Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Ndryshe nga mrekullitë e profetëve të tjerë si shkopi i Musait; sundimi i kafshëve, xhindëve dhe erës nga Sulejmani (a.s.); shërimi i të verbërve, lebrozëve dhe ringjallja e të vdekurve me lejen e Zotit nga Isai (a.s.), të cilat janë të ditura nga shumë njerëz, për Profetin tonë mrekulli të tilla megjithëse janë të shumta, janë pak të njohura. Le të mundohemi të përmendim disa prej tyre me qëllim që të mbushim sadopak vakumin e njohurive në këtë fushë. Ngjarjet të cilat do përmenden janë të marra nga transmetime autentike:
    Begatia e ushqimit

    - Në kohën që Profeti dhe Ebu Bekri qëndronin tek shtëpia e Ebu Ejjubi'l-Ensari, vetë i zoti i shtëpisë tregon: Përgatita ushqim sa t'i mjaftonte vetëm atyre të dyve. Profeti më tha të thërrisja tridhjetë vetë nga të parët e Medines. Erdhën dhe hëngrën. Pastaj më urdhëroi të thërrisja edhe gjashtëdhjetë të tjerë. Edhe ata erdhën dhë hëngrën. Më pas më tha të thërrisja edhe nëntëdhjetë vetë; erdhën dhe hëngrën. Në enë kishte mbetur ende ushqim. Të gjithë ata që erdhën hynë në Islam. Nga ai ushqim për dy vetë hëngrën 180 vetë.

    - Abdurrahman bin Ebi Bekr tregon se gjatë një ekspedite ishin njëqind e tridhjetë vetë bashkë me të Dërguarin e Allahut. Ai na pyeti nëse kishim diçka për të ngrënë. Dikush nga ne kishte miell. Menjëherë zumë brumë sa për një bukë të vogël. Më pas blemë dhe therëm një dele. Profeti urdhëroi t'i skuqej mëlçia. Pastaj i Dërguari i Allahut i dha secilit nga ne një copë nga mëlçia e pjekur dha la mënjanë edhe për ata që nuk ndodheshin aty. Pastaj mishin e gatuar e ndau në dy çanakë. Të gjithë hëngrëm dhe u ngopëm, kurse enët vazhdonin të rrinin plot sikur nuk ishin prekur fare.
    - Xhabir el-Ensari transmeton se një burrë shkon tek Profeti dhe i kërkoi diçka për të ngrënë për familjen e tij. Profeti i dha një sasi buke elbi. Ai person hëngri nga ajo copë me familjen dhe mysafirët e tij për një kohë të gjatë. Ai e kontrolloi ushqimin dhe pa se nuk kishte mbaruar, pastaj e peshuan për ta parë sa ishte pakësuar. Më pas humbi begatia dhe buka filloi të pakësohej. Pastaj burri shkoi dhe ia rrëfeu të Dërguarit të Allahut ngjarjen. Profeti ia ktheu: "Sikur të mos e kishit peshuar do t'ju mjaftonte për gjithë jetën".
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Në Vazhdim :

    12 Argumente se Muhammedi është i Dërguari i vërtetë

    "Normalisht të jesh i Dërguar do të thotë mrekulli, por për të dëshmuar këtë mrekulli nevoiten mrekulli".
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    1. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) është rritur si analfabet, i paaftë të lexojë dhe shkruajë, dhe ka mbetur i tillë deri në vdekjen e tij. Prej gjithë popullit të tij ka qenë i njohur si i sinqertë dhe i besueshëm. Para se ta pranon shpalljen, ai nuk ka pasur dituri të mëparshme të religjionit apo të ndonjë Lajmi të mëparshëm. Ai ka mbetur i tillë dyzet vitet e para të jetës tij. Mandej atij i erdhi Shpallja me Kur’anin të cilin tani e kemi në duart tona. Ky Kur’an i përmend shumicën e rasteve të cilat gjinden në shpalljet e mëparme, duke na treguar për këto ndodhi në detajet më të imta sikur vet ai ti kishte përjetuar. Këto raste u shpallën në mënyrë precize ashtu siç gjinden në Tevratin e shpallur Musës dhe në Inxhillin e shpallur Isaut. Andaj as jehuditë të as krishterët nuk ishin në pozitë ta përgënjeshtrojnë për çfarëdo që ka thënë.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    2. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) po ashtu ka parashikuar të gjitha gjërat të cilat mund t’i ndodhin atij dhe ummetit të tij pas vdekjes së tij, në lidhje me ngadhnjimin e tyre, largimin e mbretërive tiranike të Kisraut (titulli mbretëror i mbretërve Zoroastrian të Persisë) dhe Cezarit, si dhe përhapjen e fesë Islame anembanë botës. Këto ndodhi janë paraqitur saktësisht në atë kohë në të cilën Muhammedi i ka parashikuar, mu sikur ai ardhmërinë ta lexonte nga ndonjë libër i hapur.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    3. Muhammedi (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) po ashtu solli Kur’anin në arabisht në kulminacion të elokuencës dhe qartësisë. Kur’ani i ka sfiduar arabët që kanë qenë elokuentët më të rjedhshëm të kohës së tij, të cilët në fillim e përgënjeshtruan atë, që të sjellin së paku një kaptinë si në Kur’ani. Prandaj arabët elokuentë të atyre ditëve, nuk kanë qenë në pozitë ta kundërshtojnë këtë Kur’an.
    Me të vërtetë, deri në këtë ditë, askush nuk ka patur guxim të pohojë se ai ka qenë në gjendje të thurë fjalë të cilat janë të barabarta, apo së paku të afërta me rendin, hijeshinë, bukurinë, dhe shkëlqimin e këtij Kur’ani madhështor.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Shkruj mer noj gjo per Ramazanin
    red_dragon

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    4. Historia e jetës të këtij të Dërguari Fisnik është shembull më i përsosur i të qenurit i drejtë, i mëshirshëm, i dhembshur, i vërtetë, i guximshëm, bujar, zemërgjërë, i larguar prej të gjitha karakteristikave të këqia dhe asket në të gjitha çështjet e kësaj bote, duke u përpjekur vetëm për shpërblimin e jetës së ardhme. Përveç kësaj, në të gjitha veprat dhe sjelljet e tija, ai gjithmonë e ka pasur në mend All-llahun dhe i është frikuar Atij.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    5. All-llahu ka mbjellë dashuri të madhe për Muhammedin (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) në zemrat e atyre të cilët e besuan dhe e panë atë. Kjo dashuri ka arritur deri në atë nivel, saqë cilido prej shoqëruesve të tij me gjithëdëshirë do ta sakrifikonte vetveten e tij (saj), babain apo nënën e tij për atë.
    Deri më sot, ata të cilët besojnë në Muhammedin e respektojnë dhe e duan. Cilido qoftë prej atyre të cilët besojnë në të, do ta jipnin familjen dhe pasurinë e tyre si shpërblim për ta parë atë, madje edhe vetëm njëherë.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    6. Askund në histori nuk është ruajtur biografia e ndonjë personi siç është ruajtur biografia e jetës së Muhammedit, i cili është njeriu më me ndikim në historinë njerëzore.
    Gjithashtu bota as që e ka njohur ndokend të cilin e përmendin çdo mëngjez dhe mbrëmje dhe i cili shumë herë tjera gjatë ditës, u bie në mend atyre të cilët besojnë në të. Duke e kujtuar Muhammedin, besimtarët do ta përshëndesin atë dhe do ta lusin All-llahun ta bekojë atë. Ata e bëjnë këtë me gjithë zemër dhe me dashuri të vërtetë ndaj tij.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    7. Gjithashtu nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë njeri në botë i cili ende pasohet në të gjitha veprat e tija nga ata të cilët besojnë në të.
    Ata të cilët besojnë në Muhammedin, flejnë në mënyrën në të cilën ai ka fjetur, pastrojnë veten (me anë të abdestit dhe gusllit) në mënyrën në të cilën ai e ka pastruar veten, pasojnë veprat e tija në mënyrën e ngrënies, pirjes dhe veshmbathjes.
    Me të vërtetë, ata që besojnë në Muhammedin në të gjitha aspektet jetësore pasojnë edhe mësimet të cilat ai i ka shpërndarë në mesin e tyre dhe rrugën të cilën ai e ka udhëtuar gjatë jetës së tij.
    Gjatë çdo gjenerate, prej ditëve të tija e deri në ditët e sotme, besimtarët në të Dërguarin Fisnik në mënyrë të plotë kanë pasuar mësimet e tija. Me disa prej tyre, kjo ka arritur nivelin që ata dëshirojnë të pasojnë dhe t’i bashkangjiten rrugës së të Dërguarit në gjërat e tija personale në lidhje me ato gjëra, të cilat All-llahu nuk i ka kërkuar prej tyre, e të cilit ata i kryejnë gjatë adhurimit të tyre. Për shembull, disa prej tyre ushqehen vetëm me ato ushqime specifike ose veshin vetëm ato tesha specifike të cilat i ka pëlqyer Lajmëtari.
    Përveç kësaj, të gjithë ata të cilët besojnë Muhammedin i përsërisin ato lëvdata të All-llahut, lutjet e veçanta, si dhe përmendjet të cilat ai i thoshte gjatë veprave të tija gjatë ditës dhe natës, siç janë fjalët të cilat ai i thoshte kur i përshëndeste njerëzit, fjalët të cilët i thoshte duke hyrë dhe duke dalë prej shtëpisë, duke hyrë dhe duke dalë prej xhamisë, duke hyrë dhe duke dalë prej banjos, duke shkuar të flejë dhe duke u zgjuar prej gjumit, duke vërejtur hënën e re, duke vërejtur pemët e reja nëpër drunj, duke ngrënë, pirë, veshmbathur, kalëruar, udhëtuar dhe duke kthyer prej udhëtimit, etj.
    Përveç kësaj, të gjithë ata të cilët besojnë Muhammedin, në mënyrë të plotë i kryejnë, madje edhe në detajet më të imta, të gjitha aktet e adhurimit, siç janë namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi mu ashtu siç ka vepruar dhe siç i ka mësuar të tjerët të veprojnë ky Lajmëtar Fisnik (bekimi dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të).
    Të gjitha këto gjëra u mundësojnë atyre që besojnë në të, ta jetojnë jetën e tyre në të gjitha aspektet me këtë Lajmëtar Fisnik si shembull i tyre, mu sikur ai të qëndronte para tyre, me qëllim që ata ta pasojnë në të gjitha punët e tyre.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •