Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Komitët maqedonas sulmojnë banorët shqiptar në lagjen Nerez

    Komitët maqedonas sulmojnë banorët shqiptar në lagjen Nerez


    16/08/2009 22:48:13


    Më shumë se 100 tifozë maqedonas të quajtur “Komiti” me gur dhe shkopinj sot pas dite kanë sulmuar gra, fëmijë dhe pleq shqiptar në oborret e tyre në lagjen Nerez të Shkupit.

    Për çudi gjatë këtij sulmi të turpshëm dhe agresor ata nuk janë ndaluar nga policia e Maqedonisë.


    Shtatë persona në spital, vetura dhe shtëpi të dëmtuara, njerëz të frikësuar dhe maltretuar, është bilansi i sulmit të komitëve të tërbuar maqedonas të cilit ishin nisur drejtë stadiumit Gjorgje Petrov për ta shikuar ndeshjen Makedonija Gj. P dhe Vardar.


    Më pas ata kanë arritur në stadium dhe normalisht kanë shikuar ndeshjen, nuk kanë dashur të komentojnë për dhunën dhe tmerrin që e kanë ushtruar ndaj qytetarëve të pafajshëm.


    Pak para se të përfundoj ndeshja, ata nën përcjelljen e policisë janë larguar nga stadiumi në drejtim të qendrës së Shkupit.


    Ndërkohë një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të revoltuat kanë u kanë dal në pritë për tiu hakmarrë komitëve. Por me ndihmën e policisë është evituar një përleshje serioze mes qytetarëve shqiptar dhe komitëve.


    Kryetari i Komunës Karposh, kërkoi përgjegjësi nga policia e cila ka lejuar incidentin duke mos penguar agresionin e komitëve ndaj qytetarëve të pafajshëm.


    “Nuk mund të kuptoj si ka mundur policia të lejoj gjithë këtë grup njerëzish të lëvizin pa sigurim, dhe kur ka ardhur tek incidenti polica të qëndroj anash dhe ta vëzhgojë rastin pa ndërhyrë”, theksoi kryetari i komunës Karposh, Stevce Jakimovski.


    Ndaj këtij rasti dhe agresioni ka reaguar menjëherë kryetari i organizatës gjermane “Internacionale Gesellschaft fuer Menchenrechte-IGFM”-dega në Maqedoni, Idriz Sinani duke e hedhur akuza ndaj policisë dhe institucioneve kompetente shtetërore që nuk kanë parandaluar dhunën dhe terrorin ndaj banorëve shqiptar.


    “Ky sulm nuk është i rastësishëm. Këtu ka gisht edhe policia maqedonase e cila ka qëndruar duarkryq në kohën kur po dhunoheshin dhe terrorizoheshin shqiptarët. Ky brutalitet është në kontinuitet, pas bastisjeve dhe dhunës brutale të policisë maqedonase ndaj familjeve shqiptare”, theksoi Idrizi për agjencië e lajmeve INA i cili e dënon këtë dhunë dhe fton bashkësinë ndërkombëtare që të reagoj ndaj këtij brutaliteti dhe nacionalizmi të shfrenuar maqedonas. Edhe Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dënon ashpër incidentin që ndodhi në lagjen shqiptare të Nerezit në Shkup, kur grupi i huliganëve të vetëquajtur "Komiti", përkrahës të K.F. Vardar, ka sulmuar qytetarët shqiptar dhe pronat e tyre në këtë lagje pa asnjë provokim të vetëm, por nga mllefi i vetëm i shkaktuar nga përkatësia kombëtare e qytetarëve të Nerezit.



    “Ksenofobia e një pjesë të bashkëqytetarëve tanë e nxitur nga pasiguria e identitetit të tyre dhe nga sfidimi i përditshëm që i shkaktohet të njejtit, nuk mund të shërohet me sulme barbare dhe të pajustifikuara ndaj banorëve autoktonë të këtyre trojeve.


    Sulmi i së dielës i ngjan barbarizmave sllave dhe shkatërrimit të civilizimit në këto troje pas ardhjes së tyre në shekullin VI prej pas Karpateve. Populli shqiptar nuk thotë më kotë "Ujku qimen e ndërron, por vesin s'e harron" dhe sulmi i huliganëve maqedonas vetëm konfirmon urtësinë e popullit tonë”, thuhet në reagimin e Zgjohu.


    Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se dhjetë veta nga simpatizantët e grupit të Komitëve janë ftuar në bisedë informative, dhe kundër të gjithë këtyre personave që kanë prishur rendin publik do të merren masa adekuate. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Tmerrohem nga kjo ngjarje e pazakont, me vjen shume keq per familjet qe pesuan nga kjo dhune.
    Te jene aq te zotet ato huligan le te ndeshen me gjinine mashkullore e jo ti sulmojne grat dhe femijet......
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Duke marrë parasysh që jemi shqiptarë dhe nuk na dëshiron askush qoftë dhe fqinj yni duhet pranuar se kjo është gjë e thjeshtë pasiqë me këto gjëra jemi mësuar tanimë.

    Le të shpresojmë që të mos ketë lëndime më të mëdha e më të rrezikshme ndërsa për të dramatizuar qështjen nuk është nevoja e dini pse ... ?! ... Sepse vetë KryeMinistri nuk lodhet për këtë gjë, do të thotë për të "Paditurin Sundues" kjo është gjë e thjeshtë.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=113772
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    o vllezer kta komitet nuk jan huligan po nacionalista sllavo maqedon po leni kopallat ku jan shqiptaret qe nderveti veti vriten e shahen kurse ne shqiptaret vajtojm

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim
    Citim Postuar më parë nga Iliri. Lexo Postimin
    Nese nuk je i njoftuar shoku , ska dal bir Sllavi ne Shkup qe ka sulmuar Shqiptare e eshte ne jete . si pas luftes , ashtu edhe ne kohen e luftes !
    Edhe ketij KOMITI qe fshihet pas perdes ja ndien zerin , mu kete jave luajne me nje klub Fudbolistik Shqiptare ne Shkup , po de e shofim a kane byth te jene prezente .
    Sulmon gra e femij , por me burreri skam takuar akoma asij lloj sllavi ne Shkup qe ka K..e Shqiptari .
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=113772

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •