Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Të jesh vetëvetja!

    Shkruan:
    Arsim Gjinoci

    MOS I IMITONI TË TJERËT - BËHUNI AI/AJO QË JENI

    Poeti i madh shqiptar Azem Shkreli në një vjershë të shkurtër thotë: “Nëse do të takoheshim me veten sy më sy, a do të ishim përqafuar apo do të ishim pështy“. Kjo poezi shumë mirë na e bënë me dije se, nëse dëshirojmë të jemi vetja e jonë kudo dhe me gjithkënd që jemi, ai apo ajo që vërtet jemi, së pari duhet të takohemi me veten sy më sy, të ballafaqohemi dhe t’i qërojmë hesapet me veten.

    Ka shumë njerëz që frikohen ta shfaqin veten e tyre në publikë dhe më lehtë e kanë të jetojnë nën maskën e dikujt tjetër. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, ndonjë gabim në të kaluarën, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca për ta imituar dikë tjetër ngase dëshironi të bëheni si ai apo ajo, dhe shumë arsye tjera.

    Oscar Wilde, poet dhe shkrimtar irlandez, thotë: “Bëhu vetvetja; ngase gjithë të tjerët tashmë janë të zënë“. Të jeni vetvetja do të thotë ta festoni veten, si individë, të mësoheni ta shprehni veten, ti jepni jetës diçka çfarëdo qoftë të vlefshme nga vetja, të jeni të lumtur me atë çka jeni. Për disa, të jesh vetja do të thotë të mësosh ta duash veten, për tjerët të mos e fsheh se kush je.

    Këto ditë në një show televiziv britanik, një grua 47 vjeç me emrin Suzan Bojl, më së miri dëshmoi se sa vlen të jesh vetvetja. Ajo i la pa tekst, i bëri të pranoj paneli vlerësues se ishin cinik dhe me ketë edhe gjithë publiku. Në dukje, një grua amvise, fshatare, me pamje jo edhe aq tërheqëse, flokë natyrale pa ndonjë kujdes të veçantë, tregoi më së miri, vetëm për 1 minutë e tetë sekonda se sa jemi gjithë ne cinik dhe të padrejtë në gjykimet tona ndaj vetes dhe të tjerëve.

    Një proverb tjetër thotë “Mos e gjykoni përmbajtjen e librit bazuar në kopertinën e tij“.

    Në librin “Si ta zhvillojmë vet besimin dhe të ndikojmë te njerëzit me fjalime publike“ Dale Carnegie thotë: “Kurrë më parë s'ka ekzistuar njeri i tillë, dhe kurrë s'ka me ekzistuar më“; kështu duhet të mendoj për vete secili njeri. Secili njeri është një jetë e re, individualitet i ri. Duhet që në vete të kërkoj xixën e individualitetit përmes së cilit dallohet nga gjithë të tjerët dhe të përpiqet që sa më fuqishëm ta flakëroj. Shoqëria dhe rrethi përpiqen ta fikin pa vetëdije, duke u përpjekur që të gjithëve të na vendosin në kallëp të njëjtë, por unë ju them: mos lejoni që ajo të shuhet; ajo është e drejtë e vetme e juaja për veçanti.

    Në botë nuk ekziston asnjë qenie e ngjashme me ju. Me milionë njerëz i kanë nga dy sy, gojën dhe hundën, por askush nuk është i ngjashëm me ju, askush nuk i ka karakteristikat plotësisht të njëjta, sjelljen e njëjtë dhe strukturën e njëjtë shpirtërore. Një numër i pakët i njerëzve do të shprehen ashtu si dhe ju kur të flitni natyrshëm. Me fjalë të tjera, ju e keni individualitetin tuaj, dhe për gojëtar kjo është karakteristikë më se e rëndësishme. Ruajeni! Çmoni atë! Përsosni! Ajo është xixa që fjalimit tuaj do t'i jep forcë dhe bindshmëri. “Ajo është e drejta juaj e vetme e vërtetë për të qenë të veçantë“. Mos lejoni të vendoset në kallëp dhe me këtë ta humbni individualitetin tuaj.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    Nuk ja ndjenje me te mire,se sa te jesh vetvetja,sepse arrin te shohesh edhe te padukshmen.
    Sado era të jetë e fortë,mali kurr nuk gjunjëzohet...

  3. #3
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Te jesh vetvetja - Te dish se si ta fillosh dhe ta mbarosh jeten !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  4. #4
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Te jesh vetvetja - Te dish qe te mos biesh ne dileme dhe ne pozita jo te mira !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  5. #5

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Te dish te ndryshosh maskat pa rene ne sy ?!

  6. #6
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Per te qen vetvetja, pajtohu me vetveten!!!

  7. #7
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Te jesh vetvetja !! Per te qene vetvetja e vetvehtes se vehtvehtes duhet te kemi parasysh qe per qdo gje te kete nje arsye te forte dhe te bindshme !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Këto ditë në një show televiziv britanik, një grua 47 vjeç me emrin Suzan Bojl, më së miri dëshmoi se sa vlen të jesh vetvetja. Ajo i la pa tekst, i bëri të pranoj paneli vlerësues se ishin cinik dhe me ketë edhe gjithë publiku. Në dukje, një grua amvise, fshatare, me pamje jo edhe aq tërheqëse, flokë natyrale pa ndonjë kujdes të veçantë, tregoi më së miri, vetëm për 1 minutë e tetë sekonda se sa jemi gjithë ne cinik dhe të padrejtë në gjykimet tona ndaj vetes dhe të tjerëve.
    Ajo rezistoi 1 minut dhe 8 seconta te ishte vetvetja.

    Eshte e pamundur qe ne cdo situat te jeshe vetvetja. Ne shoqeri kerkohet te adaptohesh qe te krijosh nje lidhje shoqerore te qendrueshme.
    Ne pune duhet te kthehesh nje beast qe ti mbijetosh konkurences.

    Ne jeten private mund ta arrish te jeshe vetvetja, se eshte dicka e jotja , te perket vetm ty dhe e nderton ashtu si te te pershtatet me se miri.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga zogu dukagjinas Lexo Postimin
    Te jesh vetvetja edhte diqka qe rralle kush mund ta kete !!
    Zogu nuk eshte shume e veshtire te jesh vetvetja, por eshte shoqeria, ambjenti ku jetojme e punojme qe nuk na do te tille. Te pershtatesh eshte aftesi, se te jesh vetvetja ne te shumten e rasteve shihet si dobesi, apo kokefortesi.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Megjithate per te qene vetvetj eshte nje dhunti shume e rralle, se te jesh vetvetja duhet te dish si te gjendesh ne qdo rast, te dish si te u pershtatesh te gjitha rrethanave e te dish edhe qe te nxirresh prej nje situate !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •