-
i/e regjistruar
Luan Xhuli
Poezi nga Luan Xhuli
Dėshirė
Dua tė bėhesh i huaj vetėm njė ēast...
Tė pėrshėndesėsh dhimbjet,
tė pėrkėdhelėsh fjalėt
dhe tė ngrohesh nga ajri i fqinjit,
qė ti se njihje mė parė...
Vetėm njė ēast tė jesh vetja jote
dhe tė ndriēosh vitet e tua
pa fikur qirinjtė e turtės sė moshės...!
Ju dua, dua, ju dua
tė gjithėve ju,
qė u njoha si ajrin e mushkėrive tė mia
Tė gjithėve,
qė mė pasuruat gjakun me rruaza tė reja tė kuqe...
Mateni dhe ju o njerėz
dashurinė time,
pa mė pyetur pėr emrin dhe nga jam..!
Atė dua, vetėm kaq !
VAJZĖS QĖ DASHUROVA DIKUR
Shegė e kėputur
pa u pjekur,
thėrmuar
mbi vetmine time...
Ditėlindje e hidhur,
Rrudhim
mplakje,
plagė,
dhimbje kockash pa fosfor...
Hi prej ylli,
ku henėza e shpirtit
ngjyros vetveten...
Trazira ime e parė,
pagjumėsia,
meraku
i trembur prej virgjerisė..
Su mbyllėn qerpikėt
prej kėrkimit...
shege e thėrmuar
nga vesa....
qe sprite
te piqeshe si duhet...!
Si tė bisedoja me Ty
Mbetemi
qė tė dy derivatė tė vdekjes.
Jeta,
sistem me tre tė pa njohura ,
na ngatėrron hapat dhe ekuilibrin..
Dashuria,
Ecja
dhe tė tretėt
qė ndėrtojnė ferrin pėshtymė...
E para,
ka qepalla drite
dhe e dyta,
kangjella qė sia sheh lehtė fytyrėn...
Tė tretėt,
bashkudhėtarė joshės me dyshimin...
Ushtrim i vėshtirė
qė thėrret Lindjen...
Dhe unė,
dhe ti,
besojmė...
FAT
Ndjeva,
tė isha ulur nė ndenjėsen e
makinės sė Sevalti*t.
Rripin lidhės,
pėrtypja mes buzėve
qė kafshonin njėra-tjetrėn
dhe kėmbėt shtrėngoja
nė kėpucėt me numėr ditėlindja e partisė..
Nėnqesha nė rrėqethje kujtimesh
dhe rrėmbeva njė libėr tė harruar
si tė kujtoja pėrhumbjen ...
Shoferi Sevalt
dialogon pa zė me vitet e humbura
nė njė faqe libri,
palosur si letėr rekomande e vjetruar...
Nė ndenjėsen e pasme,
ndjeva rrėmbimin e njė poeti.
Asfalti-enigmė
nė ajėr kishte lėnė, mendime dhe vargje
qė pėrqeshnin..
asaj here
sdonte tė mė merrte
mua.
DO TU THEM....
....tė vini me mua,
duke ecur mbi gurrėt e lėmuar tė lumit tim,
Tė lagni kembet me ujin qė mban erė debore
dhe flokėt tė freskoni nė kapele shelgjesh....
Do tu them tė vini me mua
tė fotografoni Moraven ne bebėza,
tė prekni qeleshen e Malit tė Thatė
e tė digjni gurmazin me raki ballėkazani....
Do tu them tė barisni me mua...
Masazh tu bėjė dheu i murmė,
Tu fryje isoja e njė kėnge
dhe tė ngopi me blerim mikpritje...
Do tu them tė vini tė gjithė
qė tė besoni bukurine e lumit tim
prind dhe bij i tė gjithėve.....
Pastaj,
do tu mesoj devolliēen
si dallgezojnė zemrat mbi fustanella...
tė ndjeni se ndodheni
pranė njė lumi qė s shter
dhe qė tė jep emėr
Kthim nga Atdheu
...i shkarkuar
si dhėndėr ditėn e dytė tė dasmės..
I menduar si nxėnės,
me dyshim pėr provimin e dhėnė...
I lodhur si premierė,
ēfaqur nė njė sallė bosh...
I ngarkuar
me frikė kėrmijsh,
dhe jargė idesh...
Diēka mė tėrheq,
mė dhėmb,
mė thėrret
e s mė lė vetėm....
Dėgjoj njė zė nėne
me tinguj jetimė...
Tokė magjike,
me fytyrė biri....
E mori era...
...poezinė e shkruar.
Zbraza shpirtin nė letėr,
duke mbushur letrėn me copėza shpirti...
Se mbaj mėnd ē kisha shkruar.
Di, qė isha i sinqertė ndaj zbrazjes
pa gabuar nė filozofinė e tė shkruarit.
E mori era poezinė e shkruar.
Pa adresė.
Postieri ndoshta do t ia besojė lodhjes njė ditė
dhe ēastin e tanishėm do ta kenė harruar mjegullat.
Shoqėrova ikjen,
siē bėjmė zakonisht me tė ikurit...
Lehtėsinė e keqardhjes
e mbajta peng,
duke shoqėruar me sy
pėrplasjen e strofave nė kurrizin e erės...
U shkėput dhe njė fletė e shkruar nga muzeu i shpirtit.
Pa mė pyetur firmosi ikjen,
dashuruar me postierin kohė...
Ska gjė,
veē ta dijė se ėshtė dhe grabitės
i shpirtit tim tė lodhur...
POEZI E BOTUAR
Nė restelat e njė arke ngarkimi,
si rrobat e vjetra tė njė hamalli,
dikush
kishte lexuar dy vargje...
Ishin tė miat.
Muza,
kishte harruar tė mė jepte letėr...
Vetėm dy vargje,
shkurt,
si telegram i derguar nėnės,
kur bėhej merak qė sdėrgoja letra...
Tė dua e tė puth me mall
Mbi njė arkė tė heshtur,
botimi im i parė,
Pa redaktor dhe shtėpi botuese
pa kopertinė dhe indeks pėrmbajtjeje...
Vetėm dy vargje
me mall nėne
dhe dashurie...
I rėndė shpirti qė sflet
Ju lutem
mos mė vidhni shpresėn...
Ato vargje shkruar me ngut
mbi arkėn boshe,
Motra tė kujtesės dhe tė ashpėrsisė,
rreshtohen ēuditėrisht
si libri mė i mirė,
nė biografinė e dikurshme
tė njė hamalli-poet!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt