Të dëshiruarit që një gjë të jetë ndryshe nga e përcaktuara me kader paraqet kundërshtim të atij caktimi dhe kaderit. Kjo është një e metë tjetër e nefsit.

Mënyra e evitimit të kësaj të mete:

Ne duhet ta kuptojmë se, edhe pse jemi të lirë të dëshirojmë shumë gjëra, s'kemi njohuri për atë që do të ndodhë. S'kemi njohuri nëse dëshira jonë do të na shpie në të mirë ose në të keqe. S'dimë nëse ajo që synojmë do të na kënaqë ose do të na dëshprojë. Duhet ta dimë se s'kemi njohuri për kurrfarë gjërash. Ndodh që sikur ta dinim se c'na pret nga e dëshiruara, heqim dorë nga një dëshirë e tillë, marrim rrugën e pëlqimit dhe rehatohemi.
Pejgamberi (alejhis-selam) në një hadith ka thënë:

"Askush nga ju le të mos e dëshiroj vdekjen për shkak të asaj që e kanë goditur. Përkundrazi le të thotë : Zoti im, më jep jetë deri sa ajo të jetë e hajrit për mua dhe ma merr shpirtin atëherë kur vdekja është më mirë për mua."

Transmetojnë Muslimi, Ahmed bin Hanbeli, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe. Njeriu duhet të ushqejë mendim të mirë për All-llahun, të besoj në faljen dhe mëshirën e Tij, dhe duhet që me gjithë forcat të punojë që vdekja ta gjejë në këtë gjëndje. Imam Neveviu thotë:

"Frikrespekt do të thotë braktisje e mëkatëve dhe të këqijave dhe orvatje për tu bërë vepërmirë, përkujtim i castit të vdekjes dhe pranim i faktit se je nevojtar për All-llahun, nënshtrimi i plotë Atij dhe ushqim i mendimit të mirë për Të.

Në një rast tjetër Pejgamberi (Alejhi's-selam) ka thënë:

"Kur dikush prej jush dëshiron diqka, le të mendojë mirë, sepse njeriu nuk di se qka do t'i caktohet nga ajo që ai dëshiron. (Buhari dhe Ahmed Bin hanbeli)

es-sulemi