Shyhrete Gosalci,
Zv. Kryetare e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar :
KUVENDI MBARËKOMBËTAR NJË DOMOSDOSHMËRI E KOHËS !
Situatat e krijuara, mbi të gjitha në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, pas shpalljes së "Pavarësisë" së Kosovës dhe të hedhjes "në treg" të tezës për ndërrim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, të Kosovës Veriore (Zvecanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut), që vazhdon të sundohet nga bandat e Serbisë, me territorin e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit),që vazhdon të mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar nga Serbia, si dhe mbi të gjitha të pranimit edhe nga faktori ndërkombëtr ( Abasadori i BE në Shkup, z. Fuerer), të dështimit të "Marrëveshjes së Ohërit", por edhe të situatave të tjera në Ballkanin "fuçi baroti" dhe edhe më gjërë, shtrojnë si një domosdoshmëri të kohës nevojën e mbajtjes së KUVENDIT MBARËKOMBËTAR, ku do të duhej të angazhoheshin të gjitha lëvizjet, partitë, organizatat, shoqatat dhe intelektualët atdhetarë nga të gjitha troje etnike të Shqipërisë Natyrale dhe nga e gjithë diaspora shqiptare.
Kuvendi Mbarëkombëtar duhet të thirret nga Këshilli Organizativ i Kuvenidt Mbarëkombëtar (KOKMK), i themeluar më 25 nëntor 2006 ( në Tiranë) dhe konkretisht nga vetë Kryetari i i KOKMK, Gjeneral (në rezervë) Kudusi LAMA, sepse KOKMK më 10 qershor të vitit 2008 (në Durrës), me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve e delegateve nga Shqipëria Natyrale dhe nga diaspora shqiptare, me sukses të plotë e mbajti Mbledhjen Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar.
Çështja kombëtare dhe trojet etnike të Shqipërisë Natyrale as nuk kanë qenë dhe as nuk janë pronë privat e individëve, e shoqatave, e organizatave, e partive dhe e lëvizjeve patriotike, prandaj edhe konsideroj dhe gjykoj se nuk e kanë as edhe të drejtën e tyre minimale që të proncohen pro ose kundër pazarllëqeve të ndryshe me trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, që lansohen (jo pa një qëllim të paramenduar mirë, por me qëllimin e tyre për të na testuar ne shqiptarët) dhe që edhe në të ardhmen do të lansohen nga faktori ndërkombëtar, i cili tanimë kërkon një rrugëzgjidhje për një rikonfigurim të ri të Ballkanit Perëndimor.
Konsideroj, dhe njëkohësisht edhe kërkoj që, të gjithë ne, që flasim, që shkruajmë dhe që edhe punojmë e veprojmë me idealizëm për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe për Shqipërinë Natyrale, kursesi nuk duhet ta harrojmë thënien kapitale të filozofit të vjetër antik, Platon-it, të cilit do të përpiqëm ta parafrazoj: "Nëse idealizmi nuk bazohet ne ralizëm, atëherë idealizmi rrezikon të këthehet në avanturë!", gjë kjo që do të thotë se të gjithë ne duhet të mblidhemi në një Kuvend Mbarëkombëtar, ashtu siç dikur janë mbledhur edhe pararendësit tanë, gjatë gjithë historisë tonë të lavdishme e të shkruar me gjak dhe barot, dhe me mendje e më zemër të këthjellët bashkarisht t'i analizojmë të gjitha situatat e krijuara kombëtare në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, politikat rajonale dhe mbi të gjtha edhe gjeo-politikat ndërkombëtare në Ballkan.
Vetëm sovrani popull i Shqipërisë Natyrale, ose përmes refendumit mbarëkombëtar, të organizuar (bashkarisht) nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ose përmes përfaqësimit të tij në Kuvendin Mbarëkombëtar, përmes cucave e djemëve (delegatëve e delegateve) më të devotshëm të tij, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë Natyrale dhe nga e gjithë diaspora shqiptare, e ka të drejtën ekskluzive (tagrin) për të vendosur për fatet e tij dhe të trojeve etnike shqiptare të Shqipërisë Natyrale.
Këtë gjë duhet të kuptojë çdo shqiptar e shqiptare, si dhe mbi të gjitha këtë të drejtë demokratike të popullit shqiptar, që është një nga të drejtat universale e popujve të botës (e drejta e vetëvendosjes së popujve), e sanksionuar edhe në dhjetëra konventa e rezuluta të OKB-ve, përfundimisht duhet të pranojë edhe të huaj, edhe faktori ndërkombëtar, më në krye OKB-në, dhe më në fund edhe popullit shqiptar të Shqipërisë Natyrale:
1. Të Shqipërisë Londineze (në Republikën e Shqipërisë),
2. Të Shqipërisë Verilindore (në Republikën e Kosovës), me të gjithë Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin),
3. Të Shqipërisë Lindore (që ndodhet nën pushtimin e kolonizimin klasik të "Maqedonisë"),
4. Të Shqipërisë Veriore, që gjithashtu vazhdon të mbahet nën pushtimin e kolonizimin klasik të Malit të Zi, dhe
5. Të Shqipërisë Jugore ( të Krahinës së Çamërisë), shumica dërrmuese e së cilës popullsie shqiptare ( popullsia e fesë muslimane) me dhunë e gjenocid u dëbua nga Greqia dhe tani ndodhet dhe jeton (mbi 150 mijë) në Republikën e Shqipërisë, si dhe po kaq edhe në Turqi, kurse kombësia shqiptare (e konfesionit ortodoks), që nuk u dëbua kur u dëbua kombësia shqiptare e konfesionit musliman, por ka jetuar dhe jeton në Greqi, thuajse krejtësisht është asimiluar nga Greqia "demokratike", që ka qenë dhe është anëtare e NATO-s dhe edhe e Bashkimit Evropian, përfundimisht t'i njihet e drejta e vetëvendosjes, një e drejtë demokratike dhe universale, e garantuar nga dhjetëra konventa dhe rezuluta të OKB-ve, por padrejtësisht e mohuar deri më tani vetëm për popullin shqiptar të Shqipërisë Natyrale.
Kuvendi Mbarëkombëtar do të duhet të miratojë Platformën e Shqipërisë Natyrale, Programin e Veprimit Taktik e Strategjik të Ribashkimit Kombëtar dhe Statutin e Asamblesë Kombëtare Shqiptare. Delegatet e delegatët e Kuvendit Mbarëkombëtar do të duhet të përzgjidhjen dhe kushdo ka keqpërdorur votën, djersën dhe gjakun e popullit nuk do të duhet të jetë delegat apo delegate e Kuvendit Mbarëkombëtar.
__________________
Krijoni Kontakt