
Postuar mė parė nga
Llapi
A koka que gjenazja prap a Haaaaaa
po de po lek te 3% te fondit te popullit qe i ka viedh per 10 vjet ka boll
----------------------------------
Isa Mustafa i sėmurė?
e Mėrkurė, 07 Prill 2010 14:10
Kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa, ėshtė sėmurė nga zemra dhe ndodhet nė Belgjikė pėr operim. Por, zyrtarėt komunalė e mohojnė kėtė, duke thėnė se ai ndodhet atje pėr vizitė zyrtare.
Isa Mustafa, kryetar i Komunės sė Prishtinės, ėshtė shumė i sėmurė. Ai ka shkuar pėr shėrim nė Belgjikė. Burime tė Expressit nga Komuna tregojnė se Mustafa ėshtė i sėmurė nga zemra dhe ka shkuar atje tė operohet.
Por, ky lajm ėshtė mbajtur i fshehur nga zyrtarėt komunalė. Sipas tyre, Isa Mustafa gjendet nė njė udhėtim zyrtar nė Belgjikė bashkė me nėnkryetarin Sami Hamiti. Muhamet Gashi, zėdhėnėsi i Komunės, kėtė lajm e quan spekulim dhe aspak tė vėrtetė. Kjo qė po flitet pėr kryetarin nuk ėshtė e vėrtetė. Unė personalisht bisedova me familjen e tij dhe me tė. Mė tha qė kthehet gjatė kėsaj jave, sepse i ka edhe disa takime zyrtare nė Belgjikė, tha Gashi pėr Express. Tė njėjtėn deklaratė e jep edhe Asdren Osaj, kėshilltari pėr media i kryetarit Isa Mustafės.
Kryetari ka qenė nė gjendje tė mirė shėndetėsore kur ėshtė nisur pėr nė Bruksel bashkė me nėnkryetarin e Komunės. Ka shkuar pėr vizitė zyrtare, pėr asgjė tjetėr, thotė Osaj pėr Express.
Por, tė mėrkurėn, Komuna e Prishtinės, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe IN-Habitati, nga ora 10 organizojnė tryezė tė rrumbullakėt nė objektin e ri tė Komunės, nė lagjen Arbėria, pėr Ditėn Botėrore tė Shėndetėsisė 2010, me moton 1000 Qytete, 1000 Jetė.
Shefi i grupit parlamentar tė PDKsė nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės, Shemsi Veseli, thotė se nė ftesėn qė ai ka marrė pėr kėtė konferencė, thuhet se fjalėn hyrėse e ka Isa Mustafa. Por, ai nuk e di nėse kreu i Komunės do tė jetė i pranishėm, sepse nuk ndodhet nė Kosovė.
Kur e dinė qė kryetari nuk ndodhet kėtu, nuk e di pse i dėrgojnė ftesat nė tė cilat shkruan se hapjen e konferencės do ta bėjė vetė kryetari, thotė Veseli pėr Express.
Ai dhe opozita nuk kanė asnjė informacion pėr lajmin qė kryetari ėshtė i sėmurė. E di qė kanė thėnė qė kryetari ėshtė pa qejf. Njė gjė tė tillė e kam vėrejtur edhe vetė, sepse ėshtė shumė i plogėsht nė punė, tregon Veseli, duke thėnė se gjatė kėsaj periudhe kohore, ndoshta pėr shkak tė shėndetit, nuk po vėrehet ndonjė dinamikė e punės tek ai.
Isa Mustafa ėshtė profesor i mikroekonomisė dhe i menaxhimit financiar nė Universitetin e Prishtinės. Ndėrsa detyrėn e kryetarit tė Komunės sė Prishtinės e ushtron qė nga janari i vitit 2008 dhe ėshtė rizgjedhur pėr mandat tė dytė nė nėntor 2009./express/
Krijoni Kontakt