Përderisa në Prishtinë po mbahet Seminari Ndërkombëtarë për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, nëpër vende të ndryshme të Kosovës por edhe në Maqedoni dhe Shqipëri, gjendja me gjuhën shqipe është për të ardhur keq.
Në këtë pllakat që është i vendosur në Strugë, në një reklamë shihen me dhjeta gabime gjuhësore për një manifestim që do të mbahet në këtë qytet.
“Internacionale Cirkuzi, ‘Monte Karlo’, Melani Donert. Manifestohet në Strugë. Cirkuszi mbaet në stadiumin e Rakometit në afri të pu?imoren e Izviniçkit në Strug”, shkruan në këtë reklamë.
Ky manifestim, që sipas organizatorëve do të zgjat nga ora 19 deri më 21:15 do të mbahet me 23 gusht.
Ndërkaq, tutje autorët e reklamës vazhdojnë përsëri me gabime gjuhësore. Ata “Kopshtit Zoologjik” i thonë “Kopshti zoloznik”, ndërkaq në fund të reklamës shkruan:
“Cirkuszi ka kopshtin zolozhik elefant, kamil, zebri, zmi, majmun dhe tjer egrsira”.
Kjo është gjendja momentale e gjuhës shqipe - pasi që në mbishkrime të këtilla mund të hasni në çdo qytet dhe fshat shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ardian Jasiqi
(c) Express
p.s. shihni pak si eshte shkruajt muaji "Gusht"? lol
Krijoni Kontakt