Berisha eshte i pari politikan shqiptar, qe flet per nje hapesire te integruar kombetare, pertej 28748 km² te Shqiperise se sotme gjysmake.
Qe nga momenti qe ndermori hapn gjigant te ndertimit te autostrades Durres-Morine-Prishtine, ai i hodhi njekohesisht dhe piketat e nje rruge tjeter, asaj te integrimit te gjithanshem kombetar shqiptar.
Pasi u rrezua Muri famekeq i Berlinit, ishte kancelari Kohl, qe parashtroi para Bundestagut, planin e njohur prej 10 pikave, te integrimit te kombit gjerman (lexo me teper:
http://germanhistorydocs.ghi-dc.org/sub_document.cfm?document_id=223) dhe shembulli i Kohl duhet te sherbeje si shembull dhe per politikanet shqiptare dhe ne fakt eshte Berisha ai hodhi tashme hapin e pare.
Ne nuk kemi pse te prishim kufinjte gjeografike, por ne kemi nevoje te prishim kufinjte qe ende ekzistojne ne vetedijen tone kombetare.
Per mua nuk ekziston kufiri, une ne Kosove jam si ne shtepi!
Nje jete e kam pritur kete dite dhe qe nga momenti kur hyra per here te pare ne Kosove (dhjetor 2008), mu duk vetja se aty kisha qene perhere, ishte cdo gje normale, cdo gje sic e kisha menduar e sic e kisha enderruar.
Ishte kenaqesi kur udhetoje nga bjeshket e Sharrit (Prizren) dhe mberrije ne Tirane brenda 3 oreve (ndonese rruga ende nuk ka perfunduar 100%).
Kurre nuk kam qene me i lumtur deri sot, se sa nga dita (korrik 2009) qe kalova neper tunelin e famshem dhe ne dalje pashe Gjallicen, Koritnikun dhe Pashtrikun,
pashe Kosoven dhe pashe shqiptaret kudo qe ata jetojne, te shkelin me makinat e tyre neper rrugen historike.
Shqiptaret kane tashme vizion dhe e shohin te ardhmen me shume shprese!
Krijoni Kontakt