Në të gjitha veprimet tua mundohu ta zbatosh sunnetin e të Dërguarit të Allahut! Në asnjë punë tënde, qoftë ajo e madhe ose e vogël, e rëndësishme ose e parëndësishme mos e kundërshto sunetin e të Dërguarit të Zotit!

Allahu thotë:

"Dhe le të kenë mendjen ata që nuk pajtohen me urdhërin e të Dvrguarit ë të mos bjerë mbi ta ndonjë fitne (sprovë) ose t'u jepet një ndëshkim i dhimbshëm!" (En-Nur,63)

"Në qoftë se i bindeni atij (të Dërguarit), do të jeni në rrugë të drejtë," (en-nur,54)

Në çështjen e urdhërimit të së mirës dhe ndalimit nga e keqja ndiqe rrugën e dijetarëve të selefit: në çdo gjë fillo me vetveten! Allahu na rrëfen se Shuhajbi (alejhi s-selam) i është drejtuar popullit të vet me fjalët :

"Unë nuk dua, në kundërshtim me ju, të bëj atë që jua ndaloj juve që ta bëni.: (Hud, 88)

është urdhëruar Isain (alejhi s-selam):

"së pari këshilloje vetveten! Ke të drejtë t'i këshillosh të tjerët vetëm nëse vet ke marrë këshillë nga fjala jote. Përndryshe kij frikë nga Un!"

Edukoje veten që të shoqërohesh me njerëzit e mirë dhe të qëndrosh larg të këqijve.

Pejgamberi (alejhi s-selam) ka thënë:

"Kush i përngjan nja populli, ai është prej tyre"

"Njeriu është (dhe do të jetë) bashkë me ato që e do"

"Mos u shoqëro me të tjerët pos besimtarëve! Ushqimin tënd le të mos e hajë tjetërkush pos atyre që janë të devotshëm!"

Ebu Turab en-Nahshebi lidhur me shoqërimin me njerëz të këqij ka thënë: "Shoqërimi me njerëz të këqij shkakton lindjen e mendimeve të këqija për njerëzit e mirë."


es-sulemi