Një e metë tjetër e nefsit është edhe nënçmimi i muslimanëve dhe mendjemadhësia e shfaqur para tyre.

Mënyra e eliminimit të kësaj të mete:

Para besimtarëve muslimanë duhet të tregohemi sa më modest dhe duhet pranuar ndershmërinë e tyre. Allahu në mes tjerash i drejtohet Muhammedit (alejhi s'selam) edhe me këto fjalë:

'Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Allahu për ta, e konsultohu me ta për punë të jetesës!" (Al-i Imran, 159)


Duhet ta dimë se mendjemadhësia është ajo që Iblisin e ka rrëzuar nga pozicioni i lartë që kishte dhe e ka shtyrë të thotë : "Unë jam më i mirë se ky (Ademi).." (Sad, 76)

Një radhë Muhammedi (alejhi s'selam) është drejtuar kah Qabeja dhe ka thënë:

"Sa e madhe dhe e famshme që je! Por fama e besimtarit tek Allahu është më e madhe se ytja.
Lidhur me ty Zoti ka ndaluar vetëm një gjë, kurse për besimtarin tre gjëra: gjakun, mallin, dhe mendimin e keq për të."

es-sulemi