Një e metë tjetër e nefsit është edhe gëzimi i tepërt i shprehur në rastet kur dikush të lavdëron dhe nervoza, hidhërimi dhe tejkalimi i kufirit kur dikush të kritikon.

Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Stërvitja dhe e dukimi i nefsit me të vërtetën dhe të drejtën. Kjo bëhet me qëllim që të mos e kalosh kufirin as kur dikush të lavdëron e as kur të kritikon. Kjo sëmundje e nefsit kryesisht është pasojë e lënies pas shpine të urdhërave dhe ndalesave fetare.

Pejgamberi (alejhi's-selam) ka thënë:

" Lavdëruesin gjuajeni me dhe në fytyrë!"

Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe, Ibën Hibbani, Ahmed bin Hanbeli,Ebu Nuajmi dhe Ebu Sulejmn el-Hattabiu kanë thënë : "Lavdëruesit që e kanë bërë zakon lavdërimin e të tjerëve, janë të tillët që nga i lavdëruari presin ndonjë dobi të kësaj bote.
Duhet thekuar se s'ka gjë të keqe në lavdrimin e personit që bën një punë të bukurë dhe të lavdëruar, përkundrazi në një gjë të tillë duhet nxitur edhe të tjerët. Lavdërimi i mirëbërsve e shton numrin e tyre. Pra, këta nuk janë lavdëruesit e përmendur në hadith "Hadithi në fjalë i përmban këto mësime:

a)S'duhet varur veshin fjalëve të lavdëruesve,Ata s'duhet shpërblyer për punën e bërë

b)Fytyrës së lavdëruesve duhet gjuajtur dhe ose diqka tjetër. Kjo me qëllim të pengimit të gënjeshtrës, fitimit të padrejtë, vetëpëlqimit dhe mendjemadhësisë së personit të lavdruar.

es-sulemi