Një e metë tjetër e nefsit është lënia mënjanë e të metave personale dhe marrja me të metat e huaja.

Mënyra e evitimit të kësaj të mete:

Të udhëtuarit, të tërhequrit në vetmi, dashuria ndaj njerëzve të mirë dhe sjellja në përputhëshmëri me këshillat e tyre. Njeriu, nëse nuk mundohet t'i evitojë të metat e veta, më së paku, nuk duhet t'i hulumtojë dhe t'i marrë nëpër gojë të metat e huaja. Pra, ai përkundrazi duhet të mundohet t'i arsyetojë ato. Pra, ai përkundrazi duhet të mundohet t'i arsyetojë ato. Vetëm nëse vepron kësisoji mund të shpresojë në mbulimin dhe faljen e mëkateve nga ana e të Lartmadhëruarit. Pejgamberi (alejhi's-selam) ka urdhëruar:
"Kush e mbulon një të metë të vëllait musliman edhe Allahu do t'ia mbulojë të metat atij. Kush i hulumton dhe i nxjerr në pah të metat e vëllait të vet musliman, edhe Allahu do t'ia nxjerrë në shesh të metat e tij duke e bërë rezil bile edhe brenda shtëpisë së vet."(Trasmeton Ibën Maxhe)
Zadan el-Madajini ka thënë:
"Kam parë ca njerëz që bënin vepra të pahijshme, por që bëheshin sikur s'i shohin të metat e huaja. Allahu (Subhanehu ve teala) për hirë të kësaj sjelljeje nuk ua shpalosi të metat e tyre. Si përfundim, të gjitha të metat u larguan tërësisht prej tyre. Kam parë edhe ca individë me moral të mirë, por që bënin hetimin dhe publikimin e të metave të tjerëve. Si pasojë e kësaj sjelljeje tek ta u paraqitën punë të shumtuara."

Marrë nga LIBRI Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Perktheu Ali Pajaziti