Të kujtuarit se je në prag të shpëtimit është njëra nga të metat e nefsit. Njeriu kujton kështu si pasojë e dhikreve dhe ibadeteve (adhurimeve) të bëra. Por, për shkak mosqenurit i vetëdijshëm për shum të meta që i ka dhe gjynahe të kryera, i kthehet botës së brendshme dhe s'mund ta gjykojë veten. Sipas asaj që më ka rrëfye Hasan bin Jahja, Rabia el-Adevijje, ishte kthyer në mexhlisin Salih el-Murriut, i cili kishte thënë : "Kush vazhdon të trokasë në derën e shpëtimit, shpresohet që e njëjta t'i hapet!" Pas këtyre fjalëve të Salihut, Rabia shtoi : "Dera është e hapur, por ti nguron të hysh nëpër të. "Si mund të arrish në destinacionin e caktuar kur me hapin e parë hyn në një rrugë të gabuar?"
Si mund të shpëtojë nga të metat e nefsit personi që u është bërë rob pasioneve dhe epsheve?
A mund të shpresojë në shpëtim nga zgjedha e kënaqësive epshore njeriu që vazhdimisht bën mëkat?
Ibn Ebi Dunja i përcjell fjalët e ca të urtëve : "Mos shpreso të kesh vizion e largpamësi nëse shpirtin e ke përplot me të meta. Nëse ke mëkat, mos shpreso shpëtimin!"
Rruga e pastrimit nga kjo e metë, siç thotë Seri es-Sakati është ndjekja e rrugës së drejtë (hidajet), të ngrënërit nga e bekuara (hallalli) dhe rruajtja nga gjynahet.

Marrë nga libri Të METAT E NEFSIT
Autor es-Sulemi
Përktheu Ali Pajaziti