-
i/e regjistruar
Butësia dhe dhembshuria e treguar për veten
Mënyra e pastrimit nga kjo e metë është t'i vëresh në çdo gjendje dhuntitë dhe mirësitë e falura nga i Madhi Zot. Vërejtja e dhuntisë e zhbën ndjenjën e vetpëlqimit dhe mburrjes me të bëmat e veta.
E kam dëgjuar Ebu Bekër er-Raziun duke i përcjellur kto fjalë të el-Vasitiut: "Gjërat që më së tepërmi e tërheqin hidhërimin e Allahut (subhanehu ve teala) janë pëlqimi i vetvetes dhe lavdërimi me veprat e kryera."
Ebu Lejth Semerkandi lidhur me këtë hadith thotë : Ai që synon thyerjen e ndjenës së vetpëlqimit duhet ti bëjë këto katër gjëra:
a) Duhet ta dijë se suksesin e jep Allahu.Kjo ndjenjë e cyt që t'i falënderohet Atij për këtë dhunti (suksesi). Në këtë mënyrë preukupohet me falendërim dhe shpëton nga sëmundja e vetpëlqimit.
b) Duhet që me kujdes të plotë t'i vështrojë dhuntitë hyjnore që i janë falë.Në sajë të kësajë fillon merret me të falenderuarit All-llahun dhe nuk e pëlqen vetveten.
c) Duhet të frikohet nga mospranimi i veprës që e ka kryer.
d) Duhet të mendojë rreth mëkateve të bëra paraprakisht. Kur individi frikohet nga ngadhnjimi i të këqijave ndaj mirësive, tek ai humbet ndjenja e narcisoidetit. Si është e mundur që njeriu të lavdrohet me veprat e veta pa pasur njohuri se ç'do të dalë Ditën e Gjykimit nga defteri i veprave. Lavdërimi është i kuptushëm vetëm pas hapjes së këtyre defterëve. (Tenbihu'l-gafilin,f 176.)
Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Perktheu Ali Pajaziti
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt