-
i/e regjistruar
Humbja e shijës dhe kënaqësisë së respektit dhe ibadetit
Kjo është rezultat i të qenurit të zemrës e sëmurë dhe tradhtisë ndaj botës së brendshme.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Të ngrënurit vetëm nga rizku hallall, lidhur me të ngrënurit nga ajo që është hallall All-llahu (subhanehu ve teala) thotë :
"O ju që keni besuar ! Hani nga gjërat me të cilat Ne ju kemi furnizuar dhe bëhuni falënderues e mirnjohës ndaj All-llahut, nëse me të vërtetë është Ai të Cilin ju e adhuroni.' (el-bekare,172)
"O ju të dërguar! Hani nga ushqimet e bëra hallall e të ligjshme prej All-llahut për ju dhe punoni mirësi e drejtësi." (Mu'minun,51)
Ibën Rexheb el-Hanbeli ajetet e përmendura i komenton kështu :
"Këtoj ajete tregojnë se pejgamberët dhe liderët janë të obliguar të hanë nga gjërat e pastra dhe të lejuara dhe të bëjnë vepra të mira e të sillen me drejtësi. Pra, veprat e mira dhe të vyrtitshme pranohen nëse ushqimi i ngrënë është hallall. Nëse rizku nuk është nga gjërat e lejuara, si do të pranohen veprat? Ibën Abbasi ka thënë: All-llahu nuk e pranon namazin e njeriut në barkun e të cilit ka një kafshatë haram."
pastaj vazhdimësia e të përmendurit e Allahut, afrimi ndaj njerëzve të mirë dhe shërbimi i tyre. Shërimi i zemrës është i mundshëm vetëm me anë të përgjërimeve drejtuar Allahut (subhanehu ve teala).
Njeriu vetëm atëherë mund ta ndjejë kënaqësinë e ibadetit dhe respektit.
Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
perktheu Ali Pajaziti
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt