-
i/e regjistruar
Të kërkuarit ndihmë nga krijesat
Një e metë tjetër e nefsit është të presish nga njeriu, i cili nuk zotëron ndonjë aftësi për të falur dëm ose dobi, të ta largojë ndonjë dëm ose të të sjellë ndonjë dobi; të të brejë brenga për rizkun edhe pse Allahu është zotërues i tij (rizkut).
Mënyra e pastrimit nga kjo e metë është të besuarit vendosmërisht në të vërtetat për të cilat Allahu (subhanehu ve teala) na ka lajmëruar në Kuranin famëlart.
"Nëse Allahu të sjellë ndonjë dëm, askush nuk mund të ta largojë, përveç Tij, e nëse Ai don të ta bëjë ndonjë të mirë, s'ka kush të ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij." (Junus, 107)
"S'ka asnjë gjallëse në tokë, që Allahu të mos ia ketë caktuar furnizimin (rizkun)." (Hud,6)
Kjo e vërtetë te njeriu vendoset kur ai e kupton dobësinë dhe pamundësinë e vërtetë të krijesave të Zotit. Atëherë ai në mënyr kategorike e kupton se ai që është nevojtar, nuk ka fuqi që t'ia plotësojë nevojat dikujt tjetër. është e pamundur që ai që vetë është i dobët të formojë shkaqe të duhura për t'i ndihmuar tjetrit. Individi me këtë vetëdije shpëton nga kjo e metë e nefsit dhe me tërë qenien e vet i drejtohet Krijuesit.
Marrë nga Libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Perktheu Ali Pajaziti
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt