Një e metë tjetër e nefsit është të treguarit e përtacisë në ibadetet të cilat më parë i ke kryer. Një e metë edhe më e madhe është neglizhimi i kësaj të mete, dembelisë. Por edhe më e keqe se kjo është mosvërejtja e kësaj përtacie. E meta më e keqe është që edhe përksaj dembelisë të kujtosh se adhurimet je duke i kryer në trajtën më të mirë. Shkaku i të gjitha këtyre është falënderimi i paktë për kryerjen e tyre dhe për suksesin në këtë drejtim.Në fakt,kur pakësohet falënderimi për dhuntitë hyjnore,individi që e kryen një dhunti (adhurim) privohet nga të vlerësuarit dhe të kryerit e vërtetë të saj. Ai kësaj as që i bie në të dhe veprat e shëmtuara i sheh si të pëlqyera.
I Lartmadhëruari thotë:
"Atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë?... (Fatir,8)

Mënyra e pastrimit nga kjo e metë:
Strehimi i vazhdueshëm te Allahu, përmendja e Tij dhe leximi i vazhdueshëm i Kuranit, ngrënia prej furnizimit hallall, moscënimi i nderit të muslimanëve dhe kërkimi nga miqtë lutje për kthim në gjendjen e kryerjes së ibadeteve me ëndje. Ndodh që Zoti atëherë ta mëshirojë dhe t'ia falë përsëri shtegun e adhurimit (ibadet) dhe frikvrespektit (ta'ah)

Mosndierja e kënaqësisë nga ibadetet e kryera

Kjo është nje e metë tjetër e nefsit. Shkaku i saj qëndron në përzierjen e hipokrizisë në ibadetin e kryer, kurse pasojë e saj është moskryerja e tij me ndjenjë të lidhjes me Zotin ose braktisja e një sunneti.

Mënyra e evitimit të kësaj të mete : Kryerja e adhurimeve me zemër të plotë dhe lidhshmëri shpirtërore, ruajtja nga dyftirësia dhe përshkimi i jetës me sunnetin e të Dërguarit të Zotit. Për të qenë fundi i punëve frytdhënës, duhet që fillimi të jetë në rregull.


Marrë nga Libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Perktheu Ali Pajaziti