Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    gostivar
    Postime
    16

    Viktimat E Perdhunimit Ne Kosove Vuajne Dy Here

    Perdorimi i perdhunimit si nje mjet lufte ka qene teper i perhapur ne Kosove. Por permasat e ketij krimi jane fshehur nga komunitetet Shqiptare per te fshehur “turpin” e tyre nga pjesa tjeter e botes.

    Nga Gordana Igric

    Ne atmosferen e rende te nje dhome teper te nxehte, gruaja shpjegonte tragjedine qe u kishte ndodhur dy familjeve nga rajoni i Decanit ne Kosove. Vitin e kaluar ajo kishte bere bisedimet e rastit tradicionale qe do te conin ne fejesen dhe martesen e nje cifiti te ri Kosovar.

    Por ne Janar fejesa u prish. Nje mesazher solli lajmin se nusja e
    ardheshme, nje 16 vjecare e bukur nga nje familje e njohur ne fshat, ishte marre me force nje jave me pare nga tre police. Njeri prej tre policeve e kishte perdhunuar. “Ne jemi nje familje e nderuar,” tha mesazheri, sipas gruas, “dhe nuk deshirojme t’ju mashtrojme juve”.

    “Dhe keshtu ata nuk u fejuan,” vazhdon gruaja. “Une e di se ajo eshte mbyllur me celes ne nje dhome. Ajo nuk ka per ta pare kurre me driten e diellit, dhe do te vdese si nje vajze e plakur ne shtepine e prinderve.”

    Viktimat e perdhunimit ne Kosove jane dy here viktima, heren e dyte si rezultat i besnikerise se komunitetit te tyre ndaj Kanunit tradicional te Leke Dukagjinit, nje ligj kanunor sipas te cilit fiset dhe familjet e medha Shqiptare kane jetuar qe prej shekullit te 15te. Ai akoma vepron ne disa pjese te Shqiperise dhe Kosoves.

    Kanuni, i cili ka evoluar ne shekuj, mbulon te gjitha fushat e veprimtarise sociale, qe nga roli i kishes dhe kujdesi per bagetite deri tek martesa, dhe vecanerisht nderi. Ai i ben burrat te mbrojne grate dhe motrat e tyre, dhe nje burre i cili nuk merr hak per cnderimin e nje gruaje te familjes se tij turperon te gjithe familjen, dhe con ne izolimin e saj nga familjet e tjera ne keto komunitete te lidhura ngushte me njeri tjetrin. Shume detyrojne te mendojne se viktima e perdhunimit ka turperuar familjen e saj
    nepermjet fatkeqesise se saj. Disa mendojne se viktima me mire te kishte vdekur, dhe “inkurajojne” vetevrasjen.

    Por forcat paraushtarake Serbe kane perdorur perdhunimin ndaj familjeve te mbeshtetesve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), duke qene ne dijeni te efekteve shkaterruese qe ka perdhunimi mbi luftetaret dhe familjet e tyre. Per me teper se nje vit perpara fillimit te ofensives ajrore te NATO-s, forcat Serbe ne menyre rutine ndalonin anetaret femra te familjeve
    te burrave te dyshuar per aktivitete separatiste.

    Njoftimet e para mbi kete strategji kane ardhur nga fshatrat Likosan dhe Cirez ne rrethin e Drenices ku grate u arrestuan me 27 Shkurt dhe u mbajten per rreth 48 ore. Nje jave me vone, pas sulmit ndaj familjes se nje mbeshtetesi te njohur te luftes guerrile Adem Jashari ne qytetin e Prekazit, rreth 200 vete u mbajten ne nje fabrike armesh ne qytetin Srbica. Atje, sipas nje deshmitari, vajzat e reja u ndane nga grupi tjeter dhe u sulmuan.

    Keto njoftime vazhduan per muaj me rradhe. Ne Tetor nje skuader e maskuar e policise paramilitare Serbe rrethoi nje grup te rinjsh nga fshati Ljebusa ndersa ata po mblidhnin arra ne nje pyll prane manastirit te Decanit. Ata rahen djemte dhe morren me vete nje vajze 15 vjecare.

    E liruar nje ore me vone, ajo nuk mund te fshihte tmerrin. Ajo ishte e gervishtur dhe qante nen ze, ata gjithashtu i kishin prere floket me thike. Kjo e fundit ishte nje sulm ndaj nderit te saj, ne nje rajon ku njerezit mund te gjykojne ne se nje vajze eshte e martuar, beqare apo e fejuar nga menyra se si kreh floket. Nje dite me pas e gjithe familja mblodhi plackat dhe u nis per ne qytetin e Rozajes ne Mal te Zi.

    Per ato familje te cilat nuk munden apo nuk duan te largohen, cfare ndodh me viktimat? Sipas zakoneve patriarkale te percaktuara nga Dukagjini dhe te tjere, nje grua e perdhunuar para familjes se saj duhet te beje vetevrasje dhe ti jape fund turpit te familjes.

    Ne se jo, turpi shkon me tej: viktima behet nje e burgosur ne shtepine e saj, vajzat e pamartuara zakonisht nuk lejohen te martohen dhe motrat e tyre mund te mbeten te pa martuara per shkak te turpit qe ka pesuar familja. Grate e martuara viktima te perdhunimit mund te debohen nga shhtepia, edhe ne se kane femije.

    Perpara kesaj mizorie, grate e Kosoves perpiqen te mbajne sekret tmerret qe kane kaluar--nje solidaritet ne heshtje.

    Nje grua qe ndihmoi nje fqinj dy nuset e te cilit ishin perdhunuar nga tre police te armatosur ne nje qytet Kosovar prane Pejes Nentorin e kaluar, deshiroi te mbante sekret kete sulm dhe identitetin e tyre. Bashkeshortet e ketyre grave ishin detyruar te largoheshin nga vendi. “Une nuk i thashe asnje njeriut, dhe as vjehrra e tyre. Burrat e tyre nuk dine asgje per perdhunimin. Ne se ata do te dinin, ata do ti kishin perzene nga shtepia menjehere.”

    Gazetaret dhe aktivistet e te drejtave te njeriut vetem kohet e fundit kane kuptuar shkallen e ketyre krimeve. Vetem pak njerez kane kuptuar perdorimin sistematik te perdhunimit si nje mjet i spastrimit etnik dhe i perfitimeve ushtarake--sic eshte praktikuar gjate luftes ne Bosnjes--eshte perseritur edhe ne Kosove.

    Hetuesit te cilet shohin raportet mbi “kampet e perdhunimit” te stilit te Bosnjes te drejtuar nga Serbet ne Kosove, perpiqen te zbulojne me tej. Vajzat e reja te mbajtura per nje dite e nate ne fshatin e Jabukovo Polje ne Drenice Shtatorin e kaluar thone vetem se ato jane “kercenuar” dhe pyetur rreth prinderve dhe vellezerve te tyre anetare te UCK-se--dhe asgje me teper. Disa nga viktimat te cilat kane folur me mediat apo hetuesit e te
    drejtave te njeriut njoftohet se jane abandonuar akoma me teper, jo vetem nga familjet por edhe nga viktimat e tjera.

    Edhe ne fshatin e Vranic, ku dihet se nje grup grash jane perdhunuar ne Shtatorin e vitit te kaluar, viktimat kundershtojne me force qe kjo te kete ndodhur. Vetem nje grua e vjeter ne moshe do te flase. “Une kam pare nje kamion te mbushur me gra te perdhunuara qe po i conin ne stacionin e qytetit te Suva Rekes. Ato ishin te veshura me rroba te shqyera dhe perpiqeshin te fshihnin fytyrat e tyre me duar nga turpi. Njera nga grate te cilen une e njihja tha vetem: do te kishte qene me mire te me kishin vrare.”

    Po ata qe i kryejne keto perdhunime? Shpresat qe ata nje dite mund te dalin para drejtesise jane te vogla.

    Disa mijera gra Muslimane te mbajtura ne “kampin e perdhunimit” ne qytetin Boshnjak te Foca gjithashtu kane vuajtur dy here edhe nga vete njerezit e tyre. Pasi jane intervistuar nga nje numer i madh gazetaresh, shume prej tyre u gjenden te menjanuara nga vete refugjatet kur ata arriten ne nje vend relativisht te sigurte ne nje kamp ne Turqi. Shume prej tyre ju desh te largoheshin.

    Gjykata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish Jugosllavi ne Hage ka akuzuar nente nga pjesemarresit ne kete krim. Nje prej tyre shkoi vullnetarisht perpara gjyqit ne Hage dhe nje tjeter u vra gjate nje perpjekje me arme kur trupat Perendimore te SFOR-it u perpoqen ta arrestonin ate.

    Te tjeret jane kryesisht te lire te levizin neper rruget e Focas.

    Gordana Igric eshte nje redaktore e vjeter e IWPR e cila ka hetuar
    perdhunimin si nje krim lufte ne Bosnje dhe tani se fundi edhe ne Kosove
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 23-01-2003 mė 17:48

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    te perdhunohesh eshte nje fatkeqsi qe mund ti ndodhi cdo personi, pa perjashtim. Te nxjerresh dike nga shtepia, apo te mohosh femijen per ate arsye eshte cmenduri, dhe krim. Sepse ne fund te fundit askush nuk e deshiron nje gje te tille.

  3. #3
    Kam lexuar rastin e njė personi qė ka pėrdhunuar, dhe nė reinkarnimin e ardhshėm ka lindur femėr dhe ėshtė pėrdhunuar! Kėtė e ka vėrtetuar parapsikologu me hipnozė regresive. Duket e pabesueshme, por e shoh tė mundshme. Mjerė kush pėrdhunon, se do tė pėrdhunohet!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    gostivar
    Postime
    16
    keta njerez me te vertet per fatkeqsisht jan ne liri dhe me te vertet kete tem e kam dhene vetem per ni arsye me i u tregu sa do pak jeten e femive te keqperdorur prej vitit 1990 ne trojet shqiptare po ndodhin gjera qe nuk jan t pelqyera dhe ne kete viktim jan femijt 78% femrat 7% meshkujt 15% grat kjo eshte nje statistik ne 12 vjetet e shkuara

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2005
    Postime
    4
    nuk po them qe eshte perdhunim vetem kur penisi hyn ne vrimat e trupit, dhe meqe femrat s'kane penis ato s'mund te perdhunojne. Se sa per ate pune, e dime fare mire qe femrat (ashtu sikurse meshkujt zene me zor meshkuj te tjere) perdhunojne femra ne burgje: duke ua rrasur grushtin dhe parakrahun deri tek berryli brenda ne hapesiren e perparme dhe/ose te pasmen. brenda burgjeve kemi degjuar per perdhunimet e shumefishta, ne formen e 'rape parties', qe jane te zakonshmet. Pra, pyetja mund te shtrohej, pse ndodhin ato me nje frekuence alarmante ne burgje, pse ju pelqen t'a kryejne kete akt me sa me shume meshkuj te tjere, etj Ne qofte se mund te na kthjelltesoni rreth ketyre ceshtjeve mes kerkimeve dhe hetimeve tuaja do t'a benit kete fill vertet interesant

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 05:10
  2. SHBA, shqiptari ofron drekė falas pėr viktimat e Madof
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:56
  3. Viktimat e revolucionit famekeq kulturor Kinez ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 19:25
  4. Shqipėria, ndėr tė parat nė Ballkan pėr viktimat e cunamit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 11:08
  5. Hiroshima kujton viktimat
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •