerëz dhe u dhuron bukuri përtej shpresave të tyre. Kjo bukuri do të thotë qëndrimi i Tij afër këtyre robërve dhe dhënia mundësi për ta parë Lartmadhërine e Tij.
Në Kuranin Fisnik thuhet:
"Me të vërtetë që të përkushtuarit (në besimin e pastër islam) do të jenë ndër kopshte të begatë dhe lumenjë. Në kuvendin e së vërtetës pranë Mbisunduesit Fuqiplotë" (el-Kamer, 54-55)
"Disa fytyra atë Ditë do të jenë që shkelqejnë, duke parë Zotin e tyre." (el-Kijame,22-23)
Jetës së kësaj bote mos i jep rëndësi më tepër nevojave tua, përndryshe të pengon nga nënshtrimi dhe adhurimi ndaj Zotit. Nga pasuria e kësaj bote të mjafton aq sa ta mundësh urinë dhe t'i mbulosh pjesët e trupit. Të mjaftojnë një shtëpi për banim, një copë bukë dhe uji.
es-sulemi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt