-
Maqedoni, gjuha dhe simbolet shqiptare, debat nė parlament

SHKUP- Deputetėt e Kuvendit tė Maqedonisė kanė shkqėmbyer replika tė ashpra pėrsa i pėrket propozim-igjeve pėr pėrdorimin e gjuhėve dhe simboleve kombėtare tė shqiptarėve.
Ndėrkohė qė pėrfaqėsues tė pozitės dhe opozitės nė parlament kanė hedhur akuza edhe kundra marrėveshjes sė koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI pėr ndryshimet e dy ligjeve.
Ne si PDSH jemi pėr pėrparimin e gjuhės shqipe, por nga ana tjetėr jemi kundėr qė pėrmes njė propozimi tė tillė ti hidhet pluhur nė sy popullit shqiptar. Ashtu edhe nė vitin 2008 u miratua Ligji pėr gjuhėn shqipe, dhe nuk ndodhi asgjė me pėrparimin dhe pėrdorimin e gjuhės shqipe. Ne jemi tė bindur se populli shqiptar dhe elektorati ynė nuk i pranon kėto ndryshime, theksoi deputeti i PDSH-sė Zijadin Sela.
Deputėt e PDSH-sė gjithashtu akuzuan edhe deputetėt e LSDM-sė opozitare lidhur me qėndrimet e tyre kontradiktore ndaj avancimit tė ēėshtjes shqiptare.
Grupi parlamentar i LSDM-sė kanė akuzuar se me kėtė marrėveshje tė arritur midis VMRO-DPMNE dhe BDI ėshtė bėrė shkelje e interesave nacionale tė shtetit dhe maqedonasve si dhe shkelje tė Kushtetutės.
Ndėrkohė deputetja e BDI-sė, Ermira Mehmeti theksoi se Marrėveshja e Ohrit nuk ėshtė dokument i vulosur qė nuk mund tė ndryshohet. Ajo theksoi se nuk sheh se me kėto ndryshime ku ėshtė shkelur Kushtetuta.
Nga ana tjetėr deputetėt e VMRO-DPMNE kanė drejtuar akuza ndaj LSDM pėr ndarjen territoriale, humbjen e Strugės, miratimin e Ligjit pėr simbolet, miratimin e ligjeve tė tjera qė kanė dėmtuar interesat e shqiptarėve menjėherė pas konfliktit tė vitit 2001. VMRO-DPMNE ka theksuar se LSDM gjithnjė ka shkelur tė drejtat dhe interesat e popullit maqedonas.
(e.m/ina/BalkanWeb)
-
-
Parlament ma hajgare se parlamenti i Macedonise nuk gjen ne bote!
Te gjitha polemikat zhvillohen ne debatin se kush eshte me patriot se tjetri. Si te partite shqiptare BDI vs PDSH, poashtu edhe te ato sllavomaqedonase VMRO vs LSDM.
Secili shitet me patriot se tjeteri dhe secili e akuzon tjetrin per tradheti!
Zakonisht opozita behen me patriota deri sa te vijne ne pushtet...kur kalojne ne pushtet ndryshohen rolet...pastaj pozita pret akuza per tradheti nga opozita.
Parlament hajgare i nje shteti edhe me hajgare.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt