8. Asnjëherë nuk ka pasur dhe as që do të ketë ndonjë njeri dikund në këtë botë i cili ka pranuar dashuri të tillë, repsekt, nder, dhe dëgjueshmëri në të gjitha gjërat, të vogla apo të mëdha ashtu siç ka bërë ky i Dërguar Fisnik.
8. Asnjëherë nuk ka pasur dhe as që do të ketë ndonjë njeri dikund në këtë botë i cili ka pranuar dashuri të tillë, repsekt, nder, dhe dëgjueshmëri në të gjitha gjërat, të vogla apo të mëdha ashtu siç ka bërë ky i Dërguar Fisnik.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
9. Që nga ditët e tija, në të gjitha religjionet botërore dhe gjatë çdo periudhe kohore, ky i Dërguar Fisnik ka qenë i përcjellë nga individë prej të gjitha racave, ngjyrave dhe popujve. Shumë prej atyre të cilët e kanë pasuar atë, më pare kanë qenë krishterë, jehudi, paganë, idhujtarë ose edhe pa anjëfarë religjioni. Në mesin e atyre të cilët kanë zgjedhur ta pasojnë, ka pasur edhe të tillë që kanë qenë të njohur për gjykimin e tyre të shëndoshë, për mençurinë, mendimet dhe parashikimet e tyre. Ata zgjodhën ta pasojnë këtë të Dërguar Fisnik pasi që ishin dëshmitarë në shenjat e vëretësisë së tij dhe në argumentet e mrekullive të tija. Ata nuk zgjodhën ta pasojnë Muhammedin nga detyrimi për ta bërë këtë ose nga dhuna, ose për shkak të asaj se kishin pranuar traditat e baballarëve dhe nënave të tyre.
Me të vërtetë, shumë prej pasuesve të këtij të Dërguari (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), zgjodhën ta pasojnë atë gjatë kohës kur Islami ishte i dobët, kur kishte pak muslimanë dhe kur kishte persekutime të rrepta të pasuesve të tij në botë. Shumica e njerëzve të cilët kanë pasuar këtë të Dërguar (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) nuk e kanë bërë këtë me qëllim që të përfitojnë ndonjë dobi materiale. Me të vërtetë, shumë prej pasuesve të tij kanë përjetuar format më të vështira të dëmtimit dhe persekutimit si rezultat i pasimit të këtij të Dërguari. Krahas tërë këtij dëmi dhe persekutimi, kjo nuk i largoi ata nga religjioni i tij.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
10. Me tërë këtë, Muhammedi ka arrdhur me një religjion të madhërueshëm në besimin dhe ndërtimin ligjor të tij.
Muhammedi e ka përshkruar Allahun me kualitete të plota të përsosmërisë dhe në kohën e njëjtë e ka përshkruar edhe në mënyrë të pastër çfarëdo mospërsosmërie. Kështu as filozofët e as njerëzit e mençur nuk kanë mundur ta përshkruajnë All-llahun në mënyrë të tillë. Me të vërtetë, është e pamundur të paramendohet se cilado mendje njerëzore do të mund të parafytyronte ekzistencën e një qenie e cila posedon aq aftësi të plota, aq dituri dhe madhëri, e Cila e ka nënshtruar të krijuarën, e Cila ka përshkuar çdo gjë në gjithësi, të vogël apo të madhe, dhe e Cila posedon aq mëshirë të përsosur.
Gjithashtu nuk është në aftësinë e ndonjë krijese njerëzore të vendsë një ligj të përsosur të bazuar në drejtësi, barazi, mëshirë dhe vërtetësi për të gjitha aktivitetet njerëzore në këtë botë sikur ligjet të cilat Muhammedi i ka sjellë në të gjitha sferat e aktiviteteve njerëzore, siç është shitblerja, martesa, ndarja, qiraja, dëshmia, ruajtja, kujdestaria, si dhe të gjitha kontratat tjera të cilat janë të domosdoshme për mirëqenien e jetës dhe qytetërimit në botë.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
11. Eshtë e pamundur që cilido njeri të paramendojë mençurinë, sjelljen e mire dhe fisnikërinë e karakterit siç e ka bërë këtë ky i Dërguar i nderuar (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).
Në mënyrë të përmbushur dhe të plotë, Muhammedi ka përhapur mësimin për karakterin dhe sjelljen ndaj prindërve, kusherinjëve, shokëve, familjes, njerëzimit, kafshëve bimëve dhe të gjitha objekteve tjera të vdekura. Eshtë e pamundur për mendjen, e njeriut ta përshkojë tërë atë mësim ose ta zëvendësojë me një mësim të ngjashëm.
E tëra kjo, në mënyrë të qartë tregon se ky Lajmëtar nuk e ka sjellë këtë religjion prej dëshirës së tij, por në të vërtetë ky ka qenë mësim dhe inspirim të cilin e ka pranuar nga Ai i Cili krijoi botën dhe qiejt e lartë dhe krijoi këtë gjithësi në arkitekturën e saj të mrekullueshme dhe të përsosur.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
12. Ndërtimi ligjor dhe besimi në religjionin të cilin e solli Lajmëtari, Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të), i ngjanë ndërtimit (inxhineringut) të qiejve dhe të tokës. E tëra kjo tregon se Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën është Ai i Cili e ka dërguar këtë ligj të madhëruar dhe këtë religjion të drejtë.
Grada e pamundësisë të imitohet ligji Hyjnor i cili i është dërguar Muhammedit është në grade të njejtë me pamundësinë të imitohet krijimi Hyjnor i qiejve dhe i tokës. Ashtu si nuk mund njerëzimi të krijojë gjithësinë, në mënyrë të njëjtë njerëzimi nuk mund ta krijojë një ligj të ngjajshëm me atë të All-llahut të cilin ai ia ka shpallë shërbëtorit dhe lajmëtarit të Tij, Muhammedit (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Vëlla : Sleep,
Nuk e di se cfarë kërkon në lidhje me Ramazanin, me sa shikon kjo temë këtu është temë në lidhje me Mrekullitë që bëri Muhammedi A.S.. Pra nuk është temë në lidhje me Ramazanin apo diqka tjetër veq mrekullive profetike.
Por nëse po kërkon ndonjë mrekulli në lidhje me mrekullitë e Muhammedit A.S., gjatë Ramazanit apo në Lidhje me Ramazanin do të cekja këto dy gjëra (mrekulli) :
1.) Ramazani është Muaji kur Muhammedit A.S., i është shpallur Mrekullia e madhe dhe dhurata e cdo besimtari në tokë - Kur'ani.
2.) Muaji Ramazan ka qen ai kur Muhammedi A.S, ka komunikuar për herë të parë me Xhebrailin.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Krijoni Kontakt