Flokët e kapura topuz krijojnë përshtypjen e femrave që do të shkojnë për një pasdite çaji. Flokët e kapura topuz lart janë shumë seksi, por edhe vajzërore.
Vetëm kini parasysh: krehja nuk duhet të jetë perfekte.
Parë te: Derek Lam, Michael Kors, Peter Som, Roberto Cavalli, Thakoon.
Si të veproni: Përdorni një shampo të thatë për të krijuar sa më shumë volum, këshillon estetistja. Flokët duhet të jenë si të palarë, sepse ato janë më të përshtatshme për këtë lloj krehjeje.
Spërkatini flokët me një locion që rrit volumin, thajini duke shpupuritur rrënjët me një krehër me majë. Kjo ndihmon për t’i fryrë sa më shumë, para se t’i kapni topuz.
Krijoni Kontakt