Nefsi kënaqet nga mendimet e këqija. Kësisoji ai e bind njeriun që të bëjë gjynah.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Besimtari, me qëllim të mosshndërrimit të arrijë vetëm duke e përmendur Allahun, duke u frikuar nga Ai dhe duke qenë thellë i bindur se Allahu i di sekretet e tija ashtu sikur që njerëzit i dinë veprat e tij që i bën haptazi. Personi i zbukuruar me këto silësi në çdo moment turpërohet nga i Madhi Zot.
është çmenduri t'i marësh parasysh shikimet e njerëzve dhe mos të të interesojë shikimi i Allahut.
Pejgamberi (alejhi's-selam) ka thënë:
"Allahu nuk shikon në pamjet dhe pasurinë tuaj, por shikon në zemrat tuaja.(Muslimi)
Hasan el-Aleviu ka thënë: "Zanafilla e mëkatit është mendimi i keq që të bie ndërmend. ç'fatmirësi për atë që e sheh për të shëmtuar dhe e largon prej vetes. Në të kundërtën, ky mendim i keq shndërrohet në vesvese. ç'lumturi nëse i godituri nga vesvesja në saje të një insistimi të flaktë arrin që ta largojë nga vetja atë. Përndryshe vesvesja arrin që te personi gjegjës të shndërohet në pasion dhe ndjeshmëri epshore dhe e vë në pranga arsyen dhe logjikën.

Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Perktheu Ali Pajaziti