Falenderimet janė pėr Allahun (xh.sh). Pėrshėndetjet janė pėr profetin Muhamed (a.s), paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė.
Ti qė lexon kėto rreshta. Paqja mėshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ty, mbi familjen tėnde dhe mbi tė gjithė njerėzit e mirė sa tė jetė kjo jetė.
Meqė tema jonė ėshtė rreth Ramazanit dhe fjalėt tona janė rreth agjėrimit, do doja qė fjala e parė tė jetė njė urim pėr tė gjithė muslimanėt me rastin e ardhjes sė muajit tė mėshirės, e muajit tė reformės shpirtėrore.
Normalisht njė urim mė tė veēantė pėr ata qė agjėrojnė, pėr ata qė me vullnetin e tyre do tė lenė ushqimin dhe pijen, pėr Zotin e tyre, pėr shpirtin e tyre, pėr tė mirėn e tyre.
Unė nuk mund tė gjej urim mė tė mirė sesa ai i Zotit, kur thotė nė hadithin kudsij: “Ēdo punė qė bėn njeriu e bėn pėr veten e tij, pėrveē agjėrimit. Atė e bėn pėr Mua dhe Unė vetė do t`ia shpėrblej”.
Duke u nisur nga kjo do tė kisha dėshirė qė agjėruesi tė mos e nėnvlersojė kurrė punėn qė po bėn, pėrkundrazi tė jetė kėrkues, tė jetė ambicioz dhe tė presė njė shpėrblim tė madh, ngaqė Zoti kėnaqet sa mė shumė t`i kėrkosh, nė ndryshim nga bamirėsit e kėsaj bote, tė cilėt mėrziten, kur u kėrkon gjithnjė.

I nderuar lexues!
A nuk ėshtė i habitshėm fakti, qė pjesa mė e madhe e jona u kujtua se po vjen muaji i Ramazanit vetėm pak ditė pėrpara, madje dikush i ka shumė tė freskėta kujtimet e Ramazanit tė kaluar. Pra kaloi plot njė vit. Njė vit nga mosha e kėsaj toke, njė vit mė larg lindjes sonė, njė vit mė afėr vdekjes sonė, njė vit mė afėr takimit me Zotin dhe me punėn tonė.
Ja pra ēfarė qenka jeta jonė! Ditė e net qė i lenė rradhėn njėra – tjetrės e ne thjesht grisim fletėn e kalendarit pėr muaj e pėr vite tė tėra qė pasojnė njėri – tjetrin dhe harrojmė se ata janė muajt dhe vitet e jetės sonė.
Ėshtė momenti tė kujtohemi pėr vetet tona, momenti pėr tė shkundur pluhurin e shkujdesjes qė ka kapluar zemrėn dhe mendjen tonė. Ėshtė koha pėr tė njohur seriozisht vlerėn e kohės, asaj kohe nė tė cilėn u betua vetė Krijuesi i saj, Allahu (xh.sh) kur tha: “Pasha kohėn. Me tė vėrtetė qė njeriu ėshtė nė humbje. Pėrveē atyre qė besuan, bėnė punė tė mira, kėshilluan njėri – tjetrin pėr tė vėrtetėn dhe pėr durim”.

Mė duket se Ramazani vjen pėr ti thėnė jetės “NDAL”.
Ndal o jetė se i lodhe njerėzit me hallet e tua qė s`paskan tė sosur.
Ndal o jetė se i mashtrove njerėzit me bukuritė e tua qė nuk zgjasin shumė.
Ndal o jetė se u vodhe njerėzve plot 11 muaj.
Ndal o jetė se njerėzit janė vėrtet tė uritur edhe pse mund tė jenė tė ushqyer mirė.
Njerėzit janė tė etur edhe pse nuk po lenė gjė pa pirė.
Njerėzit janė tė lodhur edhe pse po pushojnė shumė.
Ndaj o jetė se njerėzit janė tė Zotit, e Zoti njeriun e ka krijesėn mė fisnike…
Por habia ėshtė se pėrsėri ka njerėz qė nuk e dėgjojnė kėtė zė. Tallen me varkėn qė do t`i shpėtojė dhe vazhdojnė tė ecin aty ku ishin, derisa tė vijė njė moment qė nuk e dėgjojnė mė kėtė zė, derisa papritur tė ballafaqohen me zėrin e vdekjes, i cili nuk pret asnjė ēast.
“O ju qė keni besuar, pėrgjigjuni Allahut dhe profetit tė Tij, kur ju ftojnė pėr nė shpėtimin tuaj”

Vėllezėr dhe motra!
Shumė njerėz mund tė pyesin se pėrse i bėhet kaq “ekzagjerim” muajit tė Ramazanit.
A nuk ėshtė edhe ai njė muaj si gjithė muajt e tjerė? 29 apo 30 ditė. Thjesht njė muaj i kalendarit hėnor?!
Unė do tė thosha se Zoti i vlerėson gjėrat me standarte dhe kritere tė ndryshme nga ata tė njerėzve.
Keshtu tek Zoti, njerėzit nuk peshojnė me peshėn e tyre fizike, por me peshėn e ndjenjave dhe vlerave qė mbartin. Nuk peshojnė tek Zoti me rrobat e shumta, tė cilat ia kanė zėnė frymėn garderobės sė tyre, por me rrobėn e devotshmėrisė. Nuk peshojnė me pasurinė materiale qė kanė nė duart e tyre, por me pasurinė shpirtėrore qė mbajnė nė zemrat e tyre.
Edhe vendet nuk vlerėsohen tek Zoti thjesht nga bukuria e tyre, por me kujtimet qė ata vende mbajnė nė memorien e tyre. Po kėshtu ndodh edhe me ditėt dhe muajt.
Ramazani ėshtė i vetmi muaj qė ėshtė pėrmendur me emėr nė Kuranin famėlartė. Ėshtė muaji gjatė tė cilit zbriti Kurani, libri i fundit udhėzues, ai libėr qė nuk do tė humbasė kurrė, ai libėr qė sa mė shumė tė lexohet aq mė shumė rinohet.
Ramazani ėshtė muaji qė Zoti e zgjodhi pėr t`u kryer njė ritual shumė sekret, shumė specifik, shumė madhėshtor e ai ėshtė rituali i agjėrimit.
O ju qė besoni nė prezencėn e shpirtit, qė besoni se shpirti ėshtė i lodhur dhe i etur, dijeni se Ramazani vjen nė ndihmė tė kėtij shpirti. Ai vjen qė tė lodhė pak trupin pėr tė ēlodhur shpirtin. Ai vjen pėr tė mbyllur rrugėt e shejtanit e pėr tė hapur rrugėt e Rrahmanit (Zotit). Kjo pėr faktin se shejtani lėviz nė trupin tonė, ushqehet nga ushqimi ynė, pi nga pijet tona. Prandaj duhet t`ia thajmė kėto kullota dhe burime qė ai tė largohet prej nesh, qoftė edhe pėrkohėsisht e ne tė lirė tė shohim drejt qiellit me shpresėn e madhe, tė shikojmė rrezet e dritės hyjnore.
Prandaj Profeti Muhamed (a.s) thoshte: “Shejtani qarkullon nėpėr trupin e njeriut tamam si gjaku nėpėr deje (damarė). Mbylljani rrugėt atij me agjėrim”.
O ju qė kuptoni se duhet tė ndryshoni nga e keqja nė tė mirė, apo nga e mira nė mė tė mirė, por e kuptoni se ndryshimi i vetes nuk qenka i lehtė, Ramazani vjen pėr tė na ndihmuar qė ta bėjmė kėtė reformė. Patjetėr qė njerėzit e mirė nuk janė plotėsisht tė kėnaqur me vetet e tyre, me veset e tyre, me zemrat e tyre. Ata patjetėr kanė diēka pėr tė ndryshuar. Zoti do qė tė na ndihmojė tė ndryshojmė, prandaj na obligoi me namaz, me zekat, me haxh pr atė qė ka mundėsi dhe obligoi edhe agjėrimin e muajit tė Ramazanit.
Duke ndryshuar edhe gjėrat mė normale si ushqimin, pijen dhe gjumin, Ai na kujton se duhet tė ndryshojmė gjėrat e fshehta qė vetėm Ai dhe ne i dimė. Pra tė ndryshojmė qėllimet dhe mendimet tona. Nėse kjo reformė nuk ka qenė e lehtė jashtė muajit Ramazan, tani ėshtė mė e lehtė, sepse Zoti nė kėtė muaj hap dyert e xhennetit, qė ndoshta era dhe parfumi i saj tė kundėrmojnė e tė arrijnė nė zemrat e njerėzve. Mbyll dyert e zjarrit qė epshet tė mos kenė rrugė pėr atje, i prangos shejtanėt, qė ata tė paktėn nė kėtė muaj tė mos e ngacmojnė njeriun, ta lenė atė tė lirė ta gjejė veten e tij dhe Zotin e tij.
O ju qė besoni se keni forca tė brendshme, por keni frikė apo pėrtoni t`I zbuloni ato forca! Ramazani ėshtė muaji i besimit nė vetvete. Ėshtė muaj qė na bėn ta vlerėsojmė forcėn tonė, ta kuptojmė qėndresėn dhe durimin tonė ndaj gjėrave mė tė nevojshme, pėr t`i thėnė JO atyre qė janė tė panevojshme, veseve dhe sjelljeve tona tė pahijshme.
Njerėzit po hyjnė nė lloj – lloj garash pėr tė provuar forcat e tyre. Ramazani ėshtė njė garė qė e bėn njeriu me veten e tij, pėr tė treguar se sa I fortė dhe sa durimtar mund tė jetė njeriu. Sa mund t`I largohesh vesit I cili siē ka pasur njė fillim ashtu mund tė ketė edhe njė mbarim.

Vėllezėr dhe motra!
Ėshtė e vėrtetė qė agjėrimi bėhet duke lėnė ushqimin dhe pijen, por kurrė nuk ka qenė ky qėllimi i agjėrimit, sepse Zoti thotė nė Kuranin famėlartė: “O ju qė keni besuar. Agjėrimi iu ėshtė bėrė juve obligim, siē ka qenė obligim edhe i atyre para jush, me qėllim qė tė bėheni tė devotshėm”.
Ta kufizosh agjėrimim thjesht nė privim tė trupit nga ushqimi dhe pija, dhe t`i lesh gjymtyrėt e tjera tė bėjnė gjynahe ditė e natė, ėshtė me tė vėrtetė shumė e ulėt. Ėshtė tamam si tė kėrkosh tė ndėrtosh njė kasolle e nga ana tjetėr ti ke prishur njė qytet tė tėrė.
Tė agjėrosh do tė thotė tė ruash zemrėn nga mendimi i lig, tė ruash syrin nga shikimi tradhėtor, tė ruash veshin nga fjala e pavlerė. Mbi tė gjitha do tė thotė tė ruash gjuhėn e cila ėshtė tharė pėr njė pikė ujė, por tė mos njomet me pėrgojime dhe thashetheme.
Tregohet se nė kohėn e profetit (a.s) dy gra po agjėronin, por po e ndjenin veten shumė tė lodhura dhe tė etura. Erdhėn tek profeti (a.s) dhe i kėrkuan leje pėr ta prishur agjėrimin.
Profeti Muhamed (a.s) para tė gjithė njerėzve solli njė enė dhe u tha grave qė tė vjellin ushqimin qė kishin ngrėnė. Volli e para dhe nxorri gjak, qelb dhe mish tė prishur. Po ashtu edhe e dyta. Atėherė profeti Muhamed (a.s) u tha njerėzve: “O njerėz! Keto dy gra braktisėn ushqimin qė nė fakt ėshtė i lejuar dhe u ushqyen me pėrgojimin e njerėzve, qė ėshtė diēka e ndaluar”.
Ėshtė e vėrtetė qė trupi lodhet gjatė agjėrimit. Ai ndjen etje dhe uri, por kjo ėshtė e qėllimtė. Prandaj nuk duhet kthyer Ramazani nė muaj gatimi. Nuk duhet tė jetė shqetėsimi ynė kryesor se ēfarė do tė hamė pėr iftar, por ajo qė duhet tė kemi shqetėsim le tė jetė se ēfarė kemi bėrė deri nė iftar, ēfarė do t`i themi Zotit pėr iftar, pėr ēfarė do t`i lutemi.
Nuk ka kuptim qė dikush ta boshatisė barkun gjatė ditės dhe nė iftar tė hajė derisa tė mos ketė ku ta fusė ushqimin. Kjo do tė ishte e pahijshme nė sytė e Zotit dhe nė sytė e shpirtit.

I nderuar lexues!
Po flasim pėr Ramazanin dhe fjalėt pėr tė nuk mbarojnė. Duke shpresuar se ti do tė ndjesh nė Ramazan shumė mė tepėr se kėto fjalė, do tė kisha dėshirė ta pėrfundoja me disa pėrgėzime qė pėrcjell ky muaj:

1- Kush bėn njė punė vullnetare nė kėtė muaj, tek Zoti shkruhet sikur tė ketė bėrė njė punė farz .
2- Kush bėn njė punė farz nė kėtė muaj, tek Zoti shkruhet sikur tė ketė bėrė 70 farze.
Me tė vėrtetė ky ėshtė njė shans, njė mundėsi pėr tė pasur mė shumė sevape tek Allahu (xh.sh).
3- Era qė nxjerr goja e agjėruesit, e cila pėr njerėzit nuk ėshtė e kėndshme, tek Zoti ėshtė mė e mirė se era e parfumit mė tė mirė, pėr faktin se kjo erė del prej devotshmėrisė, prej sakrificės, prej thellėsisė sė njeriut dhe kjo ka vlerė tek Zoti.
4- Pėr ēdo ditė tė Ramazaniht Zoti i gjithėsisė me mėshirėn e Tij, jep amnisti pėr njė grup tė madh njerėzish. Amnisti, jo nga burgu dhe vuajtjet e kėsaj jete, por nga zjarri i xhehennemit, ai zjarr qė ėshtė 70-fish mė I nxehtė se zjarri i kėsaj bote. Prandaj lute pėrzemėrsisht Allahun (xh.sh) qė tė gjithė muslimanėt tė jenė nga ata njerėz qė Zoti i gjithėsisė ua lexon emrin nė listėn e tė shpėtuarve.
5- Duhet ta dish se pėr agjėruesin ka njė derė tė veēantė nė xhennet, e quajtur “Rejjan”, derė nga e cila hyjnė vetėm agjėruesit. Lute Zotin qė tė ketė vend pėr ty nė atė derė.
6- Pėr agjėruesin ka dy gėzime: Njėri ėshtė kur ai ēel iftar. Kjo, jo sepse tani njeriu do tė hajė e do tė ngopet, por pėr faktin se e mundi veten e tij, se bėri diēka pėr Zotin e tij. Ai tani mund t`I lutet Zotit, mund t`i kėrkojė Allahut (xh.sh) falje dhe forcė pėr ditėt nė vazhdim. Tė fitosh mbi veten tėnde ėshtė me tė vėrtetė gėzim i madh. Gėzimi tjetėr do tė jetė kur tė takojė Zotin e botėrave. Tamam siē u gėzua nė iftar pasi mundi urinė dhe etjen, do tė vijė njė ditė kur besimtari do tė gėzojė pėr vuajtjet dhe sakrificėn qė ka bėrė nė kėtė jetė, kur tė shikojė shpėrblimin tek Zoti i gjithėsisė, tamam siē shikonte ushqimin e iftarit para vetes sė tij.
7- Nė Ramazan ėshtė njė natė e madhe dhe emrin e ka tė tillė. Nata e madhe, nata e fuqisė, nata e Kadrit. Ajo ėshtė njė rast i rrallė pėr tė gjithė njerėzit qė duan tė bėjnė tregėti me Zotin e gjithėsisė. Ajo natė ka vlerė mė shumė se 83 vjet, madje dhe mė tepėr. Atė natė Zoti i gjithėsisė cakton pėr njerėzit jetėn dhe vdekjen, rrizkun dhe fatin e tyre. Atė natė Zoti pėr hatėr tė adhuruesve tė Tij, zbret melekėt e Tij. Ajo natė ėshtė paqe dhe e mbushur e gjitha me vlera. Lutju Zotit tė na mundėsojė tė gjithėve tė bėjmė adhurim nė atė natė. Lutju Allahut (xh.sh) tė na zgjojė atė natė, tė jemi zgjuar nga sytė tanė, tė zgjuar nė zemrat tona. Lutju Zotit tė na mėshirojė qė tė lutemi atė natė, pėr vetet tona, pėr fėmijėt tanė, pėr familjet tona, pėr tė gjithė muslimanėt. Me tė vėrtetė ėshtė njė natė madhėshtore dhe shpresojmė qė mėshira e Zotit nė atė natė tė na pėrfshijė tė gjithėve.
Sė fundi dijeni se profeti (a.s) ka thėnė: “Kush e agjėron Ramazanin me besim tek Zoti, duke pritur shpėrblimin vetėm prej Tij, atij personi do t`i falen tė gjitha gabimet dhe gjynahet qė ka bėrė nė tė kaluarėn”.
E lusim Zotin qė ky Ramazan tė jetė pastrim i gjynaheve tona, reformė e zemrave dhe veteve tona, zgjidhje e problemeve tona.
Zoti i shperbleftė, tė gjithė ata qė patėn durim ti lexojnė kėto rreshta deri nė fund, siē di vetėm Ai tė shpėrblejė.
Zoti i shpėrbleftė ata qė do ti transmetojnė kėto fjalė, ndoshta shumė mė mirė se ai qė i ka thėnė.
Zoti na mundėsoftė tė gjithėve qė punėt tona tė jenė mė tė mira se fjalėt tona, e brendshmja jonė tė jetė mė e mirė se e jashtmja jonė, e nesėrmja jonė tė jetė mė e mirė se e sotmja, ahireti ynė tė jetė mė i mirė se dynjaja jonė.
AMIN
Es selamu alejkum ue rahmetullahi teala ue berekatuhu.
Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė gjithė ju.