-
i/e regjistruar
Shoqërimi me pasanikët
Një e metë tjetër e nefsit është ulja me njerëz të pasur për shkak të pasurisë së tyre, shoqërimi e dëshira për të qenë bashkë me ta dhe kënaqja nga gjithë kjo.
Mënyra e pastrimit nga kjo e metë:
Të qenurit bashkë me varfanjakët. Të diturit se te ti nuk do të vijnë më tepër prej mallit të pasanikëve pos asaj që ka caktuar Allahu dhe shkëputja e pritjes së pasurisë nga ta. Kjo gjendje e shpëton njeriun nga të kushtuarit rëndësi pasanikëve vetëm për hirë të mallit që e zotërojne. Më pas njeriu duhet ta dijë se Allahu ia ka tërhequr vërejtjen Muhammedit (alejhi s-selam) për shkak të kthimit të tij kah pasanikët dhe mospërfilljes së të varfërve:
"Sa për atë i cili është i kënaqur me vetveten (dhe e quan vetën të vetmjaftueshëm), me të merresh dhe i përkushtohesh: ç'rëndësi ka per ty, nëse ai nuk don të pastrohet, Por sa për atë i cili erdhi drejt e tek ti duke vrapuar, dhe ai është që i friksohet (Allahut dhe ndëshkimit të Tij). Për të ti je i pavëmendshëm dhe i kushtohesh një tjetri." (Abese,5-10)
Pejgamberi (alejhi s'selam) ka thënë : "Zoti im, më mundso të jetoj i varfër, ma merr shpirtin si i varfër dhe Ditën e Gjykimit më ringjall me bashkësinë e të varfërve."
është këshilluar Aliu (r.a.): " Duaj të varfërit, bëhu i afërt me ta!"
es-sulemi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt