-
i/e regjistruar
Të jetuarit me frikën për rizk
Një e metë tjetër e nefsit është të jetuarit me frikën e rizkut edhe pse Allahu është që jep atë, si dhe nënvleftësimi i detyrimeve të caktuara nga i Lartmadhëruari dhe mosçarja kokë për to.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Besimitari duhet ta dijë se Allahu është i cili e ka krijuar njeriun edhe garantuesi i rizkut. Lidhur me këtë Ai thotë:
"Allahu është Ai i Cili ju krijoi juve, pastaj ju siguroi furnizimin." (er-Rum,40)
është normale që njeriu që nuk e falënderon Allahun për faktin që e ka krijuar, të mos e falënderojë Atë as për mjetet e falura për të kaluar jetën në këtë botë.
Hatim el-Esami ka thënë: "S'ka ditë që shejtani të mos vijë e të mos më thotë: çdo të hash sot? çdo të veshësh sot? Ku do të banosh sot? E unë i përgjigjem me kto fjalë: Do të ha vdekje, do të vesh qefin dhe do të banoj në varr."
es-sulemi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt