Një e metë tjetër e nefsit është të qenurit i pangopur nga mirësitë dhe dobitë e kësaj bote, të qenurit i dhënë për së tepërmi pas Çdo malli e ushqimi, të qenurit koprrac e grykës.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Grykësia e nefsit shpie në dyftërsi dhe ia humb njeriut kënaqësinë e ibadetit. Si pasojë e grykësisë njeriu bie në pozitë të të qenurit rob i njerëzve, edhepse Allahu e ka krijuar atë të lirë.
Pejgamberi (alejhi selam) ka kërkuar nga Allahu që ta mbrojë nga grykësia dhe koprracia:
"... O Zot! Kërkoj mbrojtje te Ti nga koprracia..."
Këtu bëhet fjalë për pangopësinë e cila zë vend në zemrë e njeriut dhe njeriun e orienton vetëm kah kjo botë duke e larguar prej ahiretit.
Rrëfehet se disa nga dijetarët e selefit kanë thënë:
"Grykësia dhe tamahqarllëku janë varfëri që troket në derë.është i varfër pasaniku grykës, kurse është i pasur varfanjaku syngopur të cilit për shkak të nderit nuk i jepet ta shtrijë dorën. Pangopësia njerëzit i shtyn që ta mbysin njëri-tjetrin.
Poeti ka thënë:
Vallë duke më shfrytëzuar mua Lejlën lakmon?
Kurse lakmia e tepërt njeriun në vdekje e Çon!
es-sulemi
Krijoni Kontakt