Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    A Ka Te Drejte Edi Rama per 2 pallatet hawai?

    Ndryshe nga c'pritej, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, eshte shfaqur dje i terhequr ndaj vendimit te nxjerre, nje jave me pare nga KRRT-ja e Tiranes. Menjehere pas deklarates se kryeministrit Nano, nje dite me pare, kryetari Rama ka zhvilluar mbledhjen e radhes te KRRT-se, e cila ishte planifikuar te behej ne fund te javes. Gjate mbledhjes se djeshme ai ka pohuar faktin se kjo eshte nje ceshtje, e cila eshte shqyrtuar ne mbledhjen e shkuar te KRRT-se dhe eshte protokolluar si e tille. Ai ka sqaruar se eshte diskutuar qe dy kullat jane godina pa leje, jashte kushteve urbanistike dhe nuk jane ruajtuar distancat nga ndertimet e tjera. Por ka nje element qe do te vertetoje fjalen e Edi Rames. Ne fund te mbledhjes, ai u ka percjelle banoreve mesazhin "Takohemi kur te bjere termeti". Ne kete menyre ai la te nenkuptohej se dy kullat nuk mund te prishen nga askush, por do te shemben nga lekundjet sizmike. "Pas sugjerimit, puna jone ka mbaruar, tashme vendimi yne eshte marre, duhet te jete tjeterkush qe duhet te ekzekutoje ate"- ka thene ai. Legalizimi eshte nje proces i kushtezuar dhe nuk eshte i lehte te kryhet. Ne kete menyre ai sqaron se legalizimi i dy plallateve nuk mund te behet lehte prej firmes. "Bombat sociale nuk mund te kthehen ne varr masiv. Une nuk kam kurajo civile te krijoj nje varr masiv," ka thene Rama duke lene te nenkuptohej se siguria e dy pallateve nuk eshte ne normat e duhura. Por nuk ka lene pa nxjerre akuza ndaj qeverise duke thene: "Shteti ka 12 vjet qe nuk pergjigjet per demet, ka 12 vjet qe strukturat shteterore qendrojne ne vend dhe i lene problemet pezull". Situata e krijuar sipas tij, do te sherbeje si mesim i mire per shkelesit e ligjit. Ai ka mohuar idene se prishja e dy kullave eshte qellim apo vullnet i tij i verber. "Nuk ka kenaqesi personale apo kolektive ne kete ceshtje". Por, ai gjithashtu ka shpjeguar kater pika, qe jane detyra te bashkise. Sipas tij, bashkia ka per detyre dhe pergjegjesi te kontrolloje gjithe qytetin dhe te ndaloje qe ne lindje cdo ndertim te paligjshem. Urdhrin per prishjen e dy kullave nuk e ka kerkuar Bashkia e Tiranes, por eshte ligji ai qe kerkon shembjen e tyre. Qe pas ngjarjeve te fundshtatorit Bashkia e Tiranes ka nje plan veprimi per zonen e Selites dhe si ne cdo rast, kur ka nje territor te demtuar, vendoset per t'i rikthyer ne territoret e meparshme. Detyre e bashkise, sipas Rames, eshte identifikimi ne vend i shkeljeve, kur ka ankesa nga qytetaret ne drejtim te urbanistikes dhe ndertimeve. Nuk eshte detyre e bashkise te njoftoje qytetaret dhe t'u terheqi vemendjen notereve per paraqitjen e aktmareveshjes, duke i konsideruar banoret si viktima te mosnjohjes se ligjit. Bashkia eshte angazhuar per nje permiresim te plote te zones se Selites, te rrjetit dhe infrastruktures. Mbledhja me pas ka vazhduar me shqyrtimin e ceshtjeve te radhes.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    po flitet shume per prishjen e 2 pallateve hawai.Krzetari i bashkise z Edi Rama ka leshuar nje urdher te prere per prishjen e tyre.Ne kete mes eshte futur dhe kryeministri Presidenti dhe z Berisha te cilet jane kategorikisht kundra pasi preken interesat e 200 banoreveqe kane prenotuar ne ato pallate.
    Lind pyetja kush ka te drejte ne kete mes?
    Per mendimin tim te drejten me te madhe e ka z Rama pasi ishte ai qe i mori pasojat ne B..... kur u hap diga dhe gjithe ajo pune u be sepse njerez te papergjegjshem lejojne dhe te tjere ndertojne ndertime qe cojne ne katastrofa
    Mua me vjen keq per ato 200 familje qe do vuajne pasojat e prishjes por ama me erdhi edhe me shume keq per vete kur pashe dyqanin tim dhe pronat e komshinjve te mi te mbushura plot me uje.Ishte hedhur ne ere djersa e familjes time dhe shume te tjereve qe kane punuar dite e nate per ti pasur.Kane qene te pakten 3 pallate me nga 80 banore secila qe kane ndenje 2 dite ne shtepi duke qare djersen e tyre sepse disa njerez te peshtyre kane dashe te pasurohen ne kurriz te pasurise se te tjereve.
    Por me vjen keq edhe per ata qe kane punuar me vite per te pasur nje shtepi ama duhet ta kuptojne qe ne radhe te pare kane koken e tyre ne rrezik aty dhe ne rradhe te dyte qe do mbajne pergjegjsi morale edhe per te tjeret
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Po qene pa leje, le te prishen, dhe urgjent biles.
    Nuk eshte komunizem ky, ku shteti te te mbaje perdore.
    Ne se te kane mashtruar, hidhe mashtruesin ne gjyq, mos u merr me qeverine.
    Ndertesa pa leje=bulldozer

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet nė Bllog
    22
    Per nje gje Edi Rama mund te mburret, eshte kryebashkiaku qe ka shkaterruar me shume ne Tirane. Sigurisht qe "urbanistika" e Tiranes eshte me e rendesishme se jeta e dhjetra familjeve qe kane bere prenotime ne ato pallate.

    Te shohim sa kohe do ti japi Nano Rames.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    Jo urbanistika e Tiranes Albo.
    Por LIGJI eshte me i rendesishem se jeta e e dhjetra familjeve te Tiranes.
    Here tjeter te mesojne se ku investojne, se me sa duket nuk paskan zzene mend nga firmat piramidale.
    Mesazhi qe do jepej me mosprishjen do ishte.
    Ju ngrijeni pa le te jete pa ligj, se per votat e juaja do ju leme te livadhisni si nje qe njohim gjate gjysmes se pare te viteve 90, ku mjaft ta ngrije karabinane dhe te votoje ne nje fare menyre mund te jetoje pa te hyre gjemb ne kembe ndonese ishe ke hisja e tjetrit.
    Pra Albo, megjithese ti e di shume mire qe keto janed y koncepte te ndryshme, LIGJI dhe jo urbanistika.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet nė Bllog
    22
    Alvi, ligji i sherben njerezve apo njerezit ligjit? Ato pallate qe kerkohen te shemben behen me arsyen 'mungese licensash nga bashkia' dhe keto licensa ai qe ka ndertuar nuk eshte se nuk i ka kerkuar, por nuk i jane dhene.

    Eshte shume e lehte te shkaterrosh pallate, kioska e lokale e ti besh lulishte, por jo aq e lehte qe te punesosh e strehosh ata njerez qe preken nga te tilla veprime.

    Ligji i sherben mireqenies dhe sigurise se banoreve dhe jo anasjelltas. Cfare do te fitohej nga prishja e dy kullave?

    Ta them une, 100 familje do te ngeleshin pa strehe. firma e ndertimit do te humbiste investimin e saj, dhe Edi Rama do te gezohej per "hakmarrjen" ndaj atyre qe nuk i paguajne "gjobat" ne zyren e tij.

    E gjitha kjo, "sipas ligjit".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Ato pallate duhet te prishen.ē'do krim i pandershkuar i hap rrugen nje krimi te ri.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    albo po mire mo lol e di ti qe per per qejf te atyre pallateve u mbyt nje selit e me tutje
    ti vole
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Problemi eshte se kush do strehoje ato familje qe kane investuar ne ato pallata?
    Per mendimin tim duhet detyruar pronari i firmes qe ti demshprebleje!!
    Ta kritikosh Edi Ramen si kundershtar politik eshte normale ne demokraci, por te denigrosh ē'do aspekt te punes se tij eshte nje dobesi karakteri. Sidomos per ato gjera qe s'kane te bejne fare me lojra pushtetesh, siē eshte ne kete rast respektimi i ligjit!

    Por a duhet ndaluar me kaq? Jo, nqs ky vendim eshte marre jo me dashakeqesi atehere duhen shkatrruar gjith ndertimet pa leje duke perfshire dhe ato ndertsa qe i perkasin rrethit shoqeror te Rames.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    NE QOFTE SE KETA PALLATE JANE NDERTUAR PA LEJE DUHET TE ISHIN PRISHUR QE KUR FILLUAN NDERTIMET E TYR DHE TE MOS I LININ TE NGRIHESHIN DERI NE KATIN E 11 MEGJITHATE POPULLI THOTE ME MIRE VON SE KURRE. DUHET TE ZBATOHET LIGJI NE MENYRE QE TE GJITHE NJERZIT TE RESPEKTOJNE DHE TE ZBATOJNE LIGJET QE JANE NE FUQI PERKUNDRAZI NUK MUND TE KET SHTET.
    nuk ka rendesi

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Ēdo kush ka tė drejtė tė jetė i lumtur!
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 16:43
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •