-
Jeta, Ramazani Dhe Kur'ani
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
JETA, RAMAZANI DHE KURANI
Tė jesh i informuar nė mėnyrė adekuate,
do tė thotė tė jetosh nė mėnyrė efikase.
Norbert Wiener, Babai i informatikės moderne.
A jeni tė informuar nė mėnyrė adekuate? A jetoni nė mėnyrė efikase? Si duhet duhet tė jetojmė? Kėto janė pyetje filozofike. Filozofia bėn pyetje tė tilla.
Filozofia merret me idetė pėr botėn, idetė pėr njerėzit dhe idetė se si duhet jetuar. Qėllimi i filozofisė ėshtė tė konceptojė pyetjet e duhura dhe jo tė gjejė pėrgjigjet e sakta.
Filozofia e vetme, e pranueshme, e cila i drejtohet shpirtit nė hemisferėn perendimore ėshtė pragmatizmi. Pragmatizmi paraqet besimin se e vėrteta ėshtė relative, ndryshon sipas llogarisė sė fitimit ose humbjes. E vėrteta matet me atė se sa kryen punė nė praktikė. Ēdo individ, thonė pragmatistėt, tė vėrtetėn e ndėrton me veprat e tij duke pasur parasysh gjithmonė fitimin sa mė tė madh. Por, fitimi sa mė i madh, jo rrallė, ju krijon probleme edhe mė tė mėdha
Fitimi sa mė i madh ju sjellė shpesh humbje edhe mė tė mėdha
Absurdi i jetės
!
Pėr individin, nė kėtė shoqėri, ka vetėm vetmi, mungesė, zbrazėsi, mungesė vlerash, mungesė identiteti dhe dėshprim, qė janė pjellė e kushteve njerėzore tė shoqėrisė materialiste perendimore. Njė numėr nė rritje autorėsh shpirtėrorė e kritikojnė shoqėrinė perėndimore pėr cektėsi nė pėrpjekjet pėr tė shmangur problemet, vuajtjet dhe dhimbjet. Njė prej tyre, Matew Fox-i (1983) komenton:
Sot nė Amerikė
do tė gėlltiten shtatėdhjetė e pesė milionė valiume
. Veē kėsaj, rreth tridhjetė milionė njerėz do tė nguliten pėrpara telenovelave; duket se kultura jonė nuk di tė reagojė ndaj dhimbjes. Dhimbja ndeshet kudo- e thellė, e patregueshme, e pafundme, kozmike
Kjo dhimbje e dhimbshme ndeshet kudo nėpėr trojet shqiptare; vrasje, plaēkitje, krime, mashtrime, pėrdhunime, droga, prostitucioni, korrupcioni, ngujimi pėrpara telenovelave qė pėrhapin pleh, bėrllog, lufta pėr pushtet, pa shtet,
aman o Zot
! Absurdi jetės! Njeriu pėr ta rregulluar jetėn e vet, tė shoqėrisė, dhe pėr tė arritur lumturinė ka nevojė pėr besim nė Krijuesin, All-llahun e Madhnueshėm, i Cili i drejtohet shpirtit tė tij, e udhėzon atė kah mirėsia e largon nga e ligėsia dhe e frymėzon kah devotshmėria
. Njeriu pėr tė shpėtuar duhet udhėzuar jo sipas menēurisė njerėzore, por nė pajtim me kėshillat Hyjnore. Meqė jemi nė muajin e bekuar tė Ramazanit, le tė fillojmė me agjėrimin. Ēėshtė agjėrimi?
All-llahu i Madhnueshėm iu drejtohet besimtarėve:
O ju qė keni besuar, agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Kuran-i, 2:183)
Po tė kthehemi nė histori do tė gjejmė plotė dėshmi pėr agjėrimin. Dėshmitė kryesore janė nė Shkrimet e Shenjta Hyjnore.
Nė Besėlidhjen e Vjetėr, nė Librin e Levitikut, ėshtė ky urdhėr:
Ky ligj le tė jetė pėr ju i pandryshueshėm: agjėroni e mos bėni asnjė punė
(Besėlidhja e Vjetėr, Levitiku, 16:29-31)
Kurse nė Besėlidhjen e Re, nė Ungjillin sipas Mateut, shėnohet Mėsimi mbi Agjėrimin, ku, ndėr tė tjera, shkruan,: Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt
(Besėlidhja e Re, Mateu, 6:16)
Pėr besimtarėt myslimanė, agjėrimi ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė tė Hixhretit, ose me 623, sipas kalendarit Gregorian, qė tė bėhemi tė devotshėm. Tė devotshėm ka kuptimin: tė kemi dashuri, nderim tė thellė, tė jemi tė bindur dhe besnik deri nė fund
Me devotshmėri rritet vetėdishmėria, shtohet ndjeshmėria. Kėte e kuptojnė vetėm besimtarėt dhe besimtaret, e kuptojnė tė gjithė qė nemėr tė All-llahut agjėrojnė. Besimtarėt e devotshėm agjėrojnė me gėzim, me kėnaqėsi, sepse e kuptojnė se agjėrimi u ndihmon shumė jo vetėm nė sferėn shpirtėrore, por edhe nė anėn fizike, trupore, dhe atė mendore.
Ka nga ata ose ato qė agjėrojnė sa pėr tė agjėruar, ka nga ata qė agjėrojnė pėr ta pėrjetuar. Agjėrimi sa pėr tė agjėruar nuk sjellė dobi, pėrveē se etje dhe uri. Agjėrimi i pėrjetuar ėshtė vėrtet i bekuar. I bekuar siē ėshtė edhe vet muaji i Ramazanit, muaj aq i madhėruar
Po, pėrse ky muaj ėshtė i bekuar, muaj aq i madhėruar? Po, pėrse ky muaj ėshtė caktuar pėr tė agjėruar? Krijuesi i Gjithėsisė e zgjodhi kėtė muaj pėr tė mirėn e njerėzisė, sepse:
Muaji i Ramazanit qė nė te (filloi tė shpallet) Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe shqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga rrena, mashtrimi.) (Kuran-i, 2:185)
Kuran-i ėshtė Fjala e All-llahut qė i ėshtė shpallur, zbuluar, frymėzuar, Muhammedit (a.s.), nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, Ruhul Kudus. Kjo shpallje, pra, ka filluar nė kėtė muaj tė bekuar. Ky muaji bekuar, i madhėruar, i shenjtėruar, ėshtė caktuar si muaji agjėrimit sepse ėshtė muaji shpėrblimit. Ramazani ėshtė muaji zbulesės, i qėndresės, i shpresės. Ėshtė muaji mirėsive, i begative i fshehtėsive. Ramazani ėshtė muajii barazisė, i afėrsisė, i pjekurisė, i gjallėrisė. Ėshtė muaji vėshtirėsive, i lehtėsive, i befasive. Ramazani ėshtė muaji vlerave superiore, muaj qė sjellė fitore, muaji Mėshirės Hyjnore, muaji kur bleron pranvera shpirtėrore, muajii Zbulesės Hyjnore
Zbulesa Hyjnore-Kurani i Madhėruar ėshtė Libri i Librave, Libėr i Shenjtėruar; ėshtė Libri mė i lexuari, mė i kėrkuari, mė i nderuari.
Kuran-i ėshtė Libėr pėrkujtues, shqarues, udhėzues, dallues, shėrues, bekues, ėshtė Libėr mėshirues. Kuran-i ėshtė Libėr plotė dituri, ėshtė Libėr plotė urtėsi. Dituria dhe urtėsia e Tij ska tė sosur, sepse Kurani ėshtė Libėr i pėrsosur.
Kuran-i ėshtė Dritė nga Drita e cila ėshtė pėrmbi ēdo Dritė
Ramazani ėshtė hapi i parė pėr sigurimin e nevojave shpirtėrore, ndėrsa Kuran- i ėshtė kushtetuta mė thelbėsore pėr tu informuar nė mėnyrė adekuate, pėr tė jetuar nė mėnyrė efikase... Kur e pyetėn Albert Ajnshtajnin (1879-1955), shkenctarin mė tė madh tė shekullit tė kaluar, se cili ėshtė kuptimi i jetės njerėzore..? Ai tha: Pėrgjigjja e kėsaj pyetje kėrkon njė fe
Shumica e kombit shqiptar, rreth nėntėdhjetė pėrqind, e zgjodhėn njė fe, fenė Islame. Shekuj mė parė, kur shqiptarėt u Islamizuan-atėherė shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan
Sot, nga tė gjitha anėt, mbrenda e jashtė trojeve shqiptare, feja Islame, e cila na shpėtojė, e cila ėshtė mburojė, akuzohet me shpifje, fyhet, pengohet, sulmohet nga armiqė tė lloj-llojshėm. Por, me gjithė kėtė, fakti se ka armiqė tregon mjaft qartė se ka merita. Besimtarėt me shembullin e tyre i bindin edhe tė tjerėt nė vėrtetėsinė e besimit tė pastėr, tė vėrtetė, me qėndrueshmėri, besnikėri, me devotshmėri
Kėte mė sė miri e dėshmon jeta, e dėshmon Ramazani, e dėshmon Kurani
Lavdi Zotit!
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt