Njëra nga të të metat e nefsit është edhe të nxënurit e diturisë për t'u bërë lider, për t'u treguar i madh karshi të tjerëve, për t'u lavdëruar dhe për të polemizuar me shokët për të fituar famë dhe për "t'u shitur" dijetar.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Të mendosh se diturinë nuk e fiton vetë por ta dhuron Allahu dhe se Ai të bën dijetar. Të vëresh se shumë pak je duke e falënderuar të Gjithdijshmin për diturinë dhe urtësinë e falur dhe ta kuptosh se duhet tëjesh modest, i butë ndaj të gjitha krijesave dhe t'i këshillosh ata duke synuar mirësinë. Zaten i Dërguari i Zotit ka thënë:
"Kush fiton dituri për të polemizuar me dijetarët, për t'u krenuar para njerëzve kokëngushtë ose për t'u respektuar nga populli, le të përgatitet për në vendin e vet në xhehennem."
Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Hakimi thonë se me shprehjen njerëzit kokëngushtë nënkuptohen njerëzit e padijshëm ose injorantë.Për këtë arsye është fyer personi që nxë dituri për të polemizuar me injrantët.

Disa nga dijetarët e gjeneratës së parë të besimtarëve(selef-i salih) lidhur me këtë temë janë shprehur: "Ai që e shtonë diturinë e vet duhet ta shtojë edhe ndjeshmërinë ndaj Allahut (subhabehu ve teala)."
I Lartmadhëruari thotë:

"Vërtet ata që i friksohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë dijetarët. (el-Fatir,28)

Njëherë një njeri i ishte drejtuar Sha'biut: "O dijetar!" Sha'biu ia kish kthyer me fjalët : Dijetar është vetëm ai që me të vërtetë i friksohet Allahut (subhanehu ve teala)."

Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-sulemi
Perktheu Ali Pajaziti