-
i/e regjistruar
Përpjekja për ta zbukuruar të jashtmen duke e harruar brendësinë
Një e metë tjetër e nefsit është lënia e botës së brendshme dhe orvatja për ta zbukuruar vetëm botën që reflektohet jashtë, si dhe dëshira për t'u dukur sikur në zemër bart dridhje nga fika prej Zotit edhe pse një gjë të tillë bart dhe marrja me ibadete pa prehje shpirtërore.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Me qëllim të zbukurimit të botës që reflektohet jashtë, thelbin e botës së brendshme duhet ruajtur nga çdo e keqe dhe fëlliqësirë. Në këtë mënyrë do të jeshë i zbukuruar pa u përpjekur të stolisesh. Pa u lodhur do të bëhesh i nderuar dhe do të forcohesh pa qenë i mbështetur nga fisi ose populli yt. Lidhur me këtë Pejgamberi (alejhi's-selam) ka thënë:
'Kush mundohet ta përmisojë brendësinë e vet dhe gjendjen e tij sekrete, Allahu do t'ia përmisojë të jashtmen, gjendjen e tij të dukshme."
Ebu Shuxha ed-Dejlemi këtë hadith e transmeton në veprën e vet EL-FIRDEVS dhe thotë:
"Një njeri që ishte i afërt me Kudame bin Abdullahun, hadithin e njëjtë e përcjell me fjal tjera: Kush e përmison atë që është mes tij dhe All-llahut, i Gjithmëshirshmi do t'ia përmisojë atë që është mes tij dhe njerëzve të tjerë. Kush e pastron brendësinë e vet, All-llahu do t'ia pastojë botën e tij të jashtme. Kush kërkon pëlqimin e All-llaut, AI do t'ia japë edhe pëlqimin e vet edhe të njerëzve. Kush e kërkon vetëm pëlqimin e njerëzve, All-llahu do t'ia ndalojë edhe pëlqimin e Vet edhe atë të njerëzve."
Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-sulemi
Perktheu Ali Pajaziti
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt