Nefsi në asnjë mënyrë s'tregon kujdes për të Vërtetën dhe nuk simpatizon Atë. Përulësia dhe ibadeti janë antipode të natyrës së nefsit. Shkak pse nefsi nuk e simpatizon të Vërtetën, në të shumtën e rasteve është nënshtrimi ndaj pasioneve dhe dëshirave ndjallakeqe.

Mënyra e evitimit të kësaj të mete:

Nënshtrimi Allahut me tërë personalitetin e vet, duke i lënë mënjanë tërësisht aspiratat dhe pasionet e veta. Muhammed bin Abdullah er-Razi përcjell se Ebu'l Kasim el-Basriu gjatë qëndrimit në Bagdad ka thënë: "U pyet Bin Zadani se në c'bazë robi duhet t'drejtohet Allahut kur synon një gjë të tillë? Përgjigjja e tij ishte: Duhet t'ti drejtohet duke mos menduar më t'u kthehet gjërave (të gabuara) që i ka bërë. Në cdo vepër duhet të ketë kujdes për kufijtë e caktuar nga Allahu dhe ta mbrojë këtë gjendje." Unë i thashë :"Kjo ka të bëjë me personin që abstrahohet nga qenia dhe i drejtohet Zotit, por si qëndrojnë punët me atë që abstrahoet nga mosqenia dhe i drejtohet të Lartmadhëruarit?" U përgjigj:
"Përkundër hidhëtisë nga e kaluara qëndron ëmbëlsia e gjendjes së re"

Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Perktheu Ali Pajaziti